72 orë për të pastruar mushkëritë, si të veproni

Një nga problemet më të mëdha shëndetësore, që prekin më shumë njerëz janë dhe toksinat që prekin mushkëritë. Prandaj, pastrimi i mushkërive mund të jetë një mënyrë për të parandaluar çrregullimet e frymëmarrjes.

Këto janë disa nga mënyrat për të realizuar një pastrim efikas:

Pini një filxhan çaj bimor para se të shkoni në shtrat.

Pini lëng ananasi gjatë ditës. Ato përmbajnë antioksidantë natyrorë që forcojnë rrugët e frymëmarrjes.

Para mëngjesit shtrydhni 2 limona në 300 ml ujë. Konsumoni 300 ml lëng grejpfrut. Nëse nuk ju pëlqen shija, zëvendësojeni me lëng ananasi. Të dyja këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyrore që përmirësojnë sistemin e frymëmarrjes. Midis mëngjesit dhe drekës, duhet të pini 300 ml lëng karote shkruan Shendeti.

Ky lëng do t’ju ndihmojë të alkalinizoni gjakun gjatë pastrimit 72 orësh. Gjatë kohës së drekës pini 400 ml lëng të pasur me kalium. Kaliumi vepron si një tonik pastrues. Bëni 400 ml lëng boronicë para se të shkoni në shtrat, i cili do t’ju ndihmojë në luftën kundër baktereve që mund të shkaktojnë infeksione në mushkëri.

Mjekët sugjerojnë të bëni sa më shumë ushtrime gjimnastikore, të paktën 30 minuta në ditë vrap, ecje, pedalim me biçikletë do të ishin të nevojshme.