7 shenja paralajmëruese të dehidratimit, ja kur trupi juaj thahet për ujë

524
Studime të shumta kanë hedhur poshtë idenë se çdo njeri duhet të pijë 8 gota ujë në ditë, pasi kjo gjë varet si nga gjinia, mosha, pesha dhe kërkesat e një individi për lëngje.
Megjithatë shumë prej nesh nuk plotësojnë kërkesat e organizmit për ujë duke përfunuar të dehidratuar pa ditur gjë. Nëse vëreni të përjetoni një apo më shumë nga shenjat e mëposhtme duhet të dini se trupi juaj po thahet për një pikë ujë !
1. Goja juaj është e thatë dhe fryma mban erë të rëndë.
2. Lëkura është e thatë
3. Skuqje, dhimbje dhe tharje sysh.
4. Urina ka ngjyrë të errët
5. Keni probleme me aparatin tretës, keni vështirëse në jashtqitje. (zorrët tuaja janë të dehidratuara duke e bërë të vështirë lëvizjen e tyre).
6. Përjetoni dhimbje kyçesh-Kyçet dhe artikulacionet e trupit janë të përbëra nga 80 për qind ujë. Mungesa e ujit në organizmën bën që këto të fundit të dhembin dhe të kërcasin.
7. Marramendje dhe lodhje-Marramendja dhe lodhja mund të kenë shumë shkaqe, por dehidrimi mund të jetë një prej tyre.
Sigal