Sigal

Ata që ndjehen në depresion shpesh janë lehtë për tu vërejtur: duken të ngrysur, të dëshpëruar e gjëra tjera që i vërejmë. Por çka për ata që kanë depresion të fshehtë? Ata mund të kenë personalitet të hapur (extrovert) dhe të shoqërueshëm! Ky është problemi me depresionin e fshehtë sepse këta që vuajnë kështu janë ekspert në fshehjen e situatës dhe gjendjes së tyre reale. Si mund ti vërejmë, dhe si mund t’ju ndihmojmë? Këtu kemi 10 gjëra tipike që njerëzit me depresion të fshehtë bëjnë që na bëjnë të kuptojmë se diçka nuk është në rregull me ta!

1. Mund të jenë gazmor

Hulumtuesit në Universitetin e Qendres Mjekësore Rochester kanë zbuluar se depresioni ishte i vështirë për tu vërejtur kur personi ishte shumë i hareshëm, veçanërisht tek pleqtë. Hulumtuesit filluan duke menduar se tipat e mbylltë (introvert) do jenë ata që do ta kenë të vështirë të shpalohen dhe tregojnë për depresionin por zbuluan se e kundërta ishte e vërtetë. Nuk duhet ta marrim si të sigurt se një person i hareshëm dhe shumë shoqëror mund të jetë imun ndaj depresionit. Duhet të shikojmë për ca shenja indikativ dhe mbi të gjitha, gjithmonë duhet të jemi dëgjues të vëmendshëm.

2. Mund të jenë duke e fshehur depresionin

Ka një hulumtim interesant në qëndrimin e Evropianëve dhe Australianëve që kanë ndaj depresionit. Aq shumë turp i vihet depresionit në Australi sa që shumë prej atyre që vuajnë vendosin të mos e tregojnë asnjëherë. Mund të ju vije turp apo thjesht frikohen se do humbin punën – duke u shpalosur në numrin e ditëve që marrim pushim për shkak të problemeve mendore. Figurat tregojnë se Australianët merrnin 14 ditë pushim nga puna kur i kapte depresioni krahasuar me një mesatare prej 36 ditëve që Evropianët merrnin për të njëjtën gjë.

3. Mund të kenë nevojë për shërim apo ta mbyllin ndonjë traume të kaluar

Imagjino një zonjë perfekte: ka fëmijë, një karrierë të mirë dhe martesë stabile. Mund të ndodhë të ketë ndonjë episod të dhembshme tek jeta e saj që asnjëherë nuk është shëruar si duhet. Psikologët kanë një shkurtesë për këtë gjendje të quajtur PHDP (Perfectly-Hidden-Depressed-Person) apo (Person me Depresion të Fshehur Perfekt). Vetbesimi i hareja e jashtme që shohim është në kontradit të plotë me atë që ndodhë brenda saj. Problemi shpesh injorohet, veçanërisht nga vetë personi i cili vuan të cilët shpesh edhe bëjnë vetëvrasje. Tragjedia më e madhe është se askush nuk ka arritur të vërjej ndonjë shenj, apo se vet ai/ajo që vuan kurrë nuk ka marr guximin të flas me dikë. Duhet vërtetë të dëgjojmë me vëmendje kur një i afërt i yni na flet për lodhje apo ankthe.

4. Mund të kenë veti jo normale të të ushqyerit

Shumica e ekspertëve tani besojnë se mund të ketë lidhje të fortë në mes të çrregullimit të të ushqyerit dhe depresionit. Edhe pse këto janë dy lloje sëmundjesh, njëra mund të shpie tek tjetra apo që të dyja mund të vijnë njëkohësisht. Shumë e më shumë njerëz vuajnë nga çrregullimi i të ushqyerit. Mund të jenë shumë shkaqe si presioni mediave, pamja e trupit/ushtrimet, dhe depresioni. Nëse vëreni së një i afërt i juaji ka ndryshime apetiti atëherë provo të flasësh me të dhe për të dhe udhëzoj të kërkojnë ndihmë dhe shërim. Depresioni i fshehtë mund vetvetiu të jetë shkaktari i ndryshimit të apetitit.

5. Mund të jenë të pa-përkushtuar rreth lumturisë së tyre

Shpesh njerëzit me depresion të fshehtë shfaqin mungesë entuziazmi për gjërat që dikur i kanë pëlqyer ti bëjnë. Nëse personi pohon se sigurt nuk janë në depresion por thjeshtë nuk u ha më për ato gjëra, kjo vet mund të jetë shenjë se diçka nuk është në rregull. T’ia arrish që ta bësh këtë person të flas për problemet e tij/saj është hapi i parë drejt kërkimit të shërimit.

6. Ata mund të shfaqin zemërim/nervoz dhe xhindosje

Ne shpesh e asociojmë depresionin me apati, gjendje pashprese, mendime melankolike dhe qarje. Por ka edhe simptoma tjera të depresionit që shpesh kalojnë pa u vërejtur për shkak se thjeshtë anashkalohen si diçka e atypëratyshme. Ato shenja merren sikur flluska në radarin e personit në fjalë dhe si të tilla sigurt mund të anashkalohen – e vërteta është se ai shpërthimi zemërimi/nervoze dhe të qenit lehtë i/e xhindosur (shumë i ndjeshëm) shpesh janë manifestim i depresionit. Shumë meshkuj zgjedhën këtë mënyrë të shfaqin depresionin.

7. Mund të mos jenë duke bërë gjumë të mjaftueshëm

Nëse ndonjë i afërt i juaji po ankohet se nuk po fli boll (apo fle tepër), kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese se mund diçka nuk është në rregull me ta. Këto probleme gjumi munden thjeshtë të jenë shenjat e jashtme e një shkaku më të thellë dhe më problematik e cila mund të jetë ankth, letargji apo depresion. Problemet me gjumë dhe depresioni janë shpeshë të lidhura ngushtë. Ia vlenë të shikojmë se çfarë mund të jetë shkaku i problemeve të gjumit që kanë, kuptohen nëse vet ai/ajo është i gatshëm të shpalohet dhe flas.

Shumë raste depresioni nuk vërehen dhe nuk trajtohen dhe shpesh përfundojnë me rezultate tragjike. Diku rreth 10% deri 15% të njerëzve me depresion të fortë bëjnë vetëvrasje. Ashtu si pamë më lartë, njerëzit mund të jenë duke e fshehur apo maskuar. Nganjëherë, e mbajnë sekret të errët që asnjëherë nuk donë ta shpalojnë. Përveç tjerash, ka prej tyre që kanë imazh publik tjetër nga ai privat dhe tmerrues që mbajnë në vete. Sfida për ne tjerët është të shikojmë për shenja të mundshme dhe ndihmojmë që personi të pranoj trajtim.