7 arsye mahnitëse pse duhet të përdorni më shumë vajin e rigonit

1209
Vaji i rigonit prodhohet nga distilimi i luleve dhe i gjetheve të rigonit.
Ai i përket grupit të antibiotikëve më të fuqishëm natyrorë. Ky vaj natyral me një shumëllojshmëri të mundësive të përdorimit mund t’ju mbrojë nga infektimet e rrezikshme bakteriale.
Vaji i rigonit përmban karvakrol, një komponent që depërton brenda baktereve dhe ia lehtëson sistemit imunitar shkatërrimin e tyre.
Studimet kanë treguar se vaji i rigonit është efektiv në shkatërrimin e baktereve dhe gjithashtu e stimulon punën e sistemit imunitar në luftën kundër virusit, kërpudhave dhe paraziteve të ndryshme.
Vaji i rigonit mund të përdoret për dezinfektim të duarve
Ai është goxha i fortë, kështu që duhet të hollohet me vajra të tjera. Përzini 10 pika të vajit të rigonit me 2 lugë vaji të kokosit. Fërkoni në duar dhe përdoreni si një dezinfektues natyral.
Fillimisht duart do t’ju duken të yndyrshme dhe do të shkëlqejnë, por kur të absorbohet vaji, lëkura do të bëhet e butë.
Vajin e rigonit mund edhe ta inhaloni
Ai do t’i shkatërrojë bakteret e rrezikshme në sistemin e frymëmarrjes dhe do t’i ndihmojë imunitetit që të mbrohet nga infeksioni. Vendosni një pikë të vajit të rigonit në ujë të valë. Mbuloni kokën me një peshqir dhe përkuluni mbi ujë. Inhaloni avullin një herë në ditë derisa të filloni të ndiheni më mirë.
Nëse mjeku ju ka përshkruar antibiotikë, mos i ndalni dhe gjithsesi vizitoni mjekun nëse simptomat nuk zbuten.
Vajin e rigonit përdoreni për probleme të lëkurës
Për shkak të vetive antibakteriale dhe anti-inflamatore, ekspertët e rekomandojnë vajin e rigonit për lehtësimin e simptomave të akneve, psoriazës dhe rosaceas.
Përzieni një sasi të barabartë të vajit të rognit dhe të vajit të ullirit ose kokosit. Aplikoni përzierjen në zonat problematike duke përdorur fashë pambuku para gjumit. Mos e aplikoni në plagë apo gërvishtje.
Vajin e rigonit mund ta përdorni për pastrimin e dhëmbëve
Vaji i rigonit përmban timol, një përbërës që përdoret në shumë ujëra për shpëlarje për ta reduktuar nivelin e baktereve, shtresimeve dhe për ta rifreskuar erën e gojës.
Shtoni një ose dy pika vaj rigoni në furçë të dhëmbëve me ose pa pastë dhëmbësh dhe pastroni dhëmbët normalisht.
Vaji i rigonit mund të përdoret për probleme me tretje
Studimet kanë treguar se rigoni dhe vaji i rigonit mund të ndihmojë në luftën kundër infeksioneve parazitare dhe lehtësimin e diarresë. Gjithashtu e nxit punën e sistemit të tretjes dhe parandalon kapsllëkun.
Para përdorimit të rregullt të vajit të rigonit sigurohuni të këshilloheni me mjekun për dozën e rekomanduar.
Kujdes!
Personat të cilët janë alergjik ndaj rigonit nuk guxojnë ta përdorin vajin e rigonit.
Shtatzënat dhe gratë që japin gji gjithashtu duhet ta shmangin vajin e rigonit sepse shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë ndikimi ka në foshnje.
Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj para se të filloni ta merrni ndonjë suplement apo shtojcë për ushqim, qoftë edhe vajin e rigonit.
Sigal