6 arsye pse ju bën mirë për shëndetin kombinimi i ujit me kastravec

104
Uji me kastravec është një pije që ofron shumë benefite për oganizmin, si për shëndetin, ashtu edhe për lëkurën e bukurinë në tërësi. Për ta pregatitur këtë lëng mjafton të prisni disa feta kastraveci, ti hidhni në ujë natyral e ti lini për 2-3 orë. Mund të shtoni disa gjethe mente dhe disa pika limoni për shije. Më pas mund ta konsumoni gjatë ditës të ftohtë ose në temperaturë ambjenti.
Më poshtë po ju listojmë 6 përfitimet kryesore të ujit me kastravec:
1. Pakëson oreksin 
Kjo lidhet me faktin se ky lëng ju mban të hidratuar duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.
2. Hidraton lëkurën 
Kastraveci përmban 95% ujë, që ju ndihmon në një hidtarim shumë të mirë të lëkurës, duke ndikuar kështu në parandalimin e rrudhave dhe shenjave të lodhjes në lëkurë.
3. Antioksidant shumë i mirë 
Kastraveci është i pasur me vitaminë A dhe D si dhe me shumë antioksidantë, duke luftuar kështu radikalet e lira.
4. Detoksifikon 
Kastraveci ka aftësi detoksifikuese dhe purifikuese për organizmin, duke ju ndihmuar të largoni substancat e dëmshme nga trupi juaj.
5. Përmirëson qarkullimin e gjakut 
Kastraveci është i pasur me potassium, që ka nje ndikim thelbësor në qarkullimin e mirë të gjakut dhe kontrollimin e tensionit.
6. Ju bën mirë flokëve 
Kastraveci ndikon në rritjen e flokëve pasi është i pasur me silikon, fosfor dhe kalcium.