5 super ushqimet që duhet të konsumoni pas festave

752
Sigal

Pas vakteve te renda te festave ja çfarë duhet te privilegjoni.

Nëse nuk doni te shëndosheni dhe nuk doni te keni probleme shëndetësore pas festave te fundvitit, ja ushqimet qe duhet te preferoni.
Perimet jeshile
 
Pas mishit, gatimeve te tjera dhe ëmbëlsirave te festave konsumoni me shume perime jeshile sepse ato kane vlera te jashtëzakonshme antioksiduese. Kungulleshka, mashurka, spinaq, brokoli, speca jeshile, presh, lakra Brukseli, te gjitha këto duhet t’i keni neper tavolina. E mira është t’i konsumoni te ziera ne avull me pak xhenxhefil dhe pak limon.
Çaji jeshil
 
Çelësi i një detoksifikimi te mire te trupit është hidratimi. Çaji jeshil është i duhuri për te larguar toksinat dhe për te djegur dhjamin e grumbulluar gjate festave. 
Limoni
 
Limoni ndihmon ne pastrimin e veshkave dhe largon toksinat e grumbulluara ne organizëm pas vakteve te tepruara te festave. Idealja është te shtrydhni një gjysme limoni ne një gote me ujë te nxehte dhe ta pini esëll ne mëngjes për një jave. 
Kanella
 
Kanella e bluar ndihmon eliminimin e sheqerit ne gjak. Hidhni pak prej saj tek kafeja, tek mollët ose tek kosi.
Kivi
 
Shume e pasur me fibra, kivi është një super ushqim qe lufton lodhjen dhe largon toksinat e mbledhura nga alkooli. Nëse për momentin nuk keni kivi ne shtëpi mund te konsumoni portokalle te freskët te pudrosur me kanelle.