5 mënyra natyrale për të parandaluar alergjinë

477
1. Përdorni solucion me kripë
Pavarësisht sesa ju përpiqeni të qëndroni larg alergjive, ndonjëherë thjesht duhet të përballeni ndaj alergjenëve që ju bëjnë të filloni teshtitjen dhe kollitjen. Por problemi qëndron në faktin, se mjafton një herë ndaj ekspozimit të tyre dhe ju filloni të keni probleme me frymëmarrjen. Hidhni disa pika nga solucioni në hundë (i cili është ujë i kripur), kjo ndihmon në pastrimin në pjesën e sipërme të sistemit të frymëmarrjes tuaj dhe duke larguar alergjenët që shkaktojnë problemet. Kjo është shumë e lehtë për tu bërë dhe plotësisht natyrale: thjesht blijeni në farmaci solucionin me bazë kripe, ose mund ta bëni edhe vetë, pastaj përkuluni në lavaman dhe thithni pak nga solucioni, njëherë në njërën vrimë të hundës pastjaj në tjetrën. Në fund lëreni që ajo të dalë përsëri jashtë. Këtë mund ta bëni një ose dy herë në ditë, kur ju mendoni se është e nevojshme.
2. Bëni një dush të gjatë
Alergjenët jo vetëm që rrinë në membranat mukoze, por edhe në lëkurën dhe flokët tuaj. Dhe për aq kohë sa qëndrojnë tek ne, na shkaktojnë simptoma, si të teshtitjes dhe kollitjes. Lajeni trupin dhe flokët me ujë të nxehtë, kjo do të largojë në mënyrë efikase çdo polen që keni mbledhur gjatë ditës. Është mirë që para se të flini, gjithmonë t’i jepni rëndësi bërjes së dushit dhe larjes së flokëve tuaja – krevati juaj është vendi i fundit në botë, që ju doni të kontaminoni me alergjenë. Nëse problemi kryesor janë sytë dhe hundët, thjesht lani mirë zonat problematike. Ndoshta uji nuk mund të bëj mrekulli, por me siguri mund të parandaloj një acarim të mëtejshëm.
3. Qëndroni larg ajrit të pastër
Kjo mund t’ju tingëllojë qesharake pasi ne zakonisht rekomandojmë shumë ajrin e freskët(pastër), por gjatë sezonit të alergjisë është e nevojshme që kjo të shmanget. Sigurohuni që ju t’i mbani dritaret mbyllur gjatë gjithë kohës, veçanërisht në qoftë se një nga fqinjët tuaj është duke kositur barin e tij. Mund të jetë pak e vështirë largimi nga era e freskët e pranverës, por ju sigurojmë, se kjo do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të mbani ajrin brenda shtëpisë dhe banesën tuaj të pastër. Qëndroni larg nga kondicionerët, pasi mund t’ju irritojë membranat mukoze edhe më shumë dhe në çdo moment qëndroni larg nga tymi. Nëse pini duhan, lëreni sa më shpejt të jetë e mundur – të paktën gjatë sezonit alergjik. Nëse dikush tjetër në familjen tuaj pi duhan, sigurohuni që ata ta pijnë jashtë shtëpisë. Tymi i duhanit është një ngacmues shumë agresiv që mund t’ju shkaktojë alergji apo përkeqësojë frymëmarrjen tuaj.
4. Pini një filxhan çaj mente
Çaji i mentes është përdorur për shekuj si një ilaç për qetësimin e problemeve të (decongestion) hundës. Çaji i nxehtë mund të ndihmojë në lehtësimin nga bllokimi i hundëve, si dhe membranat mukoze të acaruar. Ky çaj ka dhe shumë benefite të tjera. Përveç aromës të mahnitshme, vaji esencial vepron si një (decongestant), ndërsa disa substanca që ndodhen në fletën e mentes, përmbajnë përbërës anti-inflamator dhe antibakterial. Ju mund të pini çajin por edhe mund të thithni avujt për të pasur rezultate më të mira. Thjesht përgatisni një filxhan, pastaj shijojeni në komoditetin e shtëpisë tuaj. Është super e shijshme dhe plotësisht natyrale, ndërkohë që ju ndihmon për të luftuar dhe parandaluar alergjinë tuaj – çfarë mund të kërkoni më shumë (se kaq)?
5. Sigurohuni që shtrati juaj është i mbrojtur nga alergjenët
Statistikisht, ne kalojmë shumicën e kohës në krevat, kështu që ky është vendi që duhet të jetë më i mbrojtur nga alergjenëve. Në të njëjtën kohë, shtrati duhet të jetë një vend i sigurt ku mund të flejmë pa u shqëtësuar nga teshtitjet apo dhe nga kollitjet. Është e rëndësishme që gjithmonë të bëni një dush përpara se të shkoni në shtrat, për të larguar alergjenët, por ka diçka tjetër që do t’ju ndihmojë akoma dhe më shumë. Sigurohuni që dysheku, jorgani dhe jastëku të jenë të gjitha rezistente ndaj alergjenëve. Kjo është mënyra më e mirë për të siguruar një gjumë të shëndetshëm dhe një mëngjes të freskët.
Sigal