Sigal

1) E fillojmë gjithmonë ditën me një mëngjes të mirë, duke kombinuar proteinat- karbohidratet- edhe vitaminën C, p. sh. 1 filxhan kos me tërshëre- 1/2 frutë ose fruta të thata dhe pak kanellë, ose bukë thekre me djathë dhie , vaj ulliri , rigon dhe pak kastravec ose speca të kuqe.

2) Çdo 3 orë duhet të konsumojmë një mesvakt p.sh. 1 frut ose 1 filxhan çaj me fruta të thata , dhallë, kos , mini tost etj, në varësi të parametrave trupore dhe aktivitetit përgjatë ditës.

3) Në vaktin e darkës duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të vogël karbohidratesh, por me nivel glicemik të ulët, si p.sh. buke thekre, pasta integrale, bishtajore me sallata të ndryshme, supa etj.

4) Çdo ditë mundohuni të konsumoni një sallatë të madhe të pasur me shumë fibra dhe vlera (vitamina + kripëra minerale) sidomos nëse shtoni shumë përbërës do te keni një shije edhe më të mirë!

5) Metabolizmi ndikohet edhe nga regjimi ditor, jo vetëm nga ushqimi. Mundohuni që të mbani një regjim të mirë edhe me gjumin. Për të rriturit këshillohet minimalisht të flenë 7 orë gjumë.