5 arsyet shëndetësore të rënies së flokëve

3
Të gjithëve na ndodh që në një moment të caktuar te jetës të na bien flokët, madje sipas ekspertëve të shëndetit është mëse normale që një njeri të humbë rreth 50 deri në 100 qime në ditë. Miliona njerëz vuajnë në periudha të ndryshme të jetës nga humbja e flokëve për arsye të ndryshme.
Kur rënia e flokëve ndodh papritmas, ajo mund të jetë për shkak të ndonjë sëmundjeje, dietave drastike, ndryshimeve hormonale etj, gjendje të cilat shpeshherë priremi t’i harrojmë dhe mendojmë se rënia ndodh si pasojë e ujit apo keqpërdorimi i pajisjeve të tilla si tharësja ose piastra: Në artikullin e sotëm Living ju njeh me 5 arsyet e fshehura shëndetësore që çojnë në rënien e flokëve, të cilat shumica e grave nuk i njeh:
1.Alopecia androgjenike është një sëmundje gjenetike që prek si meshkujt dhe femrat, e cila lidhet me mbiprodhimin e hormoneve mashkullore në trupin e njeriut (androgjenet) të cilët veprojnë duke rritur ose shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që flokët të bien në pjesën ballore të kokës, tek ajo që njihet si vija ndarëse e flokëve. Rreth 1/3 e femrave rrezikojnë të preken nga alopecia që nga puberteti në menopauzë.
2.Sëmundjet autoimune: Krahas alopecisë angrogjenike, ekziston edhe një sëmundje tjetër autoimmune si alopecia areata që çon në rënien e flokëve. Kjo gjendje shëndetësore shkakton rënie të flokëve kur vetë sistemi imunitar lufton qelizat e shëndetshme dhe ‘’sulmon’’ folikulat.
3.Sindroma Policistike Ovariane: Sindroma Policstike
4.Marrja e medikamenteve të ndryshme
5.Shtatzënia