4 ushqime Krishtlindjesh që i bëjnë mirë shëndetit

712
Edhe gjatë Krishtlindjeve ka vend për shëndetin dhe mirëqenien. Lexoni se cilat janë ushqimet e Krishtlindjeve që ju bëjnë mirë, madje edhe ju ndihmojnë të qëndroni në formë.
Krishtlindjet në një farë mënyre janë parajsë për të gjithë llupësat. Mes ëmbëlsirave dhe menuve special, kjo periudhë e bitit bëhet e rrezikshme për ata që janë në dietë ose pë rata që ndjekin një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
Por nutricionistët shpjegojnë se është e nevojshme të krijosh një marrëdhënie të shëndetshme pëlqimi me ushqimin për sa kohë ndiqet një stili jetese i shëndetshëm për periudhën e mbetur të vitit. Por edhe gjatë Krishtlindjeve mund të bëni zgjedhje të mira duke preferuar të konsumoni disa ushqime karakteristike të festave të pasura me veti të dobishme për shëndetin dhe linjat trupore.
Arrat, lajthitë dhe bajamet
Mes ushqimeve që nuk mungojnë kurrë në tryezën e festave, gjejmë patjetër edhe frutat e thata. Arrat, lajthitë, bajamet e fistikët janë një element thelbësor i drekave dhe darkave të Krishtlindjeve. Zakonisht serviren në fund të vakteve, duke shtuar akoma më shumë dozën e kalorive të marra. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se frutat e thata (në dozën e duhur) janë të dobishme për shëndetin. Në fund të fundit bëhet fjalë për ushqime të pasura me acide yndyrore esenciale, që janë ‘yndyra të mira’. Këto të fundit luftojnë kolesterolin ‘e keq’ duke mbajtur nën kontroll nivelet e tij dhe janë një aleat i mirë i shëndetit të zemrës.
Përveç kësaj, yndyrat the fibrat që përmbajnë frutat e thata largojnë ‘urinë nervosa’ sepse japin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në rregullimin e tranzitit intestinal. Frutat e thata gjithashtu ndihmojnë për të ruajtur nivelet e glukozës në gjak, pasi ndodh që gjatë periudhës së festave ato të rriten. Së fundi, konsumimi i frutave të thata do të thotë më shumë minerale si mangezi i cili ka efekt relaksues dhe anti-ankth.
Salmoni
Një tjetër ushqim shumë i preferuar gjatë periudhës së festave është salmon. Ky peshk ‘ i yndyrshëm’ është gjithashtu një aleat i shëndetit dhe linjave trupore. Meritë për këtë ka përmbajtja e lartë e proteinave dhe acidet yndyrore esenciale (EPA dhe DHA).
Acidet yndyrore Omega 3 janë aleate të shëndetit të zemrës dhe arterieve si dhe të shëndetit të trurit, gjithashtu parandalojnë edhe sëmundjet neurodegjenerative. Gjatë periudhës së Krishtlindjeve, tentojmë të konsumojmë salmon edhe në varietet e tymosura si antipastë. Në këtë kuptim, dueht të dini se ky ushqim përmban një sasi të lartë të kripës prandaj është e rëndësishme ta konsumoni ata në sasitë e duhura. Preferohet ta shoqëroni me perimet krudo të sezonit.
Xhinxheri dhe kanella
Mes aromave më tipike të festave, gjejmë edhe xhinxherin e kanellën. Të dy këta përbërës përdoren për përgatitjen e ëmbëlsirave të kësaj periudhe si dhe për përgatitjen epijeve në formë çaji apo të çokollatës së ngrohtë. Xhinxheri dhe kanella janë edhe ushqime që kanë cilësi të dobishme për shëndetin. Xhinxheri është një rrënjë me veti termogjene (në saj të xhinxherolit), antioksidante, antivirale dhe protektive të mukozës së stomakut.
Kanella nga ana tjetër është një erëz e çmuar që ruan nivelet e glukozës dhe parandalon rritjet glicemike. Për më tepër, studimet e fundit kanë treguar se kanella ka një rol parandalues në kancerin e gjirit. Këshilla jonë është t’i konsumoni së bashku si në çajra, ashtu edhe në ëmbëlsirat e Krishtlindjeve.
Hurmat arabe
Hurmat arabe, një nga frutet symbol të festave të Krishtlindjeve janë një përbërës special për shëndetin dhe linjat. Ato janë një fryt i ëmbël, por i ulët në yndyrna. Gjithashtu, hurmat arabe janë shumë të pasura me vtiamina dhe janë një ushqim i përkryer pë rata që kanë nevojë të marrin shumë energji.
Vitaminat që përmbajnë hurmat arabe janë kryesisht C dhe A. Gjithashtu këto fruta kanë një përmbajtje të lartë hekuri, kaliumi dhe mineralesh të tjera të çmuara. Së fundi, prania e fibrave i bëjnë hurmat një aleat i mirë për ata që kanë probleme me kolesterolin pasi kanë aftësi të kontrollojnë nivelet e kolesterolit në gjak. Por jo ndoshta të gjithë e dinë që hurmat janë gjithashtu efektevi për të luftuar edhe gjendjet inflamatore dhe për të mbrojtur traktin respirator nga sëmundjet sezonale.
Sigal