4 mijë raste me tumore të avancuar, vetëm 50% e tyre mund të përfitojnë kujdesin paliativ

742
Sigal

Numri i personave të prekur me sëmundjet tumorale në vendin tonë është në rritje vitet e fundit.

Me ritmet me të cilat po ecin aktualisht pas disa vitesh do të jenë grup sëmundjet që shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve, duke kaluar edhe sëmundjet kardiovaskulare.

Në një situatë të tillë është e rëndësishme që ti kushtohet prioritet një shërbimi i cili ka hyrë vitet e fundit në vendin tonë por që ka si qëllim trajtimin me dinjitet të pacientit edhe në momentet e fundit të jetës.

Kujdesin paliativ në vendin tonë nuk mundet që ta marrin rreth 50 për qind e pacientëve me tumore në Shqipëri. Kjo për dy faktorë, si mungesë e informacionit dhe për faktin se ky shërbim nuk ofrohet në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare në vendit tonë numërohen rreth 4000 raste me tumore të avancuara ndërkohë që çdo vit numërohen rreth 800 raste të reja.

Vetëm në rrethin e Tiranës janë rreth 2000 pacientë me sëmundje tumorale. Prej tyre vetëm 1500 mund të përfitojnë nga kujdesi paliativ.