3 arsye pse duhet të konsumoni sa më shumë kajsi

1037
Kajsia përveçse është një frut i shijshëm gjen përdorim të gjerë edhe si një bimë mjekësore me frutin e saj, gjethet dhe degët. Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, e përpunuar si reçel, komposto ose lëng. Fruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut, gjithashtu është shumë i mirë edhe për qetësimin e muskujve të tendosur si dhe bën mirë për zërin e ngjirur. Frutat e thata të kajsisë kanë rreth 60% sheqer, kurse farat e tyre janë të pasura me albumina deri në 28%, vajra deri në 55%. Ato përdoren edhe kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim, kajsitë është e mira që të konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.
Gjithashtu duhet të themi që t’i harroni dietat strikte duke mos menduar fare për rezultatet e tyre. Konsumimi i frutave dhe sidomos i kajsive, të cilat janë edhe në stinën e tyre tani është një privilegj i madh sepse ato vetëm ndihmojnë organizmin dhe trupin tuaj për t’u ndier sa më mirë. Hulumtuesit në Universitetin Cornell kanë analizuar të dhënat e 112 personave për të kuptuar sjelljet e shëndetshme që ato bënin. Në këtë studim ato zbuluan se njerëzit ose ngrënësit më të mirë ishin ata që mendonin ose ishin më të ndërgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe pikërisht këta persona konsumonin më shumë fruta se të tjerët dhe sidomos kajsitë.
Ajo që studiuesit kanë gjetur në lidhje me një shëndet të mirë është fakti se duhet ndryshuar dieta ose mënyra e të ngrënit sidomos nëse ajo nuk përfshin fruta. Për ta realizuar këtë gjë duhet që njerëzit të kenë vullnet dhe dëshirë, kështu në këtë mënyrë ata përmirësojnë mënyrën e tyre të të ushqyerit. Sa për mënyrën se si dikush mund të bëjë këto ndryshime në shtëpinë e tij, Wansink ofron këto shembuj:
1.Në çdo tavolinë duhet të ketë një vend për frutat ku në këtë rast janë kajsitë. Format e konsumimit të tyre siç e thamë janë të ndryshme, megjithatë e rëndësishme është që të mos lihen pa u konsumuar. Pikërisht kajsitë janë fruta që edhe na ndihmojnë në përmirësimin e sëmundjeve të ndryshme të mëlçisë, qarkullimin e gjakut, dhimbjen e kokës dhe kolitin. Për këto arsye ky bëhet një ndër faktorët më të rëndësishëm të konsumimit të kajsisë.
2. Mundohuni t’i bëni këto ushqime më tërheqëse. Siç e thamë kajsitë mund të konsumohen në forma dhe mënyra të ndryshme ku ju mund të zgjidhni formën tuaj të preferuar, e veçanta është që t’i konsumoni ato. Vlerat më të mëdha ky lloj fruti i ka kur e konsumon në mënyrë natyrale të sapo këputur, por edhe në mënyra të tjera, ajo ju ndihmon juve dhe jo vetëm fruti, por edhe fara edhe gjethet e saj.
3. Arsyeja e tretë se pse ju duhet të konsumoni më shumë kajsi është, sepse ky frut ndihmon edhe në humbjen e peshës. Ky frut nuk përmban shumë sheqer dhe ka veti për të djegur më shumë kalori. Kështu është më mirë që të konsumojmë kajsi se sa gjellëra të tjera, sepse në këtë mënyrë ne kami ulur kaloritë tona, por edhe i kemi ofruar organizmit tonë shumë vlera ushqimore dhe shumë vitamina, të cilat u përmendën më lart.
Kajsia si fruti i kësaj stine nuk duhet të mungoj në tavolinën tuaj. Kjo për faktin sepse ajo përmban të gjitha vlerat ushqyese dhe është një kuruese e mirë e shumë sëmundjeve të organizmit tonë.
Sigal