“13 thëniet motivuese që më ndihmuan kur isha në depresion”

545
“Për mbi 20 vite kam luftuar me depresion kronik. Përveç dietës dhe ushtrimeve fizike, ndihmës nga doktorët dhe lidhjeve të shëndetshme me tjerët, unë kam mësuar se edhe fjalët motivuese mund të jenë armë e fuqishme në luftën kundër depresionit. Përderisa medikamentet mund ta shërojnë trupin, fjalët motivuese mund ta shërojnë shpirtin”, ka shkruar Seth Adam Smith.
Më poshtë, jua sjellim 15 thëniet, të cilat e kanë ndihmuar Smith në betejën e tij kundër depresionit:
“Shërimi nga depresioni kërkon angazhim të gjatë sa vet jeta. Këtë angazhime kam bërë për hatrin e jetës sime dhe për hatrin e atyre që më duan” – Susan Polis Schutz
“Porsa të zgjidhni shpresën, çdo gjë është e mundur”-Christopher Reeve
“Një margaritar është një gjë e bukur e cila prodhohet nga një jetë e lënduar. Është loti i cili rezulton nga lëndimi i një goce deti. Thesari i qenies tonë në këtë botë gjithashtu shkaktohet nga një jetë e lënduar. Nëse nuk do të ishim lënduar, atëherë nuk do të kishim mundur ta prodhojmë margaritarin”-Stephan Hoeller
“Karakteri nuk mund të zhvillohet në lehtësi dhe heshtje. Vetëm përmes eksperiencës dhe vuajtjes një shpirt mund të forcohet, ambiciet mund të lindin dhe suksesi mund të arrihet”-Helen Keller
“Një qëndrim pozitiv ju jep pushtet mbi rrethanat, në vend se rrethanat të kenë pushtet mbi ju”-Joyce Meyer
“Nëse vetëm do të mund ta dinit sa të rëndësishëm jeni në jetën e atyre që i takoni; sa të rëndësishëm mund të jeni te personat të cilët as që mund t’i keni ëndërruar. Gjithmonë ekziston diçka nga vetja juaj të cilën do ta lini në çdo takim me një person tjetër”-Fred Rogers
“Atë çfarë shushunja e quan përfundim të botës, ‘mjeshtri’ e quan flutur”-Richard Bach
“Mbajeni veten të zënë nëse dëshironi ta shmangni depresionin. Për mua, mungesa e aktivitetit është armiku i vërtetë”-Matt Lucas
“Ndonjëherë gëzimi juaj është burim i buzëqeshjes, por ndonjëherë buzëqeshja juaj mund të jetë burimi i gëzimit tuaj”-Thith Nhat Hanh
“Ndoshta njëherë duhet të njoftoheni me errësirën para se ta vlerësoni dritën”-Madeleine L’Engle
“Humori i mirë është forcues për mendjen dhe trupin. Është kundërhelmi më i mirë i shqetësimit dhe depresionit. Është aset biznesor. I tërheqë dhe i mbanë miqtë. I ndriçon pengesat e njerëzve. Është rrugë direkte për në qetësi dhe kënaqësi”-C. S. Lewis
“Ekzistojnë gjëra shumë, shumë më të mira në të ardhmen sesa ato që i kemi lënë pas”-Greenville Kleisser
“Shkalla më e madhe e qetësisë së brendshme vjen nga zhvillimi i dashurisë dhe mëshirës. Aq më shumë që kujdesemi për lumturinë e tjerëve, aq më e madhe është ndjesia jonë e mirëqenies”-Tenzin Gyatso.
Sigal