12 sinjale që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina D

735
Sigal

Brishtësi e muskujve dhe kockave– Nëse ndiheni më pak të fuqishëm dhe më të dobët në dhëmbë ose në kocka, kjo do të thotë se ju mungon vitamina D.

Ankth dhe depresion– Studime të ndryshme kanë provuar se femrat që kanë mungesë vitamine D, priren të jenë depresive dhe më të trishtuara.

Ndjeshmëri kronike e trupit- Njerëzit që vuajnë nga dhimbje kronike trupi në pamje të parë pa shkak, mund të kenë mungesë të vitaminës D.

Mungesë e higjienës orale– Iu del gjak nga mishrat e dhëmbëve apo keni gurëza, pavarësisht se i lani dhëmbët rregullisht? Kjo do të thotë se keni mungesë të vitaminës D.

Tensioni i lartë- Vitamina D, përmirëson qarkullimin e gjakut. Një nga simpomat e mungesës së saj është tensioni i lartë.

Përgjumja– Kur vitamina D nuk është në nivelin e duhur, trupi nuk ka energjinë e duhur dhe për pasojë është u lodhur dhe i përgjumur.

Luhatje humori- Vitamina D është thelbësore për prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues i cili ruan ekuilibrin tonë mendor.

Mungesë rezistence– Një mungesë vitamine D, redukton nivelin e energjisë dhe dobëson seriozisht muskujt.

Mbipesha- Nëse jeni mbipeshë, keni nevojë për më shumë vitaminë D, pasi lufton grumbullimin e qelizave yndyrore në trup.

Djersitje e kokës- Nëse vini re se djersitni tepër në kokë, kjo do të thotë se keni mungesë të vitaminës D, shkruan noa.al.

Sëmundje të aparatit tretës- Çrregullimet dhe problemet në aparatin tretës, mes tyre koliti, alergjia ndaj glutenit etj., janë sinjale të pastra të personave që kanë nivele të ulëta të vitaminës D.

Përkeqësim i alergjive- Personat alergjikë me nivele të ulëta të vitaminës D, i përkeqësojnë më keq simptomat që manifestojnë.