Sigal

Disa truke që duhet ti dini të gjithë.

Limoni i jep ushqimeve një shije të dallueshme por edhe freskuese dhe është i preferueshëm thuajse nga të gjithë njerëzit. Ai shpesh përdoret në rast se ne jemi ftohur, jemi me grip apo kemi dhimbje fyti.

Gjithashtu aroma e limonit përdoret shpesh në detergjentet pastruese apo ato aromatike.

Limonët janë të gjithanshëm nga plagët në bukuri, ata bëjnë gjithçka! Është e rëndësishme të përmendim se kurrë nuk duhet të konsumoni sasi të mëdha të lëngut limoni të pa shoqëruara me ujë pasi ka përmbajtje të lartë acidi.

A e dinit disa nga përdorimet e limoni në kujdesin e shtëpisë, bukurisë dhe shëndetit?

1-Problemet me frymëmarrjen: Nëse vuani nga astma, të ftohtit, apo alergjia atëherë thithni aromën e lëngut të limonit. Gjithashtu vendosni disa feta limon ne dhome gjatë natës në mënyrë që ajri të parfumoset nga aroma e tij. Kur të zgjoheni do të keni një frymëmarrje më të lehtë.

2-Në kujdesinë e thonjve dhe flokëve: Nëse jeni duhanpirës apo përdorni rregullisht manikyr të errët atëherë njollat janë të pranishme në thonjtë tuaja. Limoni ndihmon në largimin dhe zbardhjen e tyre. Futini ato në lëng limoni për disa minuta për të pasur thonj të fortë dhe të bardhë.

Gjithashtu lëngu i limoni i jep flokëve shkëlqim dhe i bën ato të shëndetshme.

3-Kur skalpi i kokës është i acaruar, skuqur dhe i thatë: Lyejeni rrënjën e flokut me lëng limoni dhe do të shihni  se skalpi do të jetë më i shëndetshëm duke promovuar edhe flokë më të fortë dhe me shkëlqim.

Hollojeni lëngun e limoni me ujë dhe aplikojeni për disa minuta tek skalpi i kokës.

4-Bërryla dhe gjunjë të ashpër: Vjen një moment kur të gjithëve na krijohen bërryla dhe gjunjë të ashpër. Merrni një fetë limoni dhe masazhoni për një minutë zonën dhe më pas shpëlajeni. Lëkura e thatë dhe e ashpër do të zhduket në sekonda.

5-Era e keqe e gojës: Pini ujë me limon për të freskuar frymëmarrjen e gojës.

6-Trajtimin e plagëve: Prerjet e vogla, pickimet  e insekteve dhe problemet të tjera të vogla me lëkurën mund të trajtohen më lëng limoni.  Ai ngadalëson gjakderdhjen dhe gjithashtu ka veti antibakteriale dhe dezinfektuese duke nxitur shërimin e shpejtë.

7-Inflacioni i gojës dhe fytit: Në momentin që fyti apo goja është e acaruar dhe keni dhimbje pini lëng limoni disa herë në ditë.

8-Shpërqëndrimi dhe humori i keq: Vaji i limoni ka aftësinë të rrisë energjinë pozitive dhe të nxis përqendrimin. Provoni të vendosni disa pika vaj në një tas të mbushur me ujë dhe do të shihni se do të ndiheni më mirë dhe më pak të lodhur.

9-Problemet me tretjen: Lëngu i limoni është i mirë në trajtimin e refluksit të acidit të stomakut.

10-Humbje peshe: Nëse konsumoni çdo mëngjes me stomak bosh një gojë me ujë me limon do të nxisni metabolizmin tuaj të punojë më shpejtë. Kjo do të çojë në rënie peshe nëse e bëni rregullisht.

11-Trajtimin e rrudhave: Limoni pakëson shenjat e plakjes, zbardh lëkurën dhe e pastron atë.