100 persona të varur nga droga apel Beqajt: Na shpëtoni jetën

460
Numërohen mbi 100 të tillë në rajonin Sarandë-Delvinë, që prej vitesh kanë qenë përdorues droge, ndërsa sot kërkojnë ndihmë. Kërkojnë ndihmë se janë jo vetëm të lodhur nga rruga një herë në javë deri në Vlorë për të marrë mjekimin, por janë edhe të dërrmuar nga ana financiare, pasi nuk e përballojnë dot. Deri këtu kemi ardhur, na thanë dy prej tyre, tani kemi lëshuar sinjalin SOS. Një vajtje nga Saranda në Vlorë dhe kthim, duhen rreth 5-6 mijë lekë, llogarit këtu edhe shpenzimet në Vlorë, farmacia, por edhe mjeku, atëherë një personi i duhen me kursim 10 mijë lekë. Kjo situatë e papërballueshme i detyron këta të rinj të kërkojnë ndihmë. Sipas tyre këtë mjekim që ata e bëjnë në Vlorë, mund ta bëjnë edhe në Sarandë, kur spital, mjekë por edhe farmaci, ka edhe në qytetin e tyre. Në një situatë të rënduar psikologjike këta persona i bëjnë apel ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të bëjë të mundur që kjo kategori njerëzish, ta marrë mjekimin në Sarandë.
Sigal