10 ushqimet që largojnë dhimbjen e kokës

515
Dhimbja e kokës është një shqetësim i vazhdueshëm për 12% të popullsisë në botë. Arsyet e dhimbjeve të forta nuk dihen ende ndërsa ne i japim zgjidhje duke marrë ilaçe qetësuese. Këto 10 ushqime mund t’ju largojnë dhimbjet e kokës pa qenë nevoja të përdorni medikamente.
Banania. Përmban vitaminën B6 dhe ka veti antidepresive dhe analgjezike.

Perimet. Këshillohen më tepër bizelet dhe thjerrëzat.

Kosi i cili është i pasur me kalcium, një ushqyes perfekt për reduktimin e dhimbjes së kokës. Konsumoni 1.200 mg në ditë dhe rrisni mundësinë deri në 50% për të parandaluar dhimbjet e kokës.

Kafja siç mund të keni dëgjuar ngushton enët e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e kokës.
Spinaqi është i pasur me vitaminën B e cila shërben si një qetësues analgjezik.

Salmoni. Ky ushqim deti i pasur me Omega 3 dhe yndyrna “të mira” ka veti antinflamatore. Mund të konsumoni edhe troft apo sardele.

Xhenxhefili është një nga qetësuesit natyral më të efektshëm. Mjafton të konsumoni nga pak çdo ditë dhe parandaloni dhimbjet e kokës.

Patatet. Shpesh dhimbja e kokës vjen edhe nga mungesa e kaliumit ndaj komsumimi i patateve të cilat e përmbajnë këtë përbëres ushqimor në sasi të larta është perfekt.

Nenexhiku është një qetësues natyral shumë i mirë.

Livando dhe përzierjet e ndryshme të çajrave prej saj janë shumë të mira jo vetëm për të qetësuar dhimbjet e kokës, por edhe për të luftuar ankthin.
Sigal