Sigal

Trëndafilat janë ‘Mbretëresha e Luleve’ dhe këto lule të bukura mund ti shtojnë elegancën çdo kopshti apo shtëpie.

Shumë produkte bukurie kanë dalë nga trëndafili, por ne do të veçonim: Ujin e trëndafilit!

Ky ujë krijohet nga distilizimi i petaleve me ujë me avull. Eshtë padyshim një nga përbërësit më të mahnitshëm që ju mund të përfshini në rutinën tuaj.

Ajo është përdorur gjithashtu në produkte ushqimore dhe pije. Uji i trëndafilave, përmban një numër antioksiduesish të fuqishëm dhe ka fuqi antiseptike, antibakteriale, antiplakje dhe anti-inflamatore.

Ju fare kollaj mund ta bëni ujin e trëndafilave edhe në shtëpi. Ja si:

Fillimisht zieni petalet e trëndafilit në një tenxhere me madhësi mesatare. Gjethet e dy trendafilave, të lara mirë janë mëse të mjaftueshme.

Shtoni një lugë gjelle glicerinë (mund ta blini në farmaci).

Pasi përzieja është ftohur plotësisht e kaloni në një shishe.

E spruconi çdo ditë lëngun në fytyrën tuaj.

Madje mund ta ruani në frigorifer deri në 10 ditë.