10 mënyrat se si e qeshura ndikon pozitivisht në shëndet

51
Përveç faktit se kush qesh ndihet mirë, studiuesit besojnë se e qeshura është një ‘ilaç’ fantastik për trupin, shëndetin dhe mendjen. Ja si ndikon e qeshura për mirë te njerëzit
E qeshura djeg kalori
E qeshura për 10 deri në 15 minuta rrit nivelin e energjisë, shton rrahjet e zemrës dhe mund të djegë deri në 40 kalori. Megjithatë, nuk është një metodë për të humbur peshë. “Njerëzit nuk mund të ushqehen keq dhe të pretendojnë se duke qeshur, mund ta tresin drekën”, thotë dr. Maciej Buchovski, profesor i mjekësisë në Universitetin Vanderbilt, në Tenesi të SHBA-së. Megjithatë, disa kalori në ditë, përkthehen në disa kilogramë në vit.
E qeshura ju bën të ndiheni mirë
E qeshura rrit endorfinën pozitive, pakëson stresin dhe forcon sistemin imunitar. Edhe thjesht pjesëmarrja në diçka që është për të qeshur, shton ndjeshëm aktivitetin pozitiv në trup, thotë profesor Lee Berk nga Shkolla për Mjekësinë në Universitetin “Loma Linda” në Kaliforninë jugore në SHBA. Përfitimet e humorit mund të zgjasin deri në 24 orë.
E qeshura rrit kënaqësinë në punë
qesh1Humori përmirëson komunikimin, krijimtarinë dhe performancën në përgjithësi në vendin e punës, thotë Chrisrobert, profesor psikologjie dhe kërkues në Universitetin Kolumbia, i cili hulumton se si e qeshura ndikon te punonjësit. “Aftësia për ta vlerësuar humorin, për të qeshur dhe për t’i bërë të tjerët të qeshin, në fakt ka pasoja psikologjike në trup, çka i bën njerëzit të bëhen më të lidhur me njëri-tjetrin”, thotë ai.
E qeshura rrit vetëvlerësimin
Edhe vetëm 15 minuta komedi në ditë mund të pakësojë shqetësimet rreth shëndetit apo karrierës. Psikiatri nga Teksasi, David H. Rosen, zbuloi se e qeshura mund të zëvendësojë mendimet negative me mendime pozitive dhe ndihmon në formulimin e një plani sulmi kundrejt problemeve. Kjo rrit ndjenjën e vetëvlerësimit, që i bën vështirësitë të ngjajnë më të lehta.
E qeshura mbron zemrën
“Kërkuesit thonë se sensi i mirë i humorit mund të largojë sëmundjet e zemrës”, thotë psikologu Steve Wilson. “E qeshura hap venat e gjakut. Humori është një mënyrë e mirë për të rehabilituar problemet me zemrën”.
E qeshura pakëson yndyrën dhe kolesterolin e ndërtuar në arteriet koronare. Shprehja e famshme se e qeshura është ilaçi më i mirë, duket shumë e vërtetë kur vjen puna për zemrën.
E qeshura na hap horizontin
qesh2Humori na bën më të përfshirë në pikëpamjen e të tjerëve për një çështje të caktuar. Perspektivat e tjera të së njëjtës ngjarje zgjerojnë mënyrën tonë të të menduarit dhe na ndihmojnë shumë të shkojmë mirë me të tjerët.
Po ashtu, e qeshura është një metodë e mirë për të lënë pas paragjykimet dhe për të bashkuar njerëzit, duke forcuar marrëdhëniet e punës, shtëpisë dhe shkollës.
E qeshura përmirëson këshillimin
Terapistët që qeshin me klientët e tyre, raportojnë se ka rritje në ndjesinë e lidhjes me ta, raporton Carl Marci, drejtor i Neuroshkencës Sociale në Spitalin e Masaçusetsit. Psikologu Steve Wilson shton: “E qeshura mendohet se është mënyra më e lehtë sesi njerëzit sinjalizojnë mbështetje dhe relaks ndaj njëri-tjetrit”. Po ashtu, e qeshura forcon besimin mes njerëzve.
E qeshura ndihmon të durohet dhimbja
Filmat vizatimorë që të bëjnë për të qeshur, i ndihmojnë fëmijët të durojnë dhembjen, si për shembull: një gjilpërë apo vizitat te dentisti. Margaret Stuber nga Universiteti i Kalifornisë për Qendrën e Kancerit, zbuloi se humori ndihmonte fëmijët të duronin dhembjen. Në studimin e saj, pacientët e vegjël që shihnin filma për të qeshur përpara se të vizitoheshin, i përgjigjeshin më mirë dhembjes, për shkak të shpërqendrimit.
E qeshura përmirëson ndërveprimin
Kërkimet tregojnë se e qeshura lehtëson diskutimet mes nxënësve dhe rrit kënaqësinë ndaj një programi mësimor. Mark Shatz, profesor psikologjie nga Universiteti i Ohaios, zbuloi se shakatë dhe humori shtonte shumë performancën e studentëve në aspektin akademik dhe rriste nivelin e pjesëmarrjes. Një mësues që ishte më gazmor, merrte më tepër vëmendje nga studentët e tij.
E qeshura forcon sistemin imunitar
“Hormonet e stresit pakësohen gjatë së qeshurës, duke lejuar që qelizat e imunitetit të funksionojnë më mirë”, thotë psikologu Steve Wilson. “E qeshura gjithashtu nxit shkëmbimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit, duke pastruar rrugët e frymëmarrjes. Muskujt dhe tendinat çlirohen dhe tkurren, duke tonifikuar muskujt”.
Ai thotë se sipas vlerësimeve të disave, e qeshura është një aftësi njerëzore që është rreth 4 milionë vjet e vjetër. “Ne ende kemi nevojë ta përdorim atë, si një mjet të dobishëm”.