10 gjëra që nuk i dini mbi trupin tuaj

649
Këtu do të shpjegojmë disa nga misteret komplekse të mënyrës se si ne funksionojmë.
1 – Lëkura jonë ka katër ngjyra
Të gjitha lëkurat në pamje të parë janë të bardha. Por pranë sipërfaqes së enëve të gjakut lëkura është e kuqe. Një pigment i verdhë dhe i zi ndodhet në lëkurë, për t’iu kundërpërgjigjur rrezeve ultravjollcë.
2 – Bota qesh me ju
Mimika e fytyrës së njeriut varet edhe nga rrethanat. Nëse ne dëgjojmë një të qeshur, stimulohet ajo pjesë e trurit që është e lidhur me lëvizjet e fytyrës. Mimika luan një rol të rëndësishëm në ndërveprimin shoqëror. Mimika ndikon në krijimin e lidhjeve brenda grupit.
3 – Truri i madh, gojë e vogël
Evoluimi nuk është perfekt. Nëse do të ishte, ne do të mund të kishim krahë në vend të dhëmbëve të pjekurisë. Megjithatë me kalimin e kohës, kur truri i njeriut rritet, struktura e nofullën ndryshon, duke bërë që goja të duket e vogël.
4 – Qelizat e qimeve kanë mukozë
Shumica e qelizave në trupin tonë ndihmojnë në një shumëllojshmëri funksionesh. Në hundë për shembull qimet ndihmojnë të thahet mukusi nga zgavra e hundës deri në fyt, për të ngadalësuar procesin e ftohjes gjatë dimrit.
5 – Puberteti formon strukturën e trurit
Ne e dimë se ndryshimet hormonale në trup janë të nevojshme për të përgatitur trupin për riprodhim. Por pse adoleshenca përjetohet keq emocionalisht. Hormonet si testosterone ndikojnë në zhvillimin e neuroneve në tru, dhe ndryshimet e bëra në strukturën e trurit kanë shumë pasoja në sjellje.
6 – Mijëra vezë të papërdorura nga vezoret
Kur një femër arrin tek të 40-at apo të 50-at, cikli mujor menstrual kontrollon nivelet e hormoneve të saj. Vezoret e saj prodhojnë gjithnjë e më pak estrogjen, nxitin ndryshime fizike dhe emocionale në të gjithë trupin e saj.
7 – Pjesa më e madhe e një vakti është ushqim për trurin
Edhe pse përbën vetëm 2% të peshës së përgjithshme të trupit tonë, truri kërkon 20% të oksigjenit të trupit. Për ta mbajtur të shëndetshëm, tre arteriet kryesore cerebrale vazhdimisht pompohen me oksigjen.
8 – Edhe kockat ndihmojnë për balancimin e mineraleve
Përveç mbështetjes së organeve dhe muskujve që janë në trupin tonë, kockat ndihmojnë në rregullimin e niveleve tona të kalciumit. Kockat përmbajnë fosfor dhe kalcium, kjo e fundit është më e nevojshme për muskujt dhe nervat.
9 – Pozicioni i trupit ndikon tek kujtesa
Kujtimet janë të lidhura shumë me shqisat tona. Një parfum ose zë mund t’ju kujtojë një episod të largët nga fëmijëria.
10 – Stomaku sekreton acid
Ka një lëng të rrezikshëm në zorrën e njeriut. Qelizat tuaja të stomakut e sekretojnë këtë acid klorhidrik, i ngjashëm me një lëng që përdoret për të trajtuar metalet në botën industriale. Stomaku e mban këtë lëng helmues në sistemin e tretjes.
Sigal