10 gjëra që duhet ti konsumoni për një trup më të shëndetshëm

541
Perimet, agrumet dhe zarzavatet janë disa prej ushqimeve që mund të shtojnë energjinë e trupit tuaj duke ruajtur linjat.
ARRORET
Janë ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe rrisin energjinë trupore pa rritur peshën e trupit tuaj.
JOGURT
Kosi i frutave ose kosi natyral kanë vlera të larta ushqimore dhe i bëjnë mirë lëkurës, sidomos kosi natyror.
SALMONI
Është një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të omega-3 i cili ul kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Gjithashtu iu jep shumë energji.
KËRPUDHAT
Një racion me kërpudha iu oforn gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj, përpiquni të mos ia ndani tavolinës suaj.
SPINAQI
Është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Mund ta gatuani të zjerë apo sallatë.
KUNGUJ DHE FARA LULEDIELLI
Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.
PATATET
Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “buke dhe gjellë” nga populli.
UJI
Megjithëse mund të duket si një shprehje tepër e rëndomte pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ul lodhjen.
ZARZAVATE TË FRESKËTA
Është thënë shpesh që zarzavatet dhe dietat mesdhetare janë idealet për shëndetin. Përpiquni të mos mungojë domatja, kastraveci apo specat nga tavolina tuaj.
VEZËT
Dikur konsideroheshin të tepërta vezët sidomos nëse haje më shumë se 1 në ditë, por gjërat kan ndryshuar. Sa më shumë vezë të hani aq më shumë proteina dhe vitamina dom të merrni.
Sigal