10 antibiotikët më të fuqishëm natyralë. Shumicën e keni në kuzhinën tuaj!

768
Sigal

Futja e antibiotikëve në fushën e mjekësisë ka shpëtuar jetë të panumërta, duke i shndërruar infeksionet serioze dhe kërcënuese për jetën në të përkoshme. Ka miliona receta antibiotikësh që mjekët kanë përdorur për vite me radhë në trajtimin e shumë sëmundjeve. Tashmë, mikroorganizmat po përshtaten me teknikat tona.

Por, shumë njerëz po kthehen te antibiotikët natyralë për të luftuar infeksionet e buta dhe për të kufizuar përhapjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Për ta bërë këtë siç duhet, është e rëndësishme të dini se çfarë lloje antibiotikësh ekzistojnë dhe çfarë arrijnë të bëjnë ata.

Zgjedhja e një antibiotiku natyral
Antibiotikët mund të luftojnë bakteret, mykun dhe disa parazitë, por jo viruse. Kjo është arsyeja pse mjekët nuk do t’ju rekomandojnë antibiotikë për një infeksion viral ose grip. Kështu, nuk duhet të përpiqeni të përdorni antibiotikë natyralë për të luftuar viruset, sepse nuk do të japin asnjë efekt.

Ato mund të ndahen në antibakterialë dhe antimykotikë. Duhet që të flisni me mjekun në mënyrë që të dini se cili antibiotik natyral ju duhet për të trajtuar problemin shëndetësor që mund të keni.

Më poshtë keni antibiotikët më të fuqishëm natyralë që përdoren kundër E. Coli, salmonelës, infeksione të veshëve, fytit apo ato të shkaktuara nga plagët:

1.Uthull molle
2.Xhenxhefil
3.Qepë
4.Rrënjë rrike (lloj rrepe)
5. Spec i kuq
6.Turmerik
7.Hudhra
8. Mjaltë
9.Vaj rigoni

Ndërsa, antibitokët që përdoren kundër infeksionit Candida, skuqjeve të lëkurës dhe infeksioneve mykotike, përfshijnë:

1.Uthull molle
2.Xhenxhefil
3.Turmerik
4. Mjaltë
5. Echinacea (bimë mjekësore me origjinë nga Amerika Veriore