​Si të shmangni problemet nga temperaturat e larta sipas dermatologëve

1298
Tharja e lëkurës, acarimi i kapilarëve të gjakut në sipërfaqe të saj, shfaqja dhe theksimi i njollave në fytyrë, por dhe kanceri i lëkurës e plakja e parakohshme janë disa nga problemet që shfaqen gjatë stinës së verës.
Në kushtet e temperaturave të larta dhe me rritjen e frekuentimit të pishinave e plazheve, estetistët këshillojnë përdorimin e kremrave mbrojtës SPF (sun protection filter), filtri mbrojtës i të cilëve duhet të variojë nga 6 gjatë vitit dhe 20 në stinën e verës.
Kremrat mbrojtës SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 60 minuta, sigurojnë mbrojtje nga rrezet UVB, ndryshe rreze djegëse. Më të rrezikshme janë rrezet UVA, të cilat kanë një gjatësi vale më të madhe se rrezet UVB dhe që depërtojnë dhe xhamin e shkaktojnë plakje të parakohshme/kancer të lëkurës.
Mbrojtësit ndaj diellit gjenden në formën e kremit për fytyrën dhe qumështin e vajrave për trupin. Përdorimi i tyre rekomandohet në varësi të tipit të lëkurës, ndërsa për fytyrën nevojiten kremra me SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 90 minuta, pavarësisht rezistencës së tyre ndaj ujit.
Sa u takon fëmijëve, ata nën 6 muajsh nuk rekomandohet ekspozimi i tyre në diell. Ndërsa, për grupmoshat e tjera është i detyrueshëm përdorimi sa më i shpeshtë i kremrave me filtër sa më të madh mbrojtës, si dhe largimi i tyre nga rrezet e diellit në oraret 10.00 -15.00, kur jo të pakta janë dhe dëmtimet që u shkaktohen syve. Fëmijët duhet të mbrohen dhe duke i veshur me ngjyra të çelëta dhe kapele. Por, ndikimi i rrezeve UVA dhe UVB në verë duket jo vetëm për fytyrën, por edhe tek floku. Gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, vajzat ankohen për probleme serioze me flokun e tyre, kryesisht djegie, rënie, apo këputje.
“Më problematike kjo është tek personat që përdorin bojën e flokëve, të cilët vuajnë më shumë dhe dekolorimin e shpejtë të tyre dhe shkatërrim të elasticitetit të flokut”, sqarojnë specialistët.
Sa i takon mbrojtjes së tyre, rekomandohet përdorimi i vajrave ‘solar’ për flokun, me filtër UVA dhe UVB, trajtim special pas plazhit me marrjen e vitaminave që përmbajnë zink, selenium, bakër, silic, të cilat ndikojnë në oksigjenimin, elasticitetin, rigjenerimin dhe rritjen e tyre.
Sigal