Shpëtim ZINXHIRIA/ Asnjë polic i dënuar për dhunimin e emigrantëve,vrasjen e Karelit shtyhet në “kalendat greke”

565
Sigal

 

Gazeta Telegraf/ 

Shpëtim ZINXHIRIA


Asnjë polic i dënuar për dhunimin e
shqiptarëve

 Greqi, vazhdon maratona për vrasjen
e Karelit

 

Dhuna shtetërore e kryer ndaj nje
personi fizik është qindra herë më e dënueshme se sa dhuna që kryen një indiv.
Po edhe kjo dhunë e kryer nga individë të veshur me pushtet do të kalojë si
herët e tjera, pasi në Greqi ende nuk është dënuar asnjeri që ka kryer vrasje
ndaj shqiptarëve. Këto vrasje nuk janë të rastit por janë vrasje të kryera nga
vetë mekanizmi shtetëror. Asnjë pendim dhe asnjë falje për të vrarët në këtë
vend…

Më e keqja në këtë proces është se
mjeku ligjor Minas Georgiadis, që ndryshon deklarimet sot në 360 gradë lidhur
me shkaqet e vdekjes, ku shfaqëson gardistët, duke deklaruar se vdekja nuk ka
ardhur nga dhuna fizike, por nga shtresi dhe sëmundja e zemrës, duke
anashkaluar shenjat e lëna nga torturat mbi trupin e shqiptarit.

Por një gjë është e qartë sa më shumë
të zgjasi ky proces gjyqësor, aq të pafajshëm do të dalin gardianët e burgut…

 Duhet theksuar se para dy vjetëve
drejtori i burgut në Nigritas Haris Konsolidi, pohoi se ai nuk kishte njoftim
për asgjë, përgjigjet e dhëna për pyetjeve nga prokurori, ku nuk donte të
bashkëpunonte për të njerrë të vertetën, menjëherë pas vdekjes së të
burgosurit, se çfarë saktësisht kishte ndodhur, ndërsa sot…

 Më 4 janar të këtij viti ka filluar gjyqi ndaj gardianeve te burgut të
Nigritës, akuzuar për vrasjen e të burgosurit shqiptar, por pas pese seancash,
gjykata e Selanikut e ka shtyre për javën tjetër gjykimin.

Një maratone prej dhjetë muajsh nga drejtësia për të zbardhur të vertetën,
edhe pse kamerat në qelitë e burgut flasin qartë për vdekjen e shqiptarit, duke
shkuar nga shtyrje në shtyrje…

Duhet të kalonin dy vite që drejtësia helene të fillonte hetimin rreth vrasjes
së 42 vjeçarit shqiptar Ilir Kareli, i burgosur në burgun Nigrita. Katër ditë
më vonë  nga vrasja më 8 prill të 2014,
gjashtë nga 15 gardianë e burgut të mpleksur në këtë masakër po hetohen në gjendje
të lirë, ku ndërmjet tyre ndodhet për gjykim edhe drejtori i gardianëve të
burgut. Por këtë radhë drejtësia helene nuk e ka të vështirë për të hetuar këtë
vrasje , pasi ajo ka ne perdorim edhe kamerat 
e shumta që tregojnë realitetin në burgun e Nigritas.

 

Shteti ligjor nuk ka funksionuar në burgun e Nigritas në Serros, oficerët e
burgut janë përfshirë në torturimin e të burgosurit Ilir Kareli, i cili siç dihet
vdiq pas një rrahje brutale. Deri më sot, edhe me akuza serioze për dënime të rwnda,
kurrë nuk u dha nga prokuroria helene urdhër arresti për këta gardianë, të cilët
sot pas dy vjetësh po hetohen, në një kohë që zbatimi i ligjit nuk ka
funksionuar, përkundrazi duke bwrw atë, duke e kthyer kwtw burg në atë të
Guantanamo, duke shkelur sitematikisht të drejtat e njeriut dinjitetin etj.

 

Të akuzuarit në sallën e gjyqit…

 Më 20 shtator 2016, pas pesë seancash gjyqësore në Selanik është shtyrë përsëri për 6
gardianët e burgut të cilët dhunuan për vdekje Ilia Karelin. Gjyqi është lënë
për datën 28 shtator të 2016. Nga 15 gardianët e akuzuar, vetëm dy prej tyre
kanë pranuar se kanë përdorur dhunë, aq sa njeri prej tyre pranoi se hodhi dy
“grushta dhe dy shqelma”. Gardiani tjetër ka pranuar se  nga nervat e ka goditur 42-vjeçarin shqiptar
dhe me pas i ka hedhur një kovë ujë, por sipas mediave vendase, ai shfaqet i
penduar për veprimin e tij, duke shtuar se e po kalon në gjendje jo të mirë pas
vrasjes

  Ja çfarë thanë gardianët e burgut për vdekjen e Kareli.

 Të pandehurit e tjerë kanë mohuar se kanë ushtruar dhunë, duke konfirmuar,
tensionin dhe zemërimin e klimës mbizotëruese pas transferimit  të Ilia Karelit në burgun e Nigritas. Në
pyetjet e vazhdueshme të gjykatës për dhunën nga bashkakuzuarit, disa nga të
pandehurit flisnin për “goditje” dhe “shuplaka” pa qenë në
gjendje për të përmendur “protagonistët” kryesor, ndërkohë që ka
pasur raporte kundër policëve të Punëve të Brendshme të Greqisë…

Drejtori i burgut Nigrita, ka pohuar se nuk ka njoftim për asgjë, dhe nga
përgjigjet e dhëna për një pyetje nga prokurori duk se nuk u kujdes të dinë se,
menjëherë pas vdekjes së të burgosurit, çfarë saktësisht kishte ndodhur.
“Synimi im ishte të mos ndodhë asgjë”, ndërsa theksoi se kjo ishte
iniciativë e tij në vendosjen e kamerave në burg, një masë e quajtur
“parandaluese” për të pasur te dhena-fakte. Sipas tij, ai ka pasur
kundërshtime për transferimin e Karelit në burgun ne Nigrita, për shkak të
mangësive në burg, dhe e përvojës së stafit të burgut. Ai iu referua
rekomandimeve të bëra nga zyrtarët e burgut pas mbërritjes të burgosurin:
“Kushdo guxon të lëndojë atë, le ta bëjë atë tani, por e di se ai do të
shkojë burg, mos shkatërroni familje tuaj “, tha ai në gjykatë.

Duhet theksuar se të pandehurve të burgut ndalohet përdorimi i torturës së
rëndë, duke përfshirë edhe vdekja e personit që ndodhi, por edhe drejtori i
burgut është akuzohet njëlloj si gardinët e tjerë për dhunime.

 

Hetimet: Ishte një përgatitje për torturë fizike

 

Sipas zyrtarëve përkatës del se bëhet fjalë për një përgatitje torture dhe
jo vdekje , “Unë doja ta godisja për të goditur atë, por megjithatë më
erdhi keq, kur e pashë atë në një gjendje të tmerrshme. Ai kishte rene pa
ndjenja, e godisnin, por si të gjithë të tjerët dhe unë kam goditur, për të mos
thënë se më erdhi keq” tha një nga të pandehurit.

 

Selanik: Gjykimi i vazhdueshëm, mjeku ligjor përgenjeshtron ato që ka thënë dy viteve me parë

 

6 shtator 2016: Seanca ka vazhduar me shqyrtimin e mjekut ligjor Minas Georgiadis, i cili ka kryer autopsin në 42-vjeçarit shqiptar, duke dal me konkluzionin përfshirë edhe në dosjen përkatëse.

Mjeku ligjor dëshmoi se goditja e identifikuara në trupin e pajetë të
Karelit nuk janë të lidhura me vdekjen e tij. “Vdekja e të burgosurit nuk
ishte rezultat i lëndimeve”, tha ai, dhe e pyeti për gjoks të thyer e të
ndjerit, ka thënë se nuk duket të jetë shkaktuar nga një akt të dhunshëm.

 

Gjithashtu ajo mbeshtetur në historikun mjekësor të të burgosurit shqiptar
dhe gjetjet specifiketë sëmundjes të zemrës, kombinuar me stresin i ka
shkaktuar ngjarjet e mëparshme nuk është e përjashtuar që çuan në vdekjen e
tij.

Por kjo dëshmi e kesaj mjeke ka nje kthese me ato qe ka deklaruar dy vite
më parw për shkqet e vdekjes, po i kujtojmw …

28 mars 2914, Vdekja e të dënuarit ka ardhur nga plagët e shumta në të
gjithë trupin e tij dhe një kafaz i kraharorit të copëtuar, e cila është shkaktuar
nga një mjet të mprehtë (mundësisht një shkop). Duhet theksuar se në bankën e
të akuzuarve të gjykatës ishin ulur 13 rojet, të cilët i atribuohen akti i
torturës së rëndë, duke përfshirë edhe vdekjen e personit ndodhi, në
bashkëpunim, si dhe ish-drejtori i burgut Nigrita i akuzuar që po përballet me
veprën penale të nxitjes seri… Lidhur me keqtrajtimet e shqiptarwve në Greqi
amabasada shqiptare në këtë vend nuk njoftohet, por nga ana tjetër mungon
personi qe duhet të ndjekë nga afër këtë problem, aq sa shteti shqiptar e ka të
vështirë për të gjetur nje punonjës njohws të ligjeve.