Reportazh nga Laureta Petoshati: Mesha e Shenjtë për Shenjtorin e parë shqiptar, Donatin nga Vlora

477
Reportazh nga Laureta PETOSHATI 
Edhe pse ishte një mbrëmje e ftohtë dhe me shira të fortë, as misionarët e fjalës së shenjtë të Kishës Katolike “Shën Luigji Gonzaga, as besimtarët katolikë, por dhe intelektualë të qytetit të Vlorës, nuk iu trembën motit për të përkujtuar Shën Donatin me origjinë nga Vlora. 
Pak fjalë mbi Shën Donatin
Po kush ishte Shën Donati, apo Shën Dana siç i flasin shkurtimisht? Ka shumë shkrime që flasin për këtë martir të Krishterimit, i cili pat lindur ne Vlorë dhe emigroi në qytetin port të Capo di Leuca, Itali shërbeu si dhjak në kishën e Santa Maria di Leuca në Itali. 
Në librin ACTA SANCTORVM i vitit 1643 (Libri i të Shenjtëve) për Shën Donati (Danax – lexohet Danaks, thuhet pikërisht kështu: “Hic ex Illyrico oriundus, loco qui Aulon” (Ai është me origjinë ilire, nga vendi i saj Vlora), kjo është bërë në bazë të dokumenteve që i ka lënë me shkrim që në gjallje Shën Donati. 
Ndërsa Br. Silas Henderson, S.D.S. në revistën “Aleteia” më 18 janar 2016, sqaron rrethanat e martirizimit te Shën Donatit:
Gjatë një bastisje nga pushtuesit maurë, Dana mori Sakramentin e Bekuar nga kisha, duke shpresuar për të gjetur siguri në qytetin e afërt të Montesardo…


Për më tepër në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”
Sigal