Petrit Sinaj: Artistë të tillë janë bërë ambasadorët të kulturës dhe muzikës sonë në botë

773
Sigal

Z. Nevruz Vengo,
“Nokes” së Beratit, i jepet titulli, “Qytetar nderi”, emra të njohur të muzikës
i bashkohen në ceremoni

I njohur si
instrumentist brilant në muzikën popullore me klarinetë e që në të gjithë
vendin dhe në diasporë njihet Nokja i Beratit është vlerësuar me titullin e
larët “Qytetar nderi”, i qytetit mbi 2400 vjeçar të Beratit. Ai është
konsideruar dhe cilësuar si një ndër instrumentistët më të mirë në vend, në
diasporë e më gjerë dhe që gjithë jetën e tij ia ka falur instrumentit të
klarinetës. Për kontributin e vyer në fushën e muzikës brenda dhe jashtë vendit
duke u bërë një “Ambasador”, i kabave dhe shoqëruesi artistik i këngëtarëve të
muzikës popullore me instrumentin e tij klarinetë, është vlerësua ditë më parë
nga këshilli Bashkiak i Beratit, me titullin “Qytetar nderi”, ndërkohë që në
ceremoninë e organizuar kanë marrë pjesë emrat të njohur të skenës shqiptare si
Petrit Lulo, Ylli Baka, Paro Zilfaj, Dashuri Hysi, Irma Libohova, Avni Lushka,
Sali Malaj, Ergys Hyka, etj, si dhe miqtë e nga Amerika Neim Beqiri, Nexhat
Kronja nga Prespa, Fatos Hoxha etj. Prefekti Qarkut të Beratit Fadil Nasufi. Po
në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Kryetari Bashkisë Petrit Sinaj, nënkryetari
Çlirim Brisku e Teuta Muçogëllava, Sekretari përgjithshëm i Bashkisë Gëzim
Zema, Shefi Kabinetit Fitim Rrapaj, nënkryetare e këshillit bashkiak Dhurata
Plaku, intelektualë e banorë të thjesht të qytetit dhe të rrethinave të tij,
gazetar, krerë të pushtetit vendor  etj,
ku Nokes iu dorëzua titulli.

Vendimi i këshillit bashkiak

Ishte këshilli
bashkiak që me një vendim me numër 92 me datë 16.09. 2016, vendosi t’i japë
titullin “Qytetar nderi” Novruz Vengos, Nokes së Beratit me motivacionin: “Një
nga instrumentistët virtuozë, në shkallë vendi, i cili me tingujt e magjishëm
së klarinetës së tij ka bërë të njohur qytetin e Beratit nëpër botë, duke
fituar zemrat e bashkëkombësve së tij dhe si një artist i folkut, i vlerësuar
me çmime brenda dhe jashtë vendit, për nivelin e lartë të interpretimit dhe
përkushtimin e tij për prezantimin dinjitoz të Artit të qytetit të Beratit”. Petrit
Sinaj Kryetari bashkisë të Beratit për këtë event ka cituar mes të tjerash se –
Artist të tillë janë bërë ambasadorët të kulturës dhe urat lidhëse miqësie
nëpërmjet muzikës mes shteteve fqinjë dhe nëpër botë. Ndaj sot me kënaqësi i
dorëzojmë këtë titull Nokes të Beratit, ku më parë këshilli bashkiak me vota
unanime ka vendosur për t’i dhënë këtë titull të lartë   “Qytetar nderi”, i  qytetit të Beratit. Edhe në të ardhmen
shpresojmë që artistë të tillë me punën e tyre duhet të meritojnë tituj të tillë.
Ndërsa falënderoj të pranishmit miq dhe shokë të Nokes dhe në veçanti miqtë e
ardhur nga Diaspora, Amerika, Maqedonia, Kosova dhe këngëtarët e nderuar.

Vlerësime të kolegëve

 Pas ceremonisë së dhënies së titullit, një
prej kolegëve të tij u shpreh në lidhje me vlerësimin e Nokes dhe momentet që i
lidhnin së bashku. Ja si shprehet Ylli Baka. “Unë me Noken kam shumë vite që
punoj, më bëhet qejfi që ai është vlerësuar me titullin qytetar nderi i
Beratit. I uroj suksese sa më shumë dhe për festat e Nëntorit unë së bashku me
Noken do të jemi në SHBA për të festuar me bashkatdhetarët tanë atje  dhe me këtë rast, duke përfituar nga kjo
intervistë, i uroj suksese të gjithë artistëve. Ne i ndodhemi pranë njëri
tjetrit në çdo moment gëzimi, por jo vetëm dhe kjo është një nga gjërat më të
mira që kemi ruajtur. Përveç punës ndajmë të mirat, lodhjen, por veçanërisht në
këto momente të tilla vlerësimi është një kënaqësi e madhe, pasi e ndan atë me
artistët dhe me miqtë e tu këtu në Berat”. Kujtime për Noken e Beratit solli
dhe Profesor Ymer Kordha një nga mësuesit e tij, i cili foli për jetën e
artistit dhe se si ishte futur ne këtë rrugë, e cila e ngriti në majat më të
larta të muzikës, si një nga instrumentistët më me zë brenda dhe jashtë vendit
tonë.

Nevruz Vengo

Mes emocionesh
dhe me pak fjalë Nokja i Beratit nuk rresht së falënderuari të gjithë këshillin
bashkiak në lidhje me këtë vlerësim. ndërkohë që tha për të pranishmit: “Është
një emocion i madh për mua. Unë gjithmonë jam në instrument dhe për një
instrumentist  është e vështirë të
gjenden fjalët në këto momente emocionuese. Falënderoj këshillin bashkiak,
Kryetarin e Bashkisë, Petrit Sinaj, Prefektin Fadil Nasufi. Të gjithë kolegët e
mi, të cilët sapo mësuan që unë u vlerësova me titullin ‘Qytetar nderi’ shprehën
dëshirën për të qenë në këtë ceremoni. Ndërsa falënderoj të gjithë pjesëmarrësit,
profesorin tim Ymer Kordha, gazetarët e medias së shkruar dhe asaj vizive për
praninë e tyre të vyer.”.