Pandeli Bardhi: Shkolla 100-vjeçare e Vranishtit të Devollit, e bekuar edhe nga Dritëro Agolli

641
Sigal

 

“Foleja” ku “cicërimat” e bilbilave, nuk
pushojnë. Ёshtё shkolla-vjeçare e fshatit Vranisht tё Devollit. Shkollë me
tradita, shkollë ku “Kënga” e bilbilave, patriotё e atdhetarё, ka patur njё
“melodi” tё vetme, atё tё edukimit patriotik, tё mёsimit tё gjuhёs shqipe, tё
mbajtjes lart tё krenarisё e ndjenjёs kombёtare. Tё paktёn nё kёta 100 vitet e
fundit, “Bilbilat”, i kanё lёnё stafetёn njёri-tjetrit. Aty, ku e ka lёnё
stafetёn njёri  brez, e merr tjetri pёr
ta çuar edhe mё pёrpara, qё kjo “melodi” tё mos pushojё asnjёherё…Kёshtu e
filloi “kёngёn” e tij Et-hem Zhgaba, nё mars tё 1917, kur themeloi kёtё shkollё
tё gjuhёs shqipe e deri tek Endri Fifo, drejtori aktual i kёsaj shkolle, qё ecёn
nё vazhdёn e traditave. Endri, njё artist i dёgjuar, njё bilbil i vёrtetё i kёngёs
shqiptare, u emёrua nё kёtё detyrё nё shtator tё 2015. Nё tetor tё kёtij viti,
i uroi Nderit tё Kombit, Dritёro Agollit, përvjetorin e lindjes, duke i bёrё
edhe prezantimin nё detyrёn e re tё Drejtorit tё Shkollёs. “Faleminderit tё
gjithёve pёr urimin dhe mё bёhet qejfi qё keni shkuar tё “kёndoni”  nё “folenё” e bilbilave” i pёrgjigjet shkrimtari
i madh. Endri i ka njёsoj, edhe kёngёn, edhe punёn. Edhe punёn, e “kёndon” si
bilbili, prandaj shkrimtari i madh i thotё “tё kёndoni nё folenё e bilbilave”! Vetёm
njё vit ka Endri nё kёtё detyrё, por puna qё ka bёrё bashkё me kolektivin e
mrekullueshёm tё mёsuesve vetёm kёtё vit, flet pёr mё shumё se njё vit. Ka njё
diçka tё veçantё nё kёtё kolektiv tё mёsuesve. Nuk ёshtё ajo qё thonё disa,
sikur mёsuesit janё tё zgjedhur. Ata janё si tё gjithё tё tjerёt, kanё aftёsinё
profesionale, kanё vullnetin pёr punё. Secili mёsues, gjen atje njё ambient qё
tё imponon tё ecёsh mё pёrpara mbi bazёn e atyre tё mёparshme, nuk ka se si tё
ndёrpritet “zinxhiri” i arritjeve, qysh nga koha kur Et-hem Zhgaba, themeloi kёtё
“fole”!

 

Bilbili që i këndoi atdheut

 

Nuk do tё ishte pa interes, tё flisnim
dy fjalё, pёr “bilbilin” qё i “kёndoi” Atdheut aq bukur me Abetare dhe pushkё,
kёtij patrioti dhe luftёtari tё madh pёr dije, pёr liri e pavarёsi.  Me “armёn” e Abetares, qysh kur i ra nё dorё nё
1902, dёrguar babait tё tij nga patrioti i madh Shahin Teki Kolonja, hapi
“folenё” e “bilbilave” tё gjuhёs shqipe, shkollёn nё fshatin e tij tё lindjes
Pilur qё sot, mban emrin e tij. E mёsoi dhe e prapagandoi Abetaren e gjuhёs
shqipe tek shokёt e vet. Vazhdoi studimet nё shkollёn e Progrit qё u hap pёr tё
parёn herё nё 1908 dhe i vazhdon ato nё Manastir nё 1910. Mёsonte Abetaren, por
nuk e hiqte nga krahu edhe pushkёn. Krismat e pushkёs pёr mbrojtjen e tёrёsisё
teritoriale, tё lirisё e Pavarёsisё, do tё vazhdonin si “melodi” e gjuhёs
shqipe, nё çetat e Bellkamenit dhe Gёrmenjit, e vazhdoi si pjesmarrёs nё Ditёn
historike tё Shpalljes sё Pavarёsisё dhe luftёn e Vlorёs dhe e mbylli si mёsues
nё fshatin e tij, duke i dhёnё shkollёs “dёftesёn” e pjekurisё, me vulёn qё sot
mban emrin e tij. “Ngazёllehem me gjithё shpirt, do tё shkruante ai nё vitin
1912, kur shikoj tё dy bashkё, Komandantin tonё Themistokli Gёrmenji, me Burrin
e madh tё Kombit tonё, Iamail Qemalin”. Shtatori i 1912 e gjen mёsues nё Mёsonjёtoren
e parё Shqipe nё Korçё e mё pas nё 1914, do tё rreshtohet pёrsёri nё çetёn e Themistokli
Gёrmenjit. Viti 1920 e gjen delegat tё Devollit nё Kongresin e Lushnjёs. Nё
1930 deri nё 1935, kthehet pёrsёri mёsues nё shkollёn qё hapi vetё. Gjithё jetёn
e tij, me Abetaren shqip dhe pushkёn nё shёrbim tё Atdheut. Qysh nga viti 1935,
kur Et-hemi e dorёzoi “stafetёn” e tij si mёsues, e dorёzoi atё nё duar tё
sigurta, qё rezultatet tё vazhdonin si “hallkat” e pashkёputura tё zinxhirit nё
ditёt e sotme e nё vazhdim…

 

Fahri Spaho, Pëllumb Bushka dhe Endri Fifo

 

Nё gjurmёt e tij, eci edhe ish nxёnёsi i
tij, Fahri Spaho, nga fshati Vranisht. Ka lёnё gjurrmё Fahriu nё arritjen e tё
gjithё treguesve nё kёtё shkollё jo vetёm gjatё 17 viteve qё punoi nё kёtё
shkollё si mёsues dhe drejtor i saj, por edhe mbas daljes nё pensoin nё 1980. Flasin
pёr kёtё, medaljet e shumta me tё cilat ai ёshtё nderuar,  si “Medalja e Trimёrisё”, “Medalja e Çlirimit”,
“Medalja e Trimёrisё”, “Medalja e Punёs” 
“Mёsues  i Dalluar’ e shumё stimuj
tё tjerё. Ёshtё merita e tij ngritja e Muzeut tё Shkollёs, qё mёsues dhe nxёnёs
tё njohin traditat, tё njohin punёn dhe sakrificat e tё parёve tё tyre, tё
njohin arritjet e t’i cojnё ato mё pёrpara. Pëllumb Bushka, ёshtё njё tjetёr mёsues
i cili shёrbeu pёr afro njёzet e tre vjet si mёsues nё kёtё shkollё dhe krahas
punёs nё arritjen e rezultateve, do tё mbahet mёnd pёr studimin qё ai ka bёrё pёr
toponimet, pёr prejardhjen e emrave  nё tё
gjithё sonёn. Mё tej, po e pasuron kёtё Endri Fifo. Secili mёsues, ka lёnё
gjurrmё dhe stafetёn e ka dorёzuar nё duar tё sigurta. Kёshtu edhe Ligoraq
Karamelo, kёshtu edhe Novruz Spaho, kёshtu edhe Aurika Pecani qё ka bёrё
historikun e shkollёs, kёshtu edhe shumё tё tjerё. Mёsueset Rezarta Hoxha dhe
Zhuljeta Lumi, kanё qёnё nxёnёse nё kёtё shkollё, sot ato janё mёsuese tё
dalluara. Kanё mёsuar shumё nga mёsuesit e tyre dhe sot, pёrpjekjet pёt tё ecur
nё gjurrmёt e tyre, pёr t’i  “kopjuar”
ata nё pёrkushtimin ndaj punёs, nё metodёn e stilin e tyre tё punёs, nuk kanё
shkuar kot. Secili mёsues, ka meritёn e tij nё rezultatet e larta tё mё shumё
se 250 nxёnёsve tё kёsaj shkolle, me njё kalueshmёri qind pёr qind dhe me njё
notё mesatare prej 7.6%. Secili mёsues pёrpiqet tё bёjё tё pamundurёn, tё japi
maksimumin, tё gjejё forma e rrugё efikase pёr arritjen e rezultateve me klasёn
e vet, nё lёndёn qё jep.  Nёndrejtoresha
Rovana Toska, ka vetёm 2 vjet nё kёtё detyrё dhe angazhimi i saj, ёshtё qё
rezultatet tё maten me atё ku duhet tё jenё, jo mё atё qё ёshtё arritur njё vit
mё parё. Erandi Pullumbi, ёshtё mёsues i matematikёs dhe ka synimet e veta, ka
kёrkesa mё tё larta nё pёrvetёsimin e kёsaj lёnde. Edhe Marsela Bello, si mёsuese
e gjuhёs angleze, nuk mbetet prapa nё kёrkesat qё kjo lёndё, jo vetёm tё mos nёnvleftёsohet,
por tё rradhitet krahas rezultateve mё tё mira tё lёndёve tё tjera. Ka tё drejtё
drejtori i Shkollёs Endri qё thotё se “Kёtu, punohet me mёndёsinё qё suksesi
fillon tek komuniteti”. Kjo bёn qё t’i kushtohet rёndёsi marrdhёnieve me prindёrit,
me Kryetarin e Komitetit tё prindёrve, Kujtim Babasuli, me Kryepleqtё Sulejman
Neziraj e Fiqiri Shamo, me administratorin e komunёs Progёr Adi Muso etj. Tё
gjitha kёto, bёjnё realitet atё ç’ka thotё drejtori i dhkollёs. Janё tё shumta
ngjarjet dhe ditёt e shёnuara qё kjo shkollё, i ёshtё pёrgjigjur me aktivitete
nga mё tё ndryshmet kulturore dhe sportive. Edhe pёr kёto, kanё ç’tё thonё, por
jo tё mburren, Drejtori i Shkollёs dhe Nёndrejtoresha Rovana Toska. Aktivitete
tё shumta u zhvilluan nё kuadrin e 85-vjetorit tё lindjes sё gjeniut tё
letrave, Dritёro Agolli. Sytё e tij mbushen me lotё dhe e ka tё vёshtirё t’i pёrgjigjet
urrimeve tё vogёlusheve tё shkollёs, qё i vijnё nёpёrmjet telefonit si cicёrrimat
e bilbilave. Ato i urrojnё “bilbilit” qё aq bukur i kёndoi vёndit tё tij, ku
balta, ёshtё mё e ёmbёl se mjalta, edhe dhjetra vite tё tjerё pёr tё mirёn e tё
gjithёvё. Adela Bylykbashi, ёshtё nxёnёse nё klasёn e 9-tё, por ёshtё edhe
piktore e talentuar. Ajo, nё ditёn e shёnuar tё 15 Tetorit, bashkё me urrimin,
i ka dёrguar Shkrimtarit edhe portretin e tij, tё pikturuar aq bukur me duart e
saj. “Edhe njёqind vjet,  Dritёro”, ёshtё
urrimi i tё gjithёve. Aktivitetet ndjekin njёra tjetrёn edhe pёr ngjarjen tjetёr
tё shёnuar, atё tё Lumturimit tё nёnё Terezёs, kёsaj nёne tё madhe, nёne me
vlera tё mёdha tё pёrmasave botёrore. Nuk ёshtё vetёm 14 vetё personeli mёsimdhёnёs
i mёsuesve. Janё mё shumё tё tillё “mёsimdhёnёs”!Janё edhe Adela Bylykbashi e
Nikoleta Spaho, nxёnёse tё klasёs sё 9-tё, qё jo vetёm kanё talent nё pikturё,
por si mёsuese, pёrgatitin edhe tё tjerё shokё e shoqe qё kanё talent nё kёtё
fushё. Janё edhe Haxhire Shirka, Gersil Prifti, e shumё tё tjerё, letrarё tё
rrinj. Dritёroi i Madh, duket sikur tё gjithё devollinjtё i ka “infektuar” me
“mikrobin” e poetit, tё letrarit, e veçanёrisht kёtu, nё “folenё” e bilbilave tё
kёngёs tё punёs e tё valles! Janё edhe Fjorela Tarelli e Klevi Lumi, janё edhe
shumё tё tjerё mjeshtra tё valles devollite, qё edhe vallja, tё “ndizet” nga
rritmi i kёngёve qё aq bukur i kёndoi bilbili i paharruar Ali Kondi. Çdo klasё
ka grupin e vet tё valltarёve, valle qё aq bukur i kёrcejnё, qё “koka t’i zёrёnё
tavan”, sic thotё poeti i madh, Dritёro. Ka lёnё gjurrmё bilbili i kёngёs Ali
Kondi i Madh qё melodia e kёngёve tё tij, tё jehojё brez pas brezi, jo vetёm nё
fshatin e tij tё lindjes Vranisht, por edhe nё gjithё Devollin e mё gjёrё.

 

Veprimtaritë sportive

 

Edhe nё aktivitetet sportive, jo vetёm qё
nuk mbeten prapa, por janё nё pararojё tё shkollave tё tjera nё Devoll. Edhe pёr
kёtё vit, kolektivi i kёsaj shkolle, zuri vёndin e parёmidis shkollave tё tjera
nё Devoll nё aktivitete tё tilla si volejboll e futboll etj, pёr tё cilat u
nderuan me stimuj tё ndryshёm. Aktivitetet, janё na vazhdim, nё kuadrin e
100-vjetorit tё shkollёs qё do tё festohet nё muajin Mars tё vitit tё ardhshёm.
Kanё me çfarё tё mburren e t’i “raportojnё” themeluesit tё kёsaj shkolle, Et-hem
Zhgaba. Me siguri edhe ai do t”i pёrgёzojё qё kanё ecur nё gjurrmёt e tij, me atё
pёrkushtim si ai, kur vuri “gurin” e themelit, “gurin” e parё tё dijes e tё
dritёs nё fshatrat Pilur, Vranisht e Bickё. Ai do t’i pёrgёzojё pёr sukseset e
arritura nё kёta 100 vjet, pёr atё qё mundi dhe djersa e tij  nuk shkuan kot, qё krismat e pushkёs sё tij,
nuk kanё “gjёmuar” kot. Et-hem Zhgaba ёshtё i lёnё disi nё harresё nё kёta njёqin
vite, por, “e vёrteta, vonon por nuk harron”! Drita qё ai ndezi, do tё ndriçojё
e do tё shkёlqejё gjithmonё pёr brezat qё do tё vijnё e nuk do tё venitet kurrё.
A nuk ka tё drejtё vallё Dritёroi i Madh kur i thotё Endrit, “tё kanё çuar nё vёndin
e bilbilave…”.