Një vizitë në ShënPetërburg për xhirimin e filmit dokumentar për Dritero Agollin.

1456
Ilia Terpini / Rasti e solli që unë po bëj një film dokumentar për të madhin Dritëro Agolli, Nderin e Kombit dhe kryetarin e nderit i te Shoqates Devolli 
Për profesionin që kam më është dhënë mundësia të shkoj në shumë vende të botës. Mbas kryerjes të detyrës që më është ngarkuar gjëja e parë që më ka tërhequr kanë qenë muzetë. Nuk mundem të lë pa përmendur Muzeun e Artit në New York, Muzeun e ishullit ku qëndron Statuja e Lirisë, Muzeun e Vinsent van Gogut në Amsterdam, vendin e lindjes të piktorit të madh, Muzeun në Barcelonë, Romë, Athinë, Stamboll. Muzeun e famshëm në Afrikën e Jugut në Johanesburg. Por mbi të gjitha ka qenë Muzeu Orsei në Paris dhe i famshmi Luvër, ku vizitorët nuk shkëputen lehtë duke parë Monalizën e famshme. Por ja që paska dhe të tjerë muze akoma më të mirë , muzeu ose më mirë Ermintazhi i Shën Peteburgut në Rusi. Ka qenë një ëndërr e vjetër për ta vizituar këtë qytet duke u influencuar nga bisedat me Dritëro Agollin , Muntaz Dhramin, Kristaq Ramën e shumë studentë të tjerë që iu është dhënë rasti të studiojnë në Leningradin e asaj kohe ose Shën Petërburgun e sotëm. Ja, rasti e solli që unë vendosa të bëj një film dokumentar për të madhin Dritëro Agolli, nderin e kombit dhe kryetarin e nderit i të Shoqatës Devolli, ku bëj pjesë dhe unë. Në momentin kur skenaristja e filmit Vllasova Musta po shkruante skenarin me rastin e 85 vjetorit të lindjes të Dritëroit u shfaq si në ëndërr Ermitazhi, pallati i Carit, Pjetrit të madh, Caresesha Katerina, Pallati i saj Mbretëror, Sulmi në kohën e Revolucionit mbi Pallatin e Dimrit dhe shume ngjarje te tjera, të cilat e bënë të pavdekshëm këtë qytet, me aromë evropiane, ku flitej dhe flitet frëngjisht. Nuk mund të më hiqej nga mendja ky rast unik në botë që një Car siç ishte Pjetri i Madh, ku në mes të qytetit munda të shijoj një skulpturë gjigande hipur në kalë, i cili e ndërtoi këtë qytet me arkitektë italianë e francezë, me piktorë nga më të mëdhenjtë e botës, por i mungonte flota dhe shkoi për të punuar në kantierin në Amsterdam (Holande) një qytet i njohur për ndërtim anijesh, i veshur si punëtor, pa u identifikuar si Car. Një kolos shumë i pashëm, me vizion të gjerë dhe i gjatë mbi 2 metra, i cili nuk u prezantua si Car. I dëgjuar për veprimet kundrejt të birit, i cili i pabindur për këshillat e babait në moshë të madhe, kur u dënua dhe kamxhikun e fundit ia dha ky. Por meritat e tij për ndërtimin e këtij qyteti njihen në të gjithë botën. E lulëzojë këtë qytet që përshkohet nga lumi Neva, i lundrueshem. Një qytet që u ngrit mbi një kënetë moçalishte duke punuar mbi 30.000 punëtorë, ku një pjesë vdiqën nga kushtet e vështira të punës. Duke parë lulëzimin e këtij qyteti poeti i madh rus, Pushkini ikën nga Moska dhe vendoset në Shën Petërburg. Pata rastin të shijoj disa monumente të Pushkinit, qytezën dhe shkollën ku studioi, ku mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Carkoje Sjello ku ndodhet pallati i Careshës Katerina me një territor pa fund mbushur me skulptura, parqe, shatrivane që duken sikur je në përrallë. Pata rastin me shumë përpjekje këto bukuri që në disa vende nuk lejoheshin të xhiroheshin me kamerë profesionale , duke pasur me vete si operator djalin tim Zhanin t’i xhiroj duke falënderuar dhe miken ruse, një pedagoge, e cila jep mësim në fakultetin e gjuhës shqipe, zonjushën Albina Girfanova dhe mikun e saj Pantelev Anatoli. Nuk duhet harruar që në Shqipëri kinematografinë, teatrin, baletin dhe skulpturën e kemi në sajë të studentëve që kanë studiuar në Rusi (Bashkimi Sovjetik të asaj kohe). Kam pasur fatin të punoj e të xhiroj me këta persona si Viktor Gjika, Dhimiter Anagnosti, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Muntas Dhrami, Panajot Kanaçi, Kujtim Spahivogli, e shumë të tjerë. Vura re gjatë ditëve që xhiruam ambientet ku ka studiuar Dritëro Agolli një interesim të madh për të na ndihmuar. Shefja e katedrës ku ka studiuar Dritëro Agolli na krijoi mundësinë për të xhiruar në çdo vend. Shumë vepra të Dritëro Agollit ishin përkthyer në rusisht. Nuk mund të lë pa përmendur përgjegjësin e arkivit të fakultetit, zotin Anatoli, i cili sa mori lajmin se po bëjmë një film dokumentar për Dritëroin , mori fizarmonikën dhe na tha: po e uroj shkrimtarin e madh me një këngë shumë të njohur ruse “Padmaskovie Vjeçera”.Kudo që shkonim të vjetrit na flisnin me dashuri për Shqipërinë, për studentet që kishin studiuar atje. Qyteti përshkohet nga ndërtesa, monumente, shatërvanë, katedrale të mahnitshme. Pjetri i Madh në shumë ndërtime merrte pjesë dhe vetë. Kupola e Shën Isakut duket mbi gjithë ndërtesat e tjera në sheshin përqark bëhen vazhdimisht dasma por bukuria më e madhe është në pranverë në netët e bardha. Qyteti përshkohet nga bulevardi Nevski më i njohuri në qytet. Por ajo që bën të pavdekshëm është Pallati i Dimrit, Pallati i Carit. Pallati i Dimrit zë një sipërfaqe prej 3.5 hektarë dhe brenda tij ndodhen 1507 dhoma. Në këtë qytet ndodhet metroja më e thellë në botë me kateër linja. Madhështore qëndrojnë pallati Shisherin, Akademia e Shkencave, Monumenti i Pjetrit të Madh në kalë, monumenti i Kutuzovit gjeneralit që luftojë kundra napolonit, monumentet e Pushkinit etj. Urat njëra më e bukur se tjetra, ura Blu. Vlen për të përmendur metropoli i artistëve (varrezat) ku prehen Dostojevski, aktorë, regjisorë, balerinë, akademikë, Musorksi, Çajkofski, Rubini, Rimsi Korsakov, Borodini, Stravinksi etj. Ajo që bën Shën Petërburgun të pavdekshëm janë netët e bardha. Ja si mund të përshkruhen netët e bardha. Është verë, koha e vërshimit të artë, drita pushton errësirën e natës. Të huajt mahniten nga qielli i veriut, magjia e tij e ëmbël, shkëlqimet e kristalta, sepse nuk e kanë parë kurrë qiellin në këtë mënyrë , një ndriçim i shkëlqyeshëm i tillë. Nata nuk e mbulon Nevën dhe Shën Petërburgun madhështor. Nata bie pa hije. Gjate kësaj kohe organizohen shumë festivale me muzikë e këngë ruse, kalinka ose kërcimi i kozakëve. Të gjitha këto janë të njohura nga të huajt. Spektatorëve u shërbehet me shampanjë ruse. Kështu që këto ditë që ndenjëm mundëm t’i shijojmë këto momente. Por ajo që na befasoi përveç shumë vendeve që patëm rastin t’i vizitojmë ishte Ermitazhi i vendosur në Pallatin e Carit, do të duket e çuditshme që unë së bashku me pedagogen ruse Albina dhe mikun e saj dhe Zhanin mundëm t’i vizitojmë dhe xhirojmë megjithëse ishte e ndaluar (duke marre leje). Por para se të flasim për Ermitazhin nuk mundemi të lëmë pa përmendur Muzeun Rus. Ky ishte më i pasuri me vepra ruse , pas galerisë Tretjakovskaja në Moskë. Këtu ka të gjitha epokat që nga pikturat e Rubierit deri në ikonat ruse, portrete të sunduesve dhe politikanëve anëtare të familjes Cari. Potreti i Shaljapinit, statuja e Gogolit, pikturat e Rarodinit, Rimski Korsokavit, Musorksit, Blinka e piktura Rjepimit. Një nga statujat e Pushkinit është vendosur para muzeut Rus, pallati i Shën Mikelit është zbukuruar me kolona dorike. Muzeu Rus mbi 300 vepra artistike mund te gjesh çdo rrymë, nga pikturat e Rubenksit deri në kohën e Shën Petërburgut. Pikturat e Shaljapinit shumë piktura të ish këngëtarëve të pallatit të Carit. Pushkini nga një familje fisnike shkroi veprën Zezaku i Pjetrit të Madh, ishte një mik Afrikan. Siç dihet vdekja poetit ndodhi papritur. Për ta mbrojtur nderin e të shoqes ftoi një Francez në duel dhe u plagos dhe humbi jetën mbas dy ditësh. Ishte humbje e madhe për Rusinë. Sot shtëpia e Pushkinit është muze. Metroja e Shën Petërburgurt është më e thella në botë, sepse tuneli duhej hapur në shtresë moçalore. Bulevardi Nevksi , shtrihet midis bulevardit Nevksi dhe Admiraliatit. Kudo do të shohësh kështjellat e aristokratëve, të pasur. Harku i Triumfit është përballë pallatit të Dimrit. Kolona 80 metra të larta prej graniti u ngrit për nder të fitores të trupave ruse mbi Napolonin. Blloku 600 ton mbahet nga pesha e tij, nuk ka luajtur fare as nga koncertet e rrokut që zhvillohen aty. Pallati i Dimrit (i famshëm nga revolucioni i tetorit) u ndërtua nga Bartolemeo Rasi , Streti me urdhër të Elisabetës së Rusisë me stil barok. Këtu jetoi Katerina e madhe. Sot është shtëpi muze e quajtur Ermitazh. Është një nga koleksionet më të bukura në botë. Ndërtesa përmbledh edhe ermitazhin e vogël të vjetër edhe ermitazhin e ri. Kanë punuar arkitektë nga më të mirët e botes. Kolonada prej mermeri, holli i zbukuruar me pasqyra, statuja që paraqesin perëndite e lashta, stili barok, dhomat e zbukuruara me mermer nga muralet, tapiceritë në ar. Muret dhe tavanet janë vepra të vërteta të artit. Duheshin orë të tëra për ta para. Koleksioni u krijua me inisiativën e Katerinës së madhe në 1760, këtu ndodhen 2.700.000 vepra , dhe në qoftë se harxhojmë 10 sekonda për çdo objekt do na duhen 3 vjet e gjysmë për ti parë të gjitha. “Vetëm unë dhe minjtë mund të admirojnë këto vepra brilante” ka thënë Katerina e madhe, e cila koleksionoi për 30 vjet veprat më të bukura të botës. I preferuari i saj Duka Goricin ishte vazhdimisht në kërkim të veprave të bukura të artit në ankande artistike të Evropës. Ndër kryeveprat e bukura gjenden piktura nga Leonardo Davinci, Ticiano, Skulptura nga Mikelanxhelo, piktura nga Elgreko, Morinio, Goja, Dec Laskezi, Pintoreto, Veroneze dhe Rembrandi 1974. 13 vepra të Rembrantit , 11 te Rubensit, 2 të Rafaelos, 2 të Olbensit. Nga impersionizmi deri në kubizmi. Gjatë revolucionit koleksioni u rrit shumë si rezultat i sekuestrimit duke kaluar në 10 fish koleksionin e Luvrit. Gjendjet një galeri e veçantë me portrete e 300 ushtareve që luftuan kundra Napolonit. Koleksione nga pikturat e lashta të Orientit, Egjiptit, Babilonisë, Sirisë, Antikitetit klasik, kultura Greke zë 5 holle, Romake 8 holle. 8 objekte nga Kina, India, Japonia. Dhoma e arit dhe dhoma e diamantit mund të vizitohet vetëm po të lajmërosh më parë. Ja se çfarë ka shkruar Viktor Vizeri në librin e udhëtimeve. “Tufa e maceve që jetojnë në bodrumet e Ermitazhit gjatë ditës mbahen larg njerëzve, natën lëshohen nëpër holle , se këto mace të mira ruse janë të vetmet që mund ta pastrojnë pallatin nga minjtë”. Pikturat e Sezanit , Matistit, Monese, Begase, Rubenit, Remuarit janë nga më të vizituarat. Koleksionet e Shupinit dhe Morazovit, veprat e Pikasosë mbushin 2 holle. Admiraliati gjendjet në bregun e Nevës, sheshi Aleksandër këtu diku ndodhej kantieri detar i Pjetrit të Madh, maja e tij e arte simbolizon qendrën e qytetit, që është identike me kullën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Këtu qëndron lisi që u mboll nga Cari, sot shërben Kolegji i Marinës. Nga ura Blu mund të shohim statujën e Nikolait të Parë. Kupola e Katedrales se Shën Isakut ngrihet mbi të gjithë ndërtesat e tjera. Në mes të sheshit është vendosur statuja e Nikolait të Parë. Statuja prej bronzi është vepër e Sankonese u porosit nga Katerina e Dytë për përvjetorin e ngjitjes në fron të Pjetrit të Madh. Blloku prej 1.600 ton prej graniti shërben si piedestal. Katedralja e Shën Isakut ka një nga kupolat më të mëdha në botë. Fletët e bakrit që veshin kupolën janë mbërthyer me perçina të arta të cilat peshojnë 100 kg. Pjetri i Madh nderoi një kishë për të nderuar Shën Isakun nga Dalmacia se kishte lindur ditën e fesë së shenjtorit. Katedralja e sotme u shenjtërua në 1858 dhe është ndërtesa e tretë që u ngrit në këtë vend. Fasada ka 48 kolona granit me peshë 114 ton secila dhe një kupolë që mbahet nga 24 kolona 6.7 ton dhe 3 kuintal arë brenda. Sheshi më i vizituar është Pallati i Operas ku janë luajtur pjesë nga veprat e Glinkës, Musorksit, Borodinit, Cajkovskit etj. Salla ka kapacitet 1700 spektatorë, këtu ndodhet ekspozita Ana Pavlovjes dhe Shaljapinit, statuja e Glinkës, Shën Nikolais shenjtor i mbrojtjes së marinarëve. Ndërtesa e shenjtorëve është nga më të bukurat. Ishulli Vasili , dallojmë kupolën dhe ndërtesën e universitetit. Këtu kanë punuar mjeshtrat Italianë dhe Francezë në ndërtimin e qytetit. Projektet dhe ndërtimet u drejtuan nga vetë Cari.Qyteti i Pjetrit të madh shërbeu si kryeqytet i perandorisë Ruse nga 1712 deri 1917 konkurenti i denjë i Moskës, në kohen sovjetike quhej Leningrad, emrin e vjetër e rimori kur ishte president Gorbacovi. Shën petërburgu ështe qytet mbi ujë, jo vetëm nga anijet por nga simboli i Pjetrit te Madh i cili ndërtoi një anije me tre direke, kjo statujë në formën e anijes me vela përdoret si shatrivan dhe ngrihet përballë Aurores dhe një hoteli aty pranë. Përballë fortesës Pjetërpal gjendet ishulli Vasili, ndan Nevën e madhe nga Neva e vogël. Këtu ngrihet fortesa Pjetërpal. Ketu është burgu që është burgosur vëllai i Pjetrit të madh, Aleksei, Dostojevksi, Troksi, Gorgi. Katedralja e Pjetër Palit është vepër e Tredinit në majë të shtizës së artë është vendosur një ëngjëll 122.5m i lartë. Pjetri kishte dhënë urdhër që të jetë më lart se kambanorja e Kremlinit në Moskë. Këtu janë vendosur varret e Pjetrit të madh dhe pasonjësve të tij , janë varrosur dhe anëtarët e fundit të Romanovëve si dhe Nikolai i Dytë me familjen e tij, të cilët u ekzekutuan në vitin 1915. Nuk mund të lësh pa përmendur kasollen e Pjetrit të madh ku janë ekspozuar objekte të Carit. Kjo u ngrit në brigjet e Nevës dhe vizitohet nga turistë nga e gjithë bota. Luftanija Aurora është ankoruar në molin Petrovskaja, 670 ton. Anija nisi të ndërtohet në 1897, kjo anije me 25 tetor sinjalizoi shtimin në dorë të Pallatit të Dimrit. Të nesërmen Lenini sinjalizoi rrëzimin e pushtetit të Carit. Pushteti i Sovjetëve kishte fituar. Kjo anije shërbeu në flotën detare deri në 1922. Këtu shërbenin 570 marinarë. Tani nuk ekziston kulti i Leninit por qytetit ka mbajtur disa statuja të tij. Njëra është vendosur përballë stacionit të trenit ku mbajti fjalimin publik, këtu është lokomotiva 923 ku Lenini u kthye në Shën Pjetërburg. Pranë Nevës ngrihet një ndërtesë bardhë e blu. Emrin Smolni e mori nga zifti që përdorej për ndërtimin e anijeve, u bë e famshme nga Lenini qe u vendos gjatë periudhës së revolucionit. Sot në Smolni janë vendosur zyrat e Kryebashkiakut. Natën vonë urat e Nevës hapen që mund të shkojnë tragetet, gjiri Finlandez në jugperëndim të qytetit Petro Vorevksi, i cili shërbeu si pallat veror i Pjetrit të Madh, një grup pallatesh me ndërtesa madhështore e një park gjigant rreth 30km larg qendrës së qytetit, muzeu u vendos në qendër të Pallatit. Pallati u ngrit me urdhër të Pjetrit të Madh në 1723. Vepër e Shan Vatist Deblondit Shën Nikolani Keti. Fasada 300m e gjatë u përfunduar në vitin 1752. Dhoma e fronit dhe dhoma e pritjes , sipas Lunaçarksit është perla e artistëve. Çdo ndërtim i Petro Vorevskit është magjepsës. Pallati që ndodhet prej 500 hektarësh është vendosur në një kodër 18m të lartë me ballin nga deti. Parku prej një sipërfaqe 100 hektarësh zgjatet drejt detit. Shatërvanët punojnë me fuqinë e ujit pa përdorimin e një sistemi elektronik apo mekanik, uji vjen nga lartësitë e Lortsait në një distancë 22 km e lartësi 100 m. ka punuar nga viti 1735 pa asnjë problem. Në park gjendet sistemi i shatërvanëve më spektakolarët e botës. Petro Dvorefski është më i madhi si nga sipërfaqja e atyre të Austrisë ,e numri i shatërvanëve 140 lëshojnë 100m3 ujë në ditë. Ujëvara simetrike në qendër përbëhet nga 17 shkallë dhe është e dekoruar nga 39 statuja të arta. Sasia e madhe e ujit derdhet në det përmes një tuneli. Pjetri i madh desh të simbolizojë fuqinë detare që u mori Suedezëve. Kompleksi donte të imitonte Versajën dhe u krijua për të kremtuar fitoren kundra suedezëve me statujën e artë të Samsonit. Statuja 5 ton u krijua nga skulptori i madh Podlovski me rastin e 25 vjetorit të betejës. Nga goja e luanit buron një curilë uji 20m e lartë, përveç shatërvanëve parku ka dhe 20 ndërtesa dhe vende të tjera për të vizituar. Vendi më i preferuar i Pjetrit ishtë Montleziri , nga shijonte një panoramë të bukur. Pjetrit i pëlqente të kalonte kohën këtu. Aty ngriti dhe galerinë me veprat e tij të preferuara dhe priste njerëzit më të afërt duke ruajtur dhomën e Fronit për vizitorët dhe zyrtarët. Në breg gjendet një statujë e cila është bërë nga vetë Pjetri. Ruset e konsiderojnë me fat dhe turistët i fërkojnë këmbët. Pallati Marli i shërbeu shtëpi pritje për mysafirët, ndërsa artistët qofshin aktorë, piktorë, poetë apo muzikantë qëndrojnë në Ermitazhin e vogël të Petro Dvorevskit. Stili i pallateve dhe kopshtet na tregojnë sa ngjasonte oborri i Carit me ato franceze. Frëngjishtja u kthye në gjuhën zyrtare të diplomacisë. Gastronomia Ruse i ngjan asaj franceze. Tavolina ovale ishte vend shumë i preferuar. Pjetri ishte mbi 2 metra i gjatë dhe kishte pamje imponuese. Reformator i vërtetë që nuk kursente as veten dhe as vasalet e tij. Ishte patriot i vendosur .Nga udhëtimet e gjata jashtë vendit fitoi shumë sidomos për ndërtimin e anijeve, e ndërtoi Shën Pjëterburgun jo vetëm për të përmbushur egon e tij por deshi një Rusi Evropiane. Si gjeneral krijoi një ushtri perëndimore me flotë ushtarake. Në jug të Petrovorevskit gjendjet qyteti i Pushkinit e ka marrë këtë emër që ne vitin 1937 me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij, njihet më shumë si Carskojeselo, pra fshati Carist. Stili dhe pajisjet e brendshme ngjajnë shumë me Petro Dvorevskin, këtu mungojnë shatërvanët. Territori iu dhurua Katerinës, gruas së Pjetrit të Madh dhe ajo punësoi mjeshtrit më të mirë të kohës për të projektuar një pallat për të. Në një pjesë të parkut ngrihen edhe dy pallate të mëdhenj ai i Katerinës dhe i Aleksandrit. Ndërtesa më e bukur në qytetin e Pushkinit është Pallati i Katerinës. Është 306m i gjatë , fasada është lyer bardhë e blu dhe është pajisur me zbukurime. Stili është barok që përmban dhe stilin klasik. Pallati ka tre dhoma shumë të famshme. Holli i madh ka një sipërfaqe prej 900 m2. Dhoma më e famshme është dhoma e qelibarit, muri u realizua 50 m2 me qelibar. Car Pjetri e transferoi thesarin në Pjetërdvorevskë i cili pas vdekjes së tij u kthye ne Pallatin e Dimrit. Në këtë pallat ka dhënë koncert Shumani dhe Cerentlisi ka kënduar Shaljapini, Johan Shtraus dhe orkestra e tij i shërbeu carit për 15 vjet. Statuja e muzikantit përkujton këtë ngjarje. Carkoje Celo është një perandori përrallash. Në qytetin e Pushkinit gjendet një shtëpi druri me stil popullor rus ku turistët mund të drekojnë. Në park është vendosur një statujë e Erosit. Të rinjtë që kanë mbaruar gjimnazin lundrojnë me anije me vela të kuqe. Tani kanë të drejtë të konsumojnë alkool, lundrojnë gjatë brigjeve të Nevës, festojnë me pishtarë të gjatë, fishekzjarrë, përballë Pallatit të Dimrit me shoqërinë e orkestrave simfonike, akrobatëve që qëndrojnë varur mbi litarë dhe balerinëve deri në orët e para të mëngjesit.
Ilia Terpini
Kineast 
Mjeshter i Madh
Sigal