Nesim Spahiu:Çorovoda dhe Kanionet e Osumit

733
Sigal

Faik   BIRAKU


                                               
JU LUTEM,KU JANË KANIONET E OSUMIT?

       
Skrapari,që ndonjëherë të tremb me sertësinë e maleve,mes dy yjve të
ngjan si hënë.Në atë varfëri të tejskajshme,kujt i shkonte mendja për kanionet
e bukura të  Çorovodës?Ata gdhiheshin e
ngryseshin me sytë nga qielli mos dilte ndonjë re,që të e të hidhte ndonjë pikë
shim bi të mbjellat, që shumë herë digjeshin.Lugëkëputur e shpirtdjegur,gërmonin
ato copa toka,po as ato nuk i mbajtën dot 
banorat,as banorët nuk i mbajtën dot tokat.Atëherë këndohej një këngë e
dhimbshme,por jo  me zë:

                                                                 
S’kemi bukë e s’kemi kripë,

                                                              
   Me dru zjarri bëjmë dritë


       Skraparasit ngushëlloheshin vetëm me shtëpitë,që kishin  muret dhe çatitë,por edhe ato ua  dogji lufta.Bukë hiç e shtëpishkretë,si
jetonin këta njerëz.Nga Ministria e Punëve Botore,në një qarkore që dërgonte në  fillim të vitit 1945,shkruante: “Vendi ka
humbur bukurinë e parë!” Dhe bukuri quheshin ato ngrehina,që quheshin shtëpi.Skraparasit,që
ishin më të ndjeshëm për lirinë, dolën me burra e gra në mbështetje të luftës
dhe për herë të parë në jetën e tyre,të gjitha korrespondencat mes formacioneve
partizane,niseshin me siglën,”Çorovodë,zonë e lirë” Edhe pse lufta vazhdoi edhe
dy vjet të tjera, skraparasit nuk e lejuan pushtuesin të rivendoste pushtetin në
Skrapar.Sa morën pjesë në luftë dhe sa ranë nëpr beteja,i dëshmojnë malet,që
edhe tani janë të mbushura me gzhoja fishekësh. Mbi ato gzhoja hodhën farën e
drithit dhe buka doli nga malet,andej nga kishte ardhur liria.Ata njerëz, që e
kërkonin bukën nëpër pazaret e botës,ngushtuan malet dhe për herë të parë   në
ish- Komitetin Ekzekutiv të rrethit,erdhi telegram nga Potomi: “Lutemi,ejani tërhiqni
misrin,se misri zë misrin!” Atëherë ata i shkruan shkrimtarit Ismail Kadare: “Këtë
vit festojmë 25-vjetorin  e çlirimit të
rrethit,ju lutemi,eja na shkruaj një poemë,a ç’të duash ti.” Skraparasit,edhe
pse të varfër,kishin qejf,që shtëpitë e tyre të binin erë mik.

                                                                          
2.

        
Mbyllja  e vendit e lëkundi sërish
ekonominë.Skraparasit nuk po shikonin më nga malet,se i kishin gërmuar deri në
zemër dhe nuk po u jepte më.Edhe ata s’kishin ç’u jepnin maleve dhe i kthyen
sytë nga qyteti.Po edhe qyteti ishte dyndur rëndë dhe nuk i lejonin të
largoheshin.Në një plenum të Komitetit Partisë në Skrapar,u mor një vendim i
çuditshëm:”Të mos tregtohet buka e ngrohtë,se konsumohet shpejt!” Kjo shtrëngesë
ekonomike solli revoltën për ndryshimin e sistemit.Flitej për një liri
demokratike dhe skraparasit e pranuan,por ajo paskësh qenë liri për të vjedhur
e vrarë cilin të doje.Në emër të shkatërrimit të komunizmit,nuk mbeti gjë pa
shkatërruar.Në Skrapar vetëm lumi mbeti pa djegur.Atëherë nuk erdhi ndonjë
qarkore për të trëguar shkatërrimet,por Skrapari e humbi sërish bukurinë e parë.Kjo
e detyroi të braktiste atë vend,që e kishte ndërtuar më thonj e me dhëmbë.Shteti
i ashtuquajtur demokratik ,ja hoqi fshatit të gjitha shërbimet,me të cilat
ishte mësuar t’i kishte në fshat.U prishën kanalet dhe ujëmbledhësit,u prishën
rrugët dhe u dogj biblioteka e shtetit. Kjo kishte ndodhur edhe në vitin
1942,kur u çlirua Çorovoda,të parën gjë që bënë partizanët,dogjën arkivin e nënprefekturës.Skrapari
u shkreh,po nuk humbi.Nga 51 mijë banorë që kishte,nuk mbetën as 20 mijë.Shifrën
e mbetjes nuk mund ta japim të saktë, se largimi nga rrethi vazhdon dhe një
pjesë të larguarish nuk e kanë hequr pashaportizimin nga Skrapari. Pak e nga
pak i riparoi dëmet e shkaktuara pa pushtues e pa luftë.Por shkatërrimi solli
dobësimin e ekonomisë dhe një pjesë e skraparasve janë rikthyer e po rikthehen
në tokën e truallin e tyre. Tani i luten zotit të sjellë ndonjë vesë shi,që të
mund të bëjnë ndonjë koçol misër e të jetojnë.                                                                      


         Skrapari ka qenë prapa maleve,por edhe jashtë vëmendjes së qeverive këto
25-vjet  demokraci. Kur e shikoje kaq të
shkretuar,të dukej sikur e kishte flakur ndokush me dorë në këto anë,si të mos
ishte pjesë e ktij vendi.Edhe një herë që erdhi ish- Kryeministri për të kërkuar
votat në Skrapar,u dha skraparasve vetëm një porosi: “Mbillni qershi!” Si duet ai
nuk i kishte parë blloqet e qershive,mollëve e fiqve,që ata i kishin mbjellë
dhe ua prenë huliganët e tij,se ishin komuniste! Skraparasve u duhej ti
ktheheshin edhe një herë rindërtimit të vendit të tyre.Por kjo ndodhi pas
25-vite shkatërrimi.Qeveria i ktheu sytë edhe nga Skrapari.Jo vetëm dha fonde për
rindërtimin,por vuri dhe zotër të punës,që dinin ta nikoqirisnin atë financim. Bashkia
e Çorovodës ka në krye Nesim Spahiun,të vetmin kryetar në epublikë,që ka marrë
maksimumin e votive.Dhe  ky,Nesimi,diti,që
ato vota t’i kthejë në vepra për banorët e tij.Ishte ky që e bëri Çoovodën të
flaës me  gojën e  saj.Zyrën ka kohë që e ka zhvendosur në çdo
lagje e fshat.Nuk vete në fshat për të plotësuar ditët e caktuara,siç bëhej
dikur,po lë atje gjurmët e tij.Dhe me të drejtë,kudo që vete,dëgjon të thonë:
“Nesimin e kemi këtu.” E para e thotë këtë fshati Zabërzan,që Nesimi nuk iku
andej derisa u bëri urën banorëve.Por me zë më të lartë flet familja e Behar
Banos në Vëndreshë,që ishte pa shtëpi dhe Nesimi ndënji atje derisa i dha çelësat
e shtëpsë në dorë.A e dini si ja ndërtoi atë shtëpi,që i ishte rrëzuar dhe la
pa strehë tetë banorë? Vajti derë më derë të bizesmenëve të Skraparit,bisedoi
me ndërtuesit,mblodhi prej tyre materialet dhe ja shpuri në Vëndreshë.Kështu e
bëri shtepinë dhe më nëfund i shpuri dhe televizorin e zyrës së tij,veç
paisjeve,që i plotësuan të gjithë donatorët. Mirë është që të duket edhe ndonjë
deputet këndej,por populli i Skraparit nuk e ndjen nevojën, se atë e plotëson
Nesim Spahiu.Për skraparasit mjaftoi qëndrimi këtu i Kryeministrit  Rama, Kryeparlamentarit Ilir Meta dhe
ambasadorit Amerikan,të cilët lanë gjurmët e tyre në këtë qytet.Banorët  e Skraparit po shikojnë me sytë e tyre realizimin
e disa investimeve të rëndësishme,që çlirojnë Skraparin nga  izolimi.Në Potom është duke përfunduar rruga
Çorovodë-Potom,Në zonën e Vëndreshës vazhdon asfaltimi i rrugës
Buzuq-Therepel,në Çorovodë po i jepet dora e fundit rrugës Çorovodë Orizaj,që
shkurton dy kilometra të rrugës ekzistuese.Në Çorovodë ka një muaj që ka nisur
ndërtimi i sheshit. Shigjetat kanë nisur të drejtohen nga malet,se qyteti i
Çorovodës e ka marrë formën tijë.Punimet vazhdojnë në rrugën  Çorovodë-Nishicë,Lapan-Çepan dhe radha i ka
mbetur rrugës Grepckë-Çorovodë, urës në lumin e Tomoricës dhe lumit të Kapinovës.Në
Backë, Kujtim Lamja me Xhavit Ismaili po e kthejnë ujët e Kroit Mbret në pesë
hidocentrale.Kanë shëkuj ato ujëra që harliseshin kot.Tani  sytë janë drejtuar nga Tomorica dhe zona e
Çepanit,ku pritet të vazhdojë realizimi i  dy projekteve për tu lidhur me Gramshin dhe
Përmetin.

Skrapari,që me shumë vështirësi vinin të punonin nga rrethet të tjerë,tani mund ta quash me plot gojën shumëkombësh.Nga gjithe bota vijnë për të parë e shijuar mrekullitë që ka kjo krahinë.Turistë me makina ndalojnë nëpër rrugicat e qytetit dhe pyesin:”Ju lutemi,nga është rruga për te kanionet?” Kjo është e përditshme.

Terpitet për turizmin malor në Skrapar ka të ngjarë që ata të pyesin nesër:”Nga kalon rruga për në Qafën e Martës,Livadhet e Faqekuqit dhe Kulmakut? Po përse të mos u mbushet mendja që dhe turistët të ngulen këtyreve vendeve panoramike?