Në librarinë Agolli me ekonomistin Nikolin Kopshtari që punonte kambist

120


Historia
e rrallë e Nikolinit nga Dukagjini që kishte punuar në Institutin Bujqësor të
Kamzës


Gazeta Telegraf/


Dezdemona Porja

 

Teksa kalojmë
rrugën për në qendër të Tiranës shpesh shohim zotin Nikolin Kopshtari, 72 vjeç,
me profesion ekonomist plani, i cili tani ka dalë në pension, dhe merr një pension
qesharak, jo atë që i takon. Zakonisht e shohim në kafenenë librari të Dritoro
Agollit, ku aty shijon kafen e tij të preferuar, ditë pas dite, nën shoqërinë e
miqve të vet. Të gjithë së bashku kalojnë kohën dhe kujtojnë periudhën e shkuar
kur ishin në punë, por sot kanë ngelur të braktisur nga të gjithë. Nikolin
Kopshtari, për Gazetën “Telegraf” thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga të gjithë
politikanët. Ai shprehet se “kam dalë në rrugë nga halli që në vitin 1997, pasi
më pushuan nga puna dhe më hodhën në rrugë të madhe”. Ai përmend se njeh shumë
politikanë, madje edhe të niveleve të larta, si Berishën, Topin, Boden, Ramën,
por ka mendim të prerë se asnjë politikan nuk e mban fjalën. U ulëm të
bashkëbisedonim dhe Nikolini na tregoi për jetën e tij. “Në punën që kisha
paguhesha shumë mire, ndërsa tani marr një pension qesharak që nuk më del as për
një javë”, thotë ai.

Plehrat
mbesin gjithmonë plehra

Gjithashtu
përveç çështjes së pensionit ai u shpreh edhe për plehrat duke thënë “se
plehrat mbesin gjithmonë plehra. Kur shteti nuk është në gjendje të kontrollojë
territorin, nuk bën dot analizat e gjakut, si mund të marrë këtë hap të madh për
plehrat? Është minus shumë i madh për socialistët, fatkeqësi shumë e madhe. E
gjithë bota ruhet nga plehrat. Shqiptarët nuk kanë laborator për të bërë
analizat e mjaltit e jo më të bëjnë analizat e plehrave. Unë kam fëmijët e mi
në Itali, kam vëllezër e nipa shumë. Unë e di mirë edhe gjendjen në Evropë. Nuk
është Italia aq dembele sa të mos i përpunojë plehrat e veta, po të ketë
interes, por ne po jetojmë në mes të plehrave. Plehrat do shkatërrojnë vendin,
do ndotin ambientin. E ka thënë mirë nga një ekonomistët më të mirë të gjithë
Shqipërisë, Gjergj Buxhuku ne jemi mes plehrave por do të vijnë plehra të tjera
që do ta shkatërrojnë Shqipërinë. Nuk ka kush besim, plehrat mbesin gjithmonë
plehra”.

Ilaçe
të skaduara

Duke na dëmtuar
shëndetin, vijon më poshtë ai, ne marrim ilaçe që janë të skaduara, ilaçet më
të këqija në botë, të gjitha këto ilaçe që i marrim ne janë nga karburanti me
oktan, i cili është shumë i rrezikshëm. Kur shkojmë të marrim ilaçet, marrim
mbeturinat, Beqaj nuk është ministër që shërben. Po të shkosh në spital e kam
provuar unë dhe shokët e mi, jam shtruar në spital, por po nuk hodhe pare nuk
të shikon njeri me sy fare. Shëndetësia është e mbaruar, po shkon drejt
fundit.  Plehrat janë një fatkeqësi shumë
e madhe, nëse ato e miratojnë, ky është gabimi më i madh i së majtës. Jo unë
por nuk besoj që të ketë shqiptarë ti japë votë pas plehrave. Në çdo lloj
reklame që e bën. Ky që ka miratuar plehrat, nuk kam besim

Profili

Unë jam ekonomist
plani, shteti shqiptar nuk ka laborator për të bërë analizat e mjaltit, jo më
të bëjnë të plehrave. Shteti shqiptar i bën analizat e gjakut gjysmake, nuk i
bën me pikë, me 23 elemente, por i bën gjysmake, sepse kushtojnë shumë.
Laboratorë që kanë qenë me djegie të silenit i ka pasur bujqësia, i ka pasur
Instituti i Studimeve Veterinare dhe Universitetit Bujqësor. Aty vinin shumë
mjekë dhe bënin analizat. Një lopë të ngordhte ngrihej në këmbë një shtet i
tërë, ndërsa sot vdes një njeri  dhe nuk
merret kush me atë punë. Unë kam dalë në rrugë, jo se isha i paaftë, por nga
halli dhe të mendosh se gjatë gjithë jetës kam punuar me ndershmëri të madhe.
Unë kam dalë në 1997 të punoj si kampist dhe deri më sot nuk kam pasur asnjë
përplasje me njerëzit, të cilëve u kam shërbyer. Kam punuar kambist për shumë
vjet, kam parë punën time dhe kam ndihmuar familjen. Nuk kam pasur problem me
askënd. Kam votuar gjithmonë socialistët, por nëse miratojnë ligjin e plehrave
do të kenë humbje të madhe elektorale, përfundon Nikolini.