Në gurin historik të Kamjes festohet 107-vjetori i Çlirimit të Gorës nga pushtuesit otomanë

2263
Sigal

Reportazh/ Kapedan Kajo Babjeni, me 800, luftëtarë Gorarë e Mokrar, i dolën zot vatanit në 28 korrik 1912, ngritën flamurin kuq e zi

Nga Bexhet  Fezolli,

(ish-ushtarak, Guri Kamjes, 28 korrik 2019)

Në kuadrin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Shoqata A.K . Rajonit Pogradecit me Kryetar Z. Refik Hysollari, në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit përkujtuan e fastuan107-vjetorin e Çlirimit të Gorës, Pogradecit dhe Korës nga pushtuesit Osman. Rrëzë Gurit të Kamjes te Lisi i Gorarëve, ishin vendosur flamuj  kombëtar që valëviteshin nga freskia e lartësisë së mbi 1461 m mbi nivelin e detit, si dhe tingujt e muzikës të Ansamblit Folklorik i Shtëpisë Kulturore, “Lasgush Poradeci”,  që përhapej gjithandej dhe sillnin një atmosferë të këndshme festive. Në këtë festë ishin të pranishëm banorët e zonave të fshatrave  të Gorës–Osnati-Niça-Beragosha-Dërdusha-Strekanji- Prenishti,  nga qyteti Maliq, Qencka-Leminoti-Stropcka, nga Mokra e Reshit Çollakut, Çërrava e shumë banorë nga Pogradeci e nga Tirana. Ata ishin veshur si për festë dhe mbushën sheshin ku do zhvillohej ceremonia e festës. Merrnin pjesë nga Bashkia Pogradec, Nënkryetari i kësaj bashkie z.Avdulla Canaj, administratori i Krahinës së Gorës, Nazo Qose, nga Shoqata A,K. Gora, Z. Arben Rroko, nga kryesia e Pogradecit, Z. Gëzim Gjolla, Reshat Qose, Edmont Capo, folkloristi e valltari Asan Ruka, e Fetah Hymetllari.  Z. Rushan Çela, piktori i mirënjohur Islam Bakollari, Rexhep Muska, kryeplaku i fshatit Dërdush e shumë të tjerë. Fillimisht u këndua Himni  i Flamurit, pastaj fjalën e rastit e mbajti Z. AvdullaCanaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj pjesëmarrësve, gëzuar festën e 107- vjetorit të ngritjes së Flamurit këtu në Gurin e Kamjes,  nga kapedan Kajo Babjeni, me 800, luftëtarë Gorarë e Mokrar, që me Çetat e tyre i dolën zot vatanit në këtë ditë të shënuar 28 korrik 1912. Ata bashkuan  çetat dhe sulmuan pushtuesin Otoman dhe ngritën Flamurin e  Çlirimit. Ai shprehu  nderimin e mirënjohjen ndaj patriotëve dhe luftëtarëve të lirisë.  Pastaj përshëndeti të pranishmit Kryetari i Shoqatës A. K . Gora dhe pas tij folën dhe të tjerë banorë të asaj zone, si dhe pati recitime nga Asan Ruka. Në vijim të programit u dha një program me këngë e valle nga grupi folklorik Gora, i cili ndezi më shumë atmosferën e bukur festive.

E veçanta e festës

 

Në këtë atmosferë festive u bashkuan edhe shumë turistë nga Polonia e Rusia, të cilët kishin ardhur për kamping, në Gurin e Kamjes, dhe u ndjenë të kënaqur, duartrokisnin aktivitetin që zhvillohej në Gorë. Kjo atmosferë vazhdoi më tej nën hijen e  ahishtave e freskinë e Maleve të Gorës e Lenies, ku sipas  traditës të Gorës e Mokrës, u shtrua dreka, u ngritën gotat e shëndete , u bënë urimet më të mira.

 

‘’Guri i Kamjes’’,ku u  ngrit flamuri  i   Pavarësisë më 28-korrik -1912-

Kush është krahina e Gorës?

Gora është një nga krahinat më të vjetra të vendit, me 65 fshatrat e saj. Gora është pak e përmendur në  histori edhe pse nga  rëndësia e ngjarjeve duheshin  shkruar  me  germa  kapitale shumë ngjarje. Kjo  krahinë është pararendëse  e  shpalljes të  Pavarësisë së  Shqipërisë, më 28  Nëntor1912. Gora  dhe Shqiptarët pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për zhdukjen e Shqipërisë  në 1878, si dhe pas Lidhjes së Shqiptarëve të Prizrenit 10 qershor  1878,  kuptuan dhe u ndërgjegjësuan më fortë për të luftuar në këto drejtime: Së pari, liria e Pavarësia e trojeve shqiptare do fitohej me armë në dorë.

Së dyti, zhvillimi i kulturës do arrihej me çeljen e shkollave në gjuhën shqipe. Këto kishin rëndësi pasi  nga Serbia dhe Greqia, ishin organizuar pazare për copëtimin e viseve shqiptare. Këto copëtime  përfshinin, Pogradecin, krahinën e Gorës, e deri në Voskopojë. Vala e protestave  kundër kësaj padrejtësie qe e fuqishme nga populli i Gorës, që gjithmonë i bashkuar e i organizuar me armë në dorë ka treguar se historia e krahinës së Gorës e Mokrës, gjatë viteve 1878-1912,ka zhvillime të mëdha të luftës luftës për liri, pavarësi, arsim, gjuhë shqipe, mbrojtjen nga copëtimi  fuqive të tjera.

Tre  ishin ngjarjet e gjallërimit
Në Manastir 1905 u formua ‘’Komiteti i Fshehtë’ për lirinë e Shqipërisë. Më pas u formua nën Komiteti i Fshehtë në Gorë pikërisht në 28 mars 1906 që vazhdoi me krijimin e  çetave patriotike të  Bajo Topullit  e  Çerçiz Topullit.

Prej tyre u dha detyra  organizative, patriotike  për krijimin e çetave patriotike në Gorë, Mokër, Opar, Korçë etj. Kështu u formuan çetat  e Kajo Babjenit, Ismail Dërdusha,  Malkë Zvarishti,  Xhelo Selca, Feim Zbogji, Hysen Pirgu, Mitat Strelca, nga Mokra e Pogradecit;  Ibrahim Baçi,Tun Kokoneshi, Shaban Blloshmi, Jashar Starova. Autoritetet xhonturke, morën   masa të rrepta kundër lëvizjes kombëtare shqiptare. Ata  arrestuan në Korçë, Pogradec familje patriotësh,  rrethonin çetat  e  Kajo Babjenit, Ismail Dërdushës, Malkë Zvarishtit, Hysen Pirgut, Qemal Panaritit, e tjerë. Kryengritjen e vitit 1911 turqit nuk e shuan dot pasi qëndresa e popullit të Gorës ishte e madhe .     Viti 1912 ishte vendimtar për lirinë e Shqipërisë. Kështu  u bë organizimi i çetave.                                         Ky takim u zhvillua në fshatin Strelcë të Gorës në korrik 1912,   Dega e Korçës, bashkëpunoi me  Gorën e Mokrës,   Përfaqësuesit e Korçës, shkuan në Gorë. Ata ishin; Koli Rodhe, Lluka Karafili, Kajo Zagori, Myrteza Qafa etj…   Në këtë takim u caktuan detyrat për çlirimin nga pushtuesi.                                                                                              Dhe  më  28 korrik  1912 , u bë sulmi mbi Pogradec.  Gora e organizuar  me  7 çeta, me mbi 800 luftëtarë nga  Gora , Mokra shporrën xhonturqit, ngritën flamurin në vendin e quajtur “Guri I Kamjes”  dhe shpallën Pavarësinë e krahinës së Gorës dhe Pogradecit.  Një akt historik që do të përsëritej katër muaj më pas  me shpalljen zyrtare të Pavarësisë në Vlorë , më 28, Nëntor 1912.