Misteret e Athinës nga lashtësia dhe krahu i punës i emigrantëve shqiptar

879
Sigal

Misteret e Athinës nga lashtësia dhe krahu i punës i emigrantëve shqiptar

 

Shqiptarët e Athinës, politika greke dhe realiteti i sotëm

“Omonia” aty ku mbetet pikëtakimi i shqiptarëve dhe vendi i grindjeve të mëdha

Hotel “Semiramis” hoteli ku flinte Aleksandër Xhuvani dhe mori emrin gruaja e Ramiz Alisë

Llavrio, vendi ku më parë kanë qenë të arratisurit politikë shqiptarë

Llavrio është pikënisje e romanit “Mërgata e qyqeve”

 

Albert Z. ZHOLI

 

Në fillim të vitit 1992 dhe në fillim të vitit 1993 nisi një “braktisje” e zonave rurale të Greqisë nga shqiptarët dhe grumbullimi i tyre në Athinë. Të parët që kishin mbërritur këtu tregonin për një qytet kolosal, me treg pune të pa matë, ku dita e punës ishte gati dyfish nga ajo që merrej në zonat fshatare, me gjithë qiratë e larta të banesave.

Ku po hynin kështu vallë?

 

Qyteti ishte i pakonceptueshëm po të mos njihje hartën e tij, po të mos hipje në njërën nga pikat mbizotëruese, si ajo e Likavitos, dhe të shihje një rrafshnaltë të pafund. Athina është një qytet vigan që shtrihet brenda kodrave-mal të Imitos në jug-lindje, Pentelikonit në lidhje, Parmis në veri, kodrave të Egalios në perëndim. Me njëfarë mënyre Athina i ngjan një patkoi me pjesën e hapur në jugperëndim ku deti lag gjithë pjesën më të bukur të saj. Në mes të patkoit, si një gur i çmuar, gjendet lartësia e Akropolit të lashtë me Partenonin e famshëm, si edhe një kuriozitet tjetër që nis nga balli i Likavitos dhe përfundon tutje mbi Plleo Psikiko. Brenda këtij “patkoi”, dendësia e popullsisë është aq e madhe, sa vështirë të gjesh një vend bosh për të ndërtuar. Banesat e reja, apo institucionet që ngrihen, patjetër duhet të shembin diçka.

Padyshim, zemra e vjetër e Athinës është Omonia.

 

Një shesh jo shumë i madh që vitet e fundit për shkak të punimeve të metrosë së re është bërë tepër i pistë. Por ai rrethohet nga hotele të rëndësishme, ndonëse jo aq të kushtueshëm se ato të bregdetit, ku kanë gjetur strehë jo vetëm të huajt e varfër, por kryesisht shqiptarët. Çmimet e këtyre hoteleve ulen më tej, sa më shumë të strukesh qindra rrugicave që rrjedhin nga Omonia në drejtim të pjesës së vjetër të Athinës. Sheshi ka mbetur kështu një pikëtakimi i shqiptarëve, të cilët e njohin atë më shumë se çdo vend tjetër. Kohët e fundit, depërtimi i shtypit shqiptar në Athinë e ka bërë Omonian një vend të lakmueshëm, duke shtuar kështu edhe xhiron e kafeneve rreth e rrotull. Në zemrën e Omonias është stacioni i trenit, një qendër kjo tjetër për të grumbulluar shumë njerëz, por që shërbeu në vitet e para edhe si vend strehimi për emigrantët e mjerë të cilët, të çorientuar nga përmasat e qytetit, nga mosnjohja e gjuhës, nga mos takimi me ata që u kishin premtuar ndihmë, e kalonin natën e parë aty, shtrirë në çimento, ose nën ca kartonë që gjenin rrugën. Omonia është sheshi i të mirave, sikundër edhe sheshi i të gjitha të këqijave. Në njërën cep të saj, në atë perëndimor gëlojnë “fëmijët e vdekjes”, siç quhen viktimat e narkomanisë “të cilët të këputet shpirti kur i sheh të dehur, të drobitur, të palarë që thithin lloj lloj cigaresh, të përthyer nga prag vdekja”. Ca më tej shtrihet rruga “Sokratus” me shtëpitë e pista publike e shume rrugë të tjera të cilët për tregtinë e mishit njerëzor, kanë zgjedhur ndërtesat më të vjetra të kësaj qendre të Athinës. Pastaj vjen shesh Vathi, apo sheshi Elefterias, ose ndryshe Komoduru, të cilët shquhen për jetën e ndyrë të natës që nga prostitucioni, pedofilia e deri tek njerëzit e thikave. Ditën këto qendra ngjajnë të qeta, të pastra. Natën gëlon krimi…

Po jo shumë larg së këtejmi, në të gjitha drejtimet që të shkosh, gjithçka ndryshon dukshëm. Duke marrë rrugën kryesore “Panapestimiu”, do të gjendesh në fillim para së famshmes Akademi greke, me ndërtesat e saj karakteristike të stilit të antikitetit grek, por jo aq të lashta, dhe më tej sheshi “Sintagma” (ose i Kushtetutës) përballë të cilit ngrihet ndërtesa madhështore e parlamentit. Njerëzit këtu qëndrojnë më tepër për të parë ritualin e çuditshëm të rojeve simbolike të këtij parlamenti, me lëvizjen e tyre rreshtore të harmonizuara mrekullisht. Po aty grumbuj të mëdhenj pëllumbash çukisin kokrra liri, apo grurë dhe përdoret për fotografët e shumtë për të bërë një fotografi. Por ngaqë çmimi është ca i kripur, shqiptarët u largohen këtyre tregtarëve. Ngjitur me parlamentin, hapet Parku Kombëtar, aq i freskët në verë , me një kopsht zoologjik në qendër, vërtetë jo aq i pasur, por që zgjojnë kureshtjen e fëmijëve të cilët përgjigjen aty nga gjyshet, apo dadot e shumta, kryesisht filipinase. Këtu ndidhej hotel “Semiramis” që preferohej nga studentët, sepse ndodhej fare pranë universitetit dhe ata mund të shkonin atje në këmbë. Një nga këta studentë ishte edhe shqiptari Aleksandër Xhuvani që më vonë vajzës së tij, gruas së Ramiz Alisë i vuri emrin e këtij hoteli…

Pallati Zapios ose ZHAPËS

Po në këtë oaz të gjelbër, ngrihet një nga ndërtesat më të bukura të Athinës, Pallati Zapios ose ZHAPËS, siç do të na pëlqente ne shqiptarëve. Sepse Zhapio është një ndërtesë e vëllezërve Vangjel dhe Konstandin Zhapa nga Labova e Zheprës e Odries së Gjirokastrës, të cilët kanë atje ende gërmadhat e shtëpisë së tyre atërore, si edhe reliktet e disa “investimeve” që bënin në kohërat e ndryshme për fshatin e krahinën e tyre. Por zotërinjtë Zhapa e kanë konsideruar veten grekë, ndonëse vinin nga një fshat ku greqishtja as njihej, as njihet. Ishte kjo arsyeja, si edhe fakti se ata e mbështesnin mesa duket idenë e VORIOEPIRIT grek që u mënjanuan disi nga historia e Shqipërisë. Them u mënjanuan, sepse në historinë greke janë të pranishëm jo vetëm në këtë pallat madhështor të stilit helenik, por edhe me monumentet e tyre të ngritura në të dy anët e ndërtesës. Shpesh herë nën piedestalet e tyre gjen të shkruara me nxitim shqip fjalën “Labovë” ose Shqipëri. Thuajse ngjitur me ta, vetëm pasi të kalosh autostradën “Mbreti Konstandin” gjendet një nga mrekullitë e kryeqytetit grek: Stadiumi i vjetër Olimpik i mbështetur pas kodrës së jeshiluar të Arditos. Që këtej niset flaka e lojërave olimpike kudo ku janë zhvilluar ato këto 100 vjetët e fundit të cilat grekët i bujtën në vitin 2004. Jo shumë larg nga Omonia, vetëm duke ndjekur rrugën “Athinas” del në tregun e famshëm popullor të Athinës i cili gëlon nga tregtarët e mishit, peshkut, fruta e perimeve dhe që shqiptarëve, të ardhur së pari këtu u shqyhej syri nga shumëllojshmëria e mallit, ku kujtonin varfërinë e tregut në vendin e tyre. Të shtunave, këtu sheh më shumë shqiptarë e rusë se sa grekë, sepse këta të fundit e kanë lënë Athinën për wik-endin e tyre.

 

Ca më poshtë, gjendet Monastiraqi.

 

Them gjendej se vitin e fundit për shkak të grindjeve të shpeshta të shkaktuara kryesisht nga klane arixhinjsh, Bashkia e Athinës vendosi ta hiqte këtë treg marramendës të artikujve industrialë, i cili, sidomos të dielave bëhej i papërballueshëm. Brenda një harku kohor prej 8 orësh aty qarkullonin mbi 2 milionë njerëz. Gjatësia e këtij tregu i kalonte 2 km. Në vitet e para të emigracionit të tyre, shqiptarët nga ky treg furnizuan të afërmit e tyre, por edhe vetveten dhe u veshëm me më pak dhrahmi. Ky treg tani bëhet vetëm të dielave në Pire, por zallamahia e Monastiraqit është e papërsëritshme. Vetëm nënë e babë nuk gjeje aty, thonë shqiptarët. Këtu është kryqëzimi i rrugës “ERMU” dhe ja… nis takimi me botën e madhe antike greke. Janë shtëpizat e dikurshme të Athinës së vjetër antike dhe hija e shkëmbit të Akropolit që qëndron mbi krye. Duke rrëshqitur përmes ca rrugicave të ngushta, me shtëpi dykatëshe më shumë dyqane çikërrimash ku shiten prodhime greke, tërësisht greke, për turistët e huaj, i afrohesh njërës prej mrekullive të botës: Akropolit. Nuk ka intelektual shqiptar, me sado pak mundësi ekonomike, që të mos ketë ardhur këtu. Por veç të dielave, sepse ditët e tjera hyrja koston 1 500 dhrahmi, një shumë disi e kripur. Por të dielave këtu të lënë të hysh pa asnjë qindarkë dhe mund të shijosh mrekullitë e atij qytetërimi që i dha shkëlqim gjinisë njerëzore. Partenoni gjigant, ende gjysmë i dëmtuar, që kolonat e tij kanë shtegtuar deri në Angli e gjetkë, të zgjon emocione të fuqishme për aktin, por edhe forcën gjigante të grekëve të lashtë, për elegancën e përsosmërinë. Në shtator 1678 Partenoni u shkatërrua nga topat e Venecianit Marozini gjatë sulmit të Venecianëve kundër turqve, të cilët që të mbrohen u mbyllën në Akropoli dhe kishin mbushur Partenonin me barut. Poshtë tij, nën shkëmb, në perëndim ngrihet Odeon-teatri i cili njihet, përveç të tjerave, edhe për akustikën e tij të shkëlqyer, prandaj në të vazhdojnë të jepen koncerte. Në krahun tjetër, por më pak i ruajtur është teatri i Dionisit.

 

Në veri shtrihet kopshti i madh arkeologjik

Në veri shtrihet kopshti i madh arkeologjik në objekte të vlerave të mëdha e cila mbyllet gati-gati në autostradën Pireos. Mijëra e mijëra turistë të huaj vazhdojnë ta vizitojnë këtë monument të mrekullueshëm. Dallohen më shumë aziatikët, sepse me sa duket evropianët me një farë kamjeje tanimë e kanë vizituar me kohë atë. Por Athina ka shumë mrekulli të tjera, të lashta moderne, të cilat nuk janë objekt i këtij libri. Ne duam vetëm të nënvizojmë se ku depërtuan shqiptarët tanë dhe ç’gjetën këtu. Akset kryesore rrugore janë tanimë të njohura për të gjithë. Nuk habitesh aspak kur ata ta thonë se banojnë diku në autostradën “Patision”, në krah të autostradës “Aleksandra” ose udhëtojnë për të shkuar në punë përmes “lera odhos”, apo “Leoforo Kifisias”. Është e vështirë të përcaktosh gjeografinë e banesave të shqiptarëve. Tanimë e gjithë Athina është nën këmbët e tyre. Që nga zonat bregdetare, pakëz të shtrenjta, përgjatë terminalit të bukur të “Posidonios”, ku përfshihen lagjet e Palio Faliros, Alimos, Glifadha e pasur e deri në Vula, ata shtrihen edhe në Pire, Niqia, Koridhalo, Egalio, Peristeri, Neo Losia, Aja Paraskevi, Pankrati, Lliupoli, Kalamaqi e deri lart në Kifisia e Penteli. Thamë disa lagje të Athinës që gjenden brenda “patkoit” që përmendëm. Periferia e Athinës është po aq e banuar. Ky qytet gjigant, me popullsi 5 milionë banorë, ose një herë e gjysmë më shumë se e gjithë Shqipëria, padyshim ka një treg të madh pune dhe mundësi të panumërta punësimi… Kjo është pak a shumë Athina, ku antikja me modernen, legjenda me realen janë ndërthurur në mënyrë harmonike. Sipas mitologjisë greke Athinaja simbolizon mbretëreshën e diturisë. Në këtë qytet mistik, 2500 vjet më parë, i madhi Perikli, udhëheqësi i shquar themeloi për herë të parë në botë shtetin demokratik.

 

 

Somario

 

Karakteristikat e Athinës

Athina (A ThenE thënaËshtë Thënë – që u është thënë, premtuar) është emër me origjine pellazgo ilire[1] që vjen nga banoret e vjetër të qytetit që ata themeluan. Këtë emër ata ia dedikuan perëndisë Athina, e cila në vetvete mbarte dije dhe mençuri. Akropoli i cili është simboli historik i Athines është i rrethuar nga muri që quhet pellazgion apo pelargikon [1]. Një mur i njëjte për sa i përket mënyrës se ndërtimit është gjetur edhe në veriun e Shqipërisë, në zonën e Tre fushave (Tropojës), dhe kjo tregon gjeografinë e popullsisë pellazgo ilire shume shekuj më parë.

Athinë (greqishtΑθήνα) është kryeqyteti i Greqisë. E vendosur në Evropën Juglindore, Athina është një qendër të fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative të vendit. Ajo mori emrin e vet nga perëndesha Athena që ishte perëndesha e luftës. Athinë sot është një qytet modern dhe i famshëm, si në antikitet ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës, është një qytet historik në Evropë. Ajo është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, edhe pse pjesërisht, me shekuj. Athina ishte qendër e krahinës se Atikes qe ndodhej ne Greqinë e Mesme. Athina kishte reliev malor të pasur me argjend e mermer. Qyteti është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike. Ndryshe nga institucionet kombëtare, si Universiteti i Athinës, Shoqata Arkeologjike, disa muze arkeologjik, përfshirë Muzeun Kombëtar Arkeologjik, Muzeun Cycladic, Muzeun Epigrafike dhe Muzeun Bizantin, ashtu si edhe muzetë e Agorës, Akropolisit, Kerameikosit, dhe Muzeun Arkeologjik të Kerameikosit. Në këtë qytet ndodhen po ashtu edhe laboratory i Demokritit për arkaeometri. Qyteti është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike. Ndryshe nga institucionet kombëtare, si Universiteti i Athinës, Shoqata Arkeologjike, disa muze arkeologjik, përfshirë Muzeun Kombëtar Arkeologjik, Muzeun Cycladic, Muzeun Epigrafike dhe Muzeun Bizantin, ashtu si edhe muzetë e Agorës,Akropolisit, Kerameikosit, dhe Muzeun Arkeologjik të Kerameikosit. Në këtë qytet ndodhen po ashtu edhe laboratory i Demokritit për arkaeometri. Athina ka qenë destinacion i udhëtuesve që nga antikiteti. Gjatë dekadave të kaluara, infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore 2004. Qeveria greke, ndihmuar nga Bashkimi Evropian, ka financuar projektet kryesore të infrastruktureë si Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”, zgjerimin e sistemit të metors, dhe autostradën Attiki Odos. Athina ka qenë destinacion i udhëtuesve që nga antikiteti. Gjatë dekadave të kaluara, infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore 2004. Qeveria greke, ndihmuar nga Bashkimi Evropian, ka financuar projektet kryesore të infrastruktureë si Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”, zgjerimin e sistemit të metors, dhe autostradën Attiki Odos.

Athina u votua si i treti qytet në Evropë më i miri për t’u vizituar në vitin 2015 nga Destinacionet më të Mira Evropiane. Ajo u votua nga më shumë se 240.000 njerëz.

box

Në Llavrio në vendin ku dekada më parë ka qenë kampi i emigrantëve politikë shqiptarë, aty ku nisin ngjarjet e romanit “Mërgata e qyqeve”–

Këtej kaluan Manush Kelmendi (Isuf Mullai) dhe Bilal Xhaferi. (Ndoshta dhe agjenti tjetër i kundërzbulimit shqiptar, zagoriti Andon Konomi)

Është një shkrim i mbaruar para shumë ditësh (është shtuar e hequr, ndaj dhe ngjan si i arnuar). Diçka e brendshme më mbante që të të mos e publikoj. E ç’të re po u thua miqve të tu me këtë shkrim?! Ato që shkruan ti, ata mund t’i lexojnë dhe vetë, në mos i paçin lexuar me kohë.
Duhet diçka e re, duhet diçka që ata nuk mundet që ta shohin. Je 110 km larg Llavrios, shk , i thashë vetes, të gjesh gjurmët e këtij kampi, në ka mbetur gjë nga ai kamp. Dhe vajta në Llavrio. Befasia ishte e madhe. Mendoja se kampi do kishte qenë diku prapa kodrave ose pak më larg nga deti. Më befasoi ajo që më tha një i moshuar. Iu drejtova atij, se si i moshuar do të ketë dëgjuar ose mban mend diçka: – Se mos dini se ku ka qenë këtu një kamp i refugjatëve politikë në vitet pesëdhjetë? Urdhëro, përpara teje e ke? Hodha vështrimin dhe pashë që para meje ishte një ndërtesë 2 katëshe, (më pas vura re se ato ishin disa ndërtesa) ronitur nga koha, me dritare të hequra e xhama të thyer. Plaku e kuptoi që unë shpreha mosbesim për atë që pashë… Dikur ishin baraka. Nga këtu kanë kaluar njerëz e njerëz. Të gjithë të ndjekur nga vendet e tyre. Nuk e besova në fillim. Kampi gati në mes të qytetit dhe pranë portit?! Por Llavrio në vitet pesëdhjetë ishte një vendbanim i vogël dhe zhvillimi i qytetit bëri që kampi të jetë tani pranë qëndrës. Nasho Jorgaqi flet për baraka në roman. Grupi i ndërtesave të sotme, të vjetra, me një stil ndërtimi të dekadave më parë, të tregojnë se këtu para këtyre ndërtesave do të këtë pasur baranga. Pra, Manush Kelmendi do të këtë jetuar në këtë vend, do të ketë ecur në këto rrugë me baltë, tani me asfalt e trotuare, këtu ai strukej që të mos e godiste era e ftohtë e Egjeut. Bilal Xhaferi, i cili kaloi më vonë, një dekadë e më shumë këtej, mund të këtë jetuar në këto ndërtesa.

Fillova të nxjerr fotografi. Kur u futa në oborrin e korpusit kryesor vura re se kishte njerëz. Nëpër ballkone kishin nderur rroba. Kur pashë njerëz, burra dhe gra në moshë të re, fëmijët në prehër të nënave, e kuptova , kampi popullohej nga emigrantë të kohëve moderne. Kujtova se ishin sirianë, por kur u futa në platformën mbi shkallinat, kur pashë muret me yje, me flamuj, me pankarta të maoistëve, me mbishkrime në alfabet latin, por në një gjuhë të afërt me turqishten dhe në një dhomë që ishte si klub pashë Oçalanin, e kuptova që janë kurdë. Kjo më bëri që të nguroj për të marrë fotografi dhe të hyj në ambientet e brëndshme. U tremba se mos më merrnin për ndonjë gazetar apo agjent turk. Kjo ndikoi në cilësinë e fotografive. Një ndjenjë e çuditshme më përshkroi gjithë qenien time. Në këto mjedise, në këtë oborr, kanë bërë ecejaket e tyre dhe Manush Kelmendi (Isuf Mullai i Fushëbardhës) dhe Bilal Xhaferi i Ninatit.