Lufta Nac-Çlirimtare e popullit të Elbasanit nuk do të harrohet kurrë

606
Sigal

Nga Mustafa Berati



NJË LIBËR ME VLERË
HISTORIKE, BESIM SHYTI “NË MBROJTJE TË VLERAVE TË LUFTËS”



Para
disa kohësh nga shtëpia botuese “Kumi” doli në qarkullim libri i zotit Besim
Shyti “Në mbrojtje të vlerave të luftës” e ideuar, botuar dhe mbështetur
financiarisht nga organizata e veteranëve të luftës të (rrethit) sot qarku
Elbasan.

Libri
sipas asaj që lexova bën një analizë të hollësishme të jetës dhe veprimtarisë
të organizatës së Luftës Nac. Çl. të Elbasanit, nëpërmjet të cilës nënkuptojmë
analizën e një rruge të vështirë, ndarje dhe nënndarje pikëpamjesh, opinionesh
të ndryshëm për historinë e kësaj organizate të rëndësishme të rrethit,
(qarkut).


Autori,
pasi bën një kronologji të lindjes së kësaj organizate në kohëra të mëparshme,
ku dhe përmend rolin e veçantë që kanë pas veteranët Qamil Çela, Ali Myftiu,
Sul Spahiu, Jorgji Shuteriqi, Fatime Bajraktari në drejtimin e këtij forumi
historik. Me kujdes duke analizuar dhe proceset historike të kohës, e vë
theksin tek ruajtja gati fanatike e këtyre vlerave tek menaxhimi i kujdesshëm i
fakteve historike që kur janë harruar krijojnë disa anomali kronologjike.
Historia e luftës, sipas autorit
Besim Shyti, duhet trajtuar siç
ka, qenë me të mirat dhe të këqijat, me tolerancën dhe intolerancën historike
gjë e cila do t’i konservojë më mirë traditat e saj pozitive. Veç kësaj zoti
Shyti i vë rëndësi mënyrës se si menaxhohen tradita të tilla, sipas asaj që
thotë ai, këto tradita nuk interpretohen sipas qejfit, nuk tjetërsohen, sepse
sipas tij faktet janë fakte dhe nuk mund të denigrohen sipas dëshirës vetjake.
Rëndësi tjetër sipas zotit Shyti ka mënyra e ekspozimit të këtyre ngjarjeve,
veçanërisht e spikatshme duhet të jetë akti i fundit i flijimit njerëzor në
altarin patriotik. Për këtë zoti Shyti ka mendimin se këto monumente postmortum
për heronjtë, të jenë tepër ekzakte ndoshta në një uniformitet kombëtar. Me një
fjalë brenditë e tyre të jenë në unison me kërkesat e kohës së re. Sipas tij
çdo ngjarje e luftës, çdo heroizëm ekstrem, të hyjë me dinjitet në kujtesën e
historisë që kjo pasuri të mos diskutohet politikisht. Ajo mbetet një piketë.
Libri sipas meje është shkruar mirë jo vetëm sepse ai më bën një elozh të
tillë:


“Po
kështu mund të themi dhe për Mustafa Beratin, bir i veteranit Osman Berati, i
cili duke qenë nëpunës në Tiranë mori përsipër të vjelë tërë materialin që
gjendej nëpër muzetë e lagjeve të Tiranës, apo në muzeun historik kombëtar, që
kishte të bënte me aktivitetin e dëshmorëve apo heronjve elbasanas, përveç
mbledhjes së materialeve të tilla në Tiranë, ai mori përsipër dhe mblodhi shumë
material të tillë edhe në Berat, Lushnjë e Fier, sa herë shkonte me shërbim në
këto rrethe”. Dhe ky mbetet një obligim për historianët e luftës të çdo rryme
qofshin. Për ta historia duhet të jetë një e vërtetë e madhe që s’revizionohet
kurrë, ajo është një monument historik i gjithëkohshëm, ku ndërhyrjet e
pakujdesshme, korrigjimet e rastit shtrembërojnë një idil të madh e të vërtetë
dhe kjo është më e keqardhshmja, më e trishtueshmja, ku ëndrrat, shpresat për
një botë më të mirë bëhen pluhur e hi me një të rënë lapsit të keq.