Kur dhe si filloi ndërtimi i hidocentralit në Skavicë

1222
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kujtimet
e ekonomistit, Xhelal Mema:

Studimi
gjeologjik për Hidrocentralin e Skavicës 
filloi në vitin 1985


Hidroccntrali i Skavicës do të shërbente si rezervuar për 3 hidrocentralet e
tjerë, të Fierzës, Komanit dhe të Vau-Dejës,


Ky entuziazëm vazhdoi përgjatë 5 viteve të punimeve, në vitet 1985-1990


Gjeta mallra, makineri e pajisje, që ishin blerë me valutë nëpër botë por që
nuk ishin vënë në punë


Shumë herë kishte abuzime në caktimin e njerëzve jo kompetentë për blerjen e
tyre


Duke marrë për bazë biografinë, ishin dërguar marangozë, që ishin anëtarë të
partisë, për të blerë makineri

 

Kujtimet
e ekonomistit, Xhelal Mema:

Studimi
gjeologjik për Hidrocentralin e Skavicës 
filloi në vitin 1985

Kur dhe si filloi
ndërtimi i hidrocentralit në Skavicë


Hidrocentrali i Skavicës do të shërbente si rezervuar për 3 hidrocentralet e
tjerë, të Fierzës, Komanit dhe të Vau-Dejës,


Ky entuziazëm vazhdoi përgjatë 5 viteve të punimeve, në vitet 1985-1990


Gjeta mallra, makineri e pajisje, që ishin blerë me valutë nëpër botë, por që
nuk ishin vënë në punë


Shumë herë kishte abuzime në caktimin e njerëzve jo kompetentë për blerjen e
tyre


Duke marrë për bazë biografinë, ishin dërguar marangozë, që ishin anëtarë të
partisë, për të blerë makineri

Studimi gjeologjik për
Hidrocentralin e Skavicës
filloi në vitin 1985.
Hidrocentrali do të ishte një vepër shumë e rëndësishme në fushën hidroenergjetike.
Ai do të shërbente edhe si ujëmbledhës për krejt hidrocentralet tjerë, që ishin
ndërtuar para tij. Andaj ngritja e kantierit dhe fillimi i menjëhershëm i
punimeve i ngrohu së tepërmi banorët e zonave për rreth, duke u zgjuar shpresën
përnjëmend, për një mëkëmbje ekonomike të jetesës tyre.

Ekspedita
Gjeodezike e Skavicës, që studionte veprën, kishte sjellë mjaft specialistë e
sondistë, që kishin një përvojë të gjatë pune nga hidrocentrali i Fierzës. Ata
ishin dibranë dhe kuksianë nga fshatrat e Brekisë e Bushtricës. Ekspedita
punësoi edhe banorë të Ujmishtit dhe të zonave për rreth. Arian Gjikondi,
gjeolog ishte kryetari i Ekspeditës. Në godinën e veçantë të zyrave kishte 4
ambiente administrative dhe një sallë të madhe, që thirrej zakonisht ‘Këndi i
kuq’. Ai shërbente për mbledhjet e kolektivit dhe për aktivitete kulturore. “Në atë godinë të madhe u sistemova
vetëm unë, që isha emëruar ekonomisti i Ekspeditës dhe Kadri Kërxhaliu, ishte
punonjës kuadri. Kryetari, inxhinierët dhe teknikët punonin më së shumti edhe
pranë ambientit të fjetores. Komoditeti i objektit të sapondërtuar as që mund
të krahasohej, me atë që kisha patur gjatë punës, në kooperativën bujqësore.
Klasa punëtore e inkuadruar në Ekspeditë i jepte tonin e vet jetës.”

 

Kantieri kishte
ndërtuar objekte sociale.

 

 Bufeja rrinte përherë plot me klientë. Kishte
furrë buke, mensë, restorant dhe fjetore punëtorësh. Andaj mjaft banorë të
fshatit, pasi mbaronin punët e tyre të bujqësisë, shpesh herë rehatoheshin në
ato lokale për një kafe apo edhe për ndonjë gotë raki. Ekspedita kishte sjellë
edhe ujin e pijshëm të Roshes në kantier edhe në qendrën e kooperativës.
Nxënësit e shkollës e kishin çezmën e ujit në oborrin e tyre dhe ishin gëzuar
për këtë. Atyre u ishte hequr një barrë, mbushja e ujit larg, tek furra.
Mikrobusi i Ekspeditës shkonte çdo ditë në Kukës dhe meqë kishte vende të lira,
mjaft banorë udhëtonin me të, duke plotësuar ndonjë hall të tyre. Ambienti i
fshatit u bë më jetësor, më për së mbari. Qendra e Ujmishtit i ngjante një
qyteze. Dhe ky entuziazëm vazhdoi përgjatë 5 viteve të punimeve, në vitet
1985-1990. Por ky optimizëm mbeti veçse një ëndërr e bukur, tek ata, që pret të
realizohet mbase ndonjëherë, në kohëra të tjera.


kooperativën bujqësore isha mësuar të punoja pa orar. Atje punët nuk soseshin
asnjëherë.

 

Në Ekspeditë ishte
krejt ndryshe

Aty punën e vija shumë
shpejt përpara. Detyrat e caktuara i realizoja me korrektësi dhe më mbetej kohë
e lirë, të cilën e shfrytëzoja për përgatitjen e lëndëve të fakultetit të
ekonomisë.

Ekspedita
ishte strukturë e Ndërmarrjes, Gjeodezike Tiranë. Në muajin janar të vitit 1985
Drejtoria më komandoi me shërbim në Tiranë për të kryer inventarizimin e
pasurisë së ndërmarrjes. Për 2 muaj u njoha më së miri me jetën, punën,
organikën e personelit të ndërmarrjes, e cila kishte dhjetëra gjeologë,
inxhinierë, topografë e të tjerë. Edhe magazina ishte e ngarkuar së tepërmi me
makineri e pajisje  të ndryshme për
sondat e shpimit si dhe për hapjen e galerive. Gjatë inventarizimit gjeja
mallra, makineri e pajisje, që ishin blerë me valutë nëpër shtetet e botës, por
që nuk ishin vënë fare në punë. Ato rrinin në ambalazh, ashtu siç kishin ardhur
vite më parë. Ato ishin blerë kot. Ishte fakt. Shumë herë kishte abuzime në
caktimin e njerëzve jo kompetentë për blerjen e tyre në shtetet e huaja. Duke
marrë për bazë biografinë dhe lidhjet fisnore, ishin dërguar edhe marangozë, që
ishin anëtar të partisë, por ata njihnin veçse arkat e ambalazhit, ndërsa
makinerinë nuk e njihnin hiç fare. Mosdërgimi i specialistëve kompetentë i
kishte lënë ato makineri me kosto të madhe në gjendje stoku.

Dimri i vitit 1985

Dimri
i vitit 1985 mbajti shumë i ftohtë. Ra borë e madhe dhe rrugët me zonën e
Veriut u bllokuan, njëlloj si në dimrin e vitit 1954, dimër që mbahet mend sot
e asaj dite, për borën e madhe. Situata ishte e rëndë, se për qytetet Tropojë,
Has e Kukës kalimi ishte i vështirë. Dimri me borë të madhe kishte ndërprerë
komunikacionin dhe vështirësuar së tepërmi edhe linjat telefonike. Për t’u
lidhur me Ujmishtin, duhej një pasdite e plotë në PTT Tiranë dhe koha e
vështirë nuk lejonte fare lidhjen e kërkuar. Qëndrimi im në Tiranë zgjati
shumë. Unë isha caktuar kryetar i komisionit. Anëtarët e komisionit ishin
tiranas e ata e merrnin punën pa nxitim. Dhe u deshën dy muaj, që të
përfundonte detyra. Dhe sapo mbaroi inventarizimi i plotë u ktheva në
Ekspeditë, pranë familjes. Më dukej se isha liruar edhe një herë tjetër nga
ushtria, sikurse kishte ndodhur në vitin 1967.

Erdhi fundi i vitit
1990

Studimi
gjeologjik ishte në përfundim të emisionit të tij. Por ende grykës së Drinit të
Zi dhe në shpatet e malit të Kaninës e të Skavicës, dëgjoheshin motorët e
sondave dhe kompresorët, që shponin malin në 24 orë. Në çdo vend studioheshin
shtresat dhe fortësia e malit. Studiohej çdo pëllëmbë e tij. Edhe galeritë
ishin në metrat e fundit. Ekspedita kishte mbushur qindra arka me gurë
kampioni, për çdo pjesë të malit, që do të analizoheshin në laboratorët e
Tiranës. Punëtorët e mësuar me atë ambient pune përjetonin dhimbje, se punës së
tyre 5-vjeçare në Ekspeditë, i kishte ardhur fundi. Kjo natyrisht i hidhëronte
shumë. Dhe brenda 2-3 muajsh gjithçka zbrazej e transpozohej në Tiranë, duke
marrë me vete një projekt 5-vjeçar. Mbase, në kohën e tanishme, që është mjaft
e ngarkuar me probleme  të mëdha
energjetike, hidrocentrali i Skavicës që shërben e si rezervuar për 3
hidrocentralet e tjerë, të Fierzës, Komanit dhe të Vau- Dejës, ai projekt mund
të vihet në jetë, andaj mund të bëhet ndonjë tentativë.