Basha: Rruga e Shqipërisë në Europë kalon nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Kushtet e Bundestagut, udhërrëfyesi i vetëm për Shqipërinë

295

Mesazhi i Bashës me të rinjtë: Rruga e Shqipërisë në Europë kalon nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Kushtet e Bundestagut, udhërrëfyesi i vetëm për Shqipërinë

Subvencionim 100% të tarifave të Bachelor dhe Master, për studentët që vijnë nga familje me më pak se 64 mijë lekë të ardhura në muaj. Subvencionim në masën 50% për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 64 mijë në lekë.

Ne do ta nisim planin tonë duke çliruar energjitë dhe financat e marra peng nga një grusht oligarkësh dhe klientë të kryeministrit aktual

Do ta nisim me anulimin e koncesioneve dhe PPP korruptive,- dhe paratë do të shkojnë për rritjen ekonomike, për nxitjen e punësimit dhe për arsimin

Qeveria dy ligje si shpallje lufte ndaj medias. Paketa ani-fjalë e lirë i duhet Ramës për të penguar daljen në dritë të korrupsionit dhe hajdutërisë

Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim: të manipulojnë, të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes ku e ka katandisur kjo qeverisje vendin.

Mirë se ju gjej të dashur të rinj dhe të reja,

Përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike,

I dashur doktor Berisha,

Më lejoni ta nis me një përshëndetje, mirëseardhje për miqtë tanë, për Florian …. mikun tonë që mbulon Shqipërinë dhe gjithë rajonin nga Berlini, për Natalinë përfaqësuesen e partisë tonë simotër, Kristian Demokratëve të Angela Merkel dhe po kështu për mikun tonë të shtrenjtë që na vjen për herë të dytë dhe që ka premtuar se do të vijë edhe për herë të tretë, në një Shqipëri ndryshe, në një Shqipëri të ndryshuar për shkak të pasionit, patriotizmit dhe europianizmit të rinisë demokrate dhe rinisë shqiptare, zv.sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Christian Kremer. Diku në mes është edhe Tobias Ruttershof drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, edhe mik i huaj, edhe mikpritës, edhe bashkëorganizator në emër të KAS të Tiranës. Faleminderit për të gjithë punën që jep Forumit Rinor dhe Partisë Demokratike.

Të dashur të rinj dhe të reja, të dashur zonja dhe zotërinj, kjo Akademi Politike po zhvillohet në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë. Tërmeti që goditi Shqipërinë me 26 Nëntor dhe mori 51 jetë njerëzish,  ka vënë në vështirësi mijëra familje, dhjetëra-mijëra bashkëqytetarë tanë, mijëra vogëlush, fëmijë dhe të rinj. Ka goditur rëndë ekonominë kombëtare, duke goditur rëndë ekonomitë e qytetarëve të rëndësishme të  qyteteve si Tirana, Durrësi e Lezha.

Kjo fatkeqësi tregoi nga njëra anë solidaritetin që karakterizon shqiptarët në raste të tilla, por po kështu nxori në pah fytyrën e fshehur lehtë pas makijazhit të propagandës të një shtetit kartoni, të rrëzuar kohë më parë, nga një tjetër termet, tërmeti i babëzisë, tërmeti i korrupsionit që ka penetruar  çdo qelizë nga nivelet më të ulëta deri në nivelin më të lartë.

Megjithatë fjalët e para dhe mirënjohja më e thellë është sot për solidaritetin e jashtëzakonshëm, për gatishmërinë për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë, njerëzve të goditur më rëndë nga kjo fatkeqësi. Shumë prej jush këtu në këtë sallë dua t’i falënderoj sepse kanë qenë në terren pranë njerëzve dhe sonte ndodhen këtu pranë kësaj Akademie Politike. Djemve dhe vajzave të FRPD, të rinisë shqiptare që punuan e po punojnë natë e ditë  për t’iu gjendur qytetareve në vështirësi të rinisë sonë, djemve dhe vajzave që u mobilizuan dhe punuan natë e ditë për t’iu gjendur pranë qytetareve që mbeten të pastrehë dhe pa bukë e pa shpresë.

Nuk kam fjalë për t’ju shprehur mirënjohjen, gjithsecilit prej jush, mirënjohje rinisë shqiptare që ka udhëhequr me shembullin e saj, e në veçanti FRPD. Jam krenarë për ju, ne demokratët jemi krenarë për ju, ne shqiptarët jemi krenarë për ju! Vazhdoni të bëni atë që bëni më mirë, të jeni pranë njerëzve në nevojë me shpirtin tuaj të sakrificës, me pasionin tuaj për të ndihmuar, me pathyeshmërinë e vlerave tona si demokratë.

Ky është një moment që konfirmon atë që kam besuar dhe besoj prej kohësh, se në Shqipëri ka tashmë një brez të ri, të  gatshëm për të marrë në dorë fatin e saj me përgjegjshmëri maksimale.

Detyra ime, detyra jonë është tu japim ju tu japim të rinjve mundësinë, tu krijojmë kushtet për këtë stafetë të përgjegjshmërisë por po kështu së bashku të punojmë për një Shqipëri që ofron një mundësi krejtësisht tjetër për arsim dhe punësim për rininë shqiptare.

Në turin e bashkëbisedimit me të rinjtë unë dëgjova shume ide, mendime e sugjerime të vlefshme nga ju në Tiranë, në Durrës, Krujë, Korçë, e kudo në Shqipëri. Të gjitha këto ide dhe mendime janë duke u përpunuar nga ekspertet e PD-së, njerëzit profesionistë për të sjellë para jush një program të plotë, të detajuar që reflekton nevojat për Shqipërinë e vërtetë dhe jo atë të propagandës dhe gënjeshtrave të përditshme e të përnatshme.

Disa piketa janë vendosur në programin tonë me ndihmën e çmuar të ekspertëve të CDU, që unë dua t’i ndaj me ju sot dhe që gjatë akademisë me kontributin tuaj do të mund t’i çojmë edhe me tej, jo vetëm në arsim por në të gjitha fushat.

Ne kemi nisur punën për një Ligj të ri për Arsimin e Lartë me kontributin e pedagogëve dhe studentëve.

Financimi në nivele rajonale dhe më pas europiane, autonomia, decentralizimi dhe bashkëqeverisja mes studentëve dhe të pedagogëve janë në themel të një ligji bashkëkohor për një ligj të ri për Arsimin e Lartë.  Parashikojmë një shtesë prej 75 milion dollarë në vit, në dispozicion për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor nga të cilat 38 milion dollarë do të shkojnë për të financuar tarifat e Bachelor dhe Master. Unë mbetem i vendosur që të çoj deri në fund përkushtimin që kam marrë një vit më parë para jush, subvencionim 100% të tarifave të Bachelor dhe Master, për studentët që vijnë nga familje me më pak se 64 mijë lekë të ardhura në muaj. Subvencionim në masën 50% për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 64 mijë në lekë.

Stazhe të paguara në masën 30 mijë lekë të reja në muaj, për 10 mijë studentë, çdo vit.

Do të fokusohemi tek orientimi i studentëve në degët për të cilat ka nevojë tregu i punës.

Fokus i veçantë tek teknologjia e informacionit, ekonomi dhe administrim biznesi, inxhinieri, mjekësi, agro dhe veterinari, turizëm etj.

Ne po punojmë që të kemi gati ashtu siç ju e keni kërkuar, një paketë lehtësirash financiare për bizneset që punësojnë të rinj dhe bizneset e themeluara nga të rinj.

Ne do ta nisim planin tonë duke çliruar energjitë dhe financat e marra peng nga një grusht oligarkësh dhe klientë të kryeministrit aktual, ne do ta nisim me anulimin e koncesioneve dhe PPP korruptive,- dhe paratë do të shkojnë për rritjen ekonomike, për nxitjen e punësimit dhe për arsimin

Ne do të bejmë gjithçka që tu krijojme mundesi te rinjëve të kenë mundësi të rrinë këtu, të kenë mundësi për punësim në Shqipëri dhe kushte për të ndërtuar jetën e tyre këtu me cilësi, vlera dhe standarde europiane.

Ashtu sikurse z.Kremer e preku pak më parë, në vend të zgjidhjes së problemeve që e mbajtën peng Shqipërinë, vetëm tre javë më parë dhe ndëshkuan padrejtësisht edhe Maqedoninë e Veriut,  kjo qeveri është e vendosur për të vazhduar kursin e përplasjes totale me vlerat që përbëjnë identitetin perëndimor të demokracive europiane. Nuk ka demokraci pa liri fjale. Nuk ka liri politike pa liri fjale. Kjo qeveri dhe ky kryeministër këtë të mërkurë do të paraqesin në Parlament dy projektligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme, asgjë nuk po ndodh në mënyrë të befasishme.

Për vite me radhë Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin e botëror të lirisë së medias. Vetëm vitin e kaluar, rënia është nga vendi 75 në 82 në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të botuar nga “Reporterët pa Kufij”.

Organizata prestigjioze botërore e gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka raportuar se Shqipëria gjatë vitit të kaluar një përkeqësim me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias duke u pozicionuar në vendin e 82-të, menjëherë pas Salvadorit, Butanit, Panamasë dhe Lezotos. Duket qartë që kjo qeveria  do të fshehë e maskojë dështimet dhe abuzimet e saj nëpërmjet pengimit të lirisë së fjalës dhe censurimit të mediave.

Ja pse i duhet e ashtëquajtura paketa “Antishpifje” por në fakt “Antifjalë e lirë”.  Sepse vetëm tre vitet e fundit Shqipëria ka pësuar rënie nga viti 2016 në vitin 2019 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International duke rënë nga vendi i 83-të në vendin e 91-të dhe pastaj në vendin e 99-të në këtë indesk.

Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit dhe hajdutërisë  masive qeveritare, që po shtohet në Shqipëri edhe në këto ditë të emergjencës civile.

Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 99-të, në të njëjtin nivel së bashku me Kolumbinë, Filipinet, Tajlandën dhe Tanzaninë.

Raporti i të “Bërit Biznes”, i Bankës Botërore, përkeqësim nga vendi i 63-të në në vitin 2019 në vendin 82 në raportin e vitit 2020. Keq-qeverisja e Edi Ramës e karakterizuar nga shtimi i korrupsionit, nga kriminalizimi, nga neglizhenca dhe paaftësia totale me çdo politikë të shpallur e të pashpallur, kanë bërë që gjatë vitit të fundit vendi ynë të bëj 19 vende prapa në raportin përvitshëm të “Të Bërit Biznes” të nxjerrë nga Banka Botërore. Mes 190 shteteve të marra në analizë raporti i fundit e nxjerr Shqipërinë në vendin e 82-të për sa i përketë lehtësimit të të bërit biznes dhe tërheqjes së investimeve të huaja, menjëherë pas Mongolisë dhe Kirgizstanit. Kjo qeveri sjell vetëm varfëri, papunësi dhe emigracion dhe kjo është e vërteta e hidhur që Edi Rama dhe qeveria e tij do të mbulojë dhe shtrembërojë nëpërmjet paketës ligjore kundër fjalës së lirë.

Niveli i konkurrueshmërisë globale sipas raportit të përvitshëm të Ëorld Economic Forum të Davosit.

Në vitin 2017-75; në vitin 2018—76; 2019—81; kjo rënie në pikiatë i nivelit të konkurrueshmërisë e cila shkon dorë më dorë me largimin e investimeve të huaja, mbylljen e vendeve të punës që godet më rëndë se këdo rininë e Shqipërisë, e në veçanti rininë e kualifikuar, rininë që del nga dyert e universitetit. Kjo rënie është edhe një nga arsyet më të forta për të goditur lirinë e fjalës dhe të mediave. Sepse është bërë pothuaj e pamundur që të fshihet, kamuflohet apo manipulohet realiteti i prapambetjes ekonomike së vendit tonë nën këtë qeverisje të korruptuar dhe të dështuar. Raporti Global i Konkurrencës sivjet e ka nxjerrë Shqipërinë në vendin e 81-të, menjëherë pas Xhamajkas, Trinidad Tobago si dhe Republikës Dominikane.

Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim: të manipulojnë, të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes ku e ka katandisur kjo qeverisje vendin.

Indeksi i demokracisë i përpunuar nga njësia e inteligjencës e revistës prestigjioze “The Economist”, e ka nxjerrë sivjet Shqipërinë, “Regjim hibrid” edhe pse po mbushen tre dekada nga regjimi i diktaturës komuniste dhe tranzicionit të një shoqërie të hapur pluraliste. Sipas këtij raporti “Regjim hibrid konsiderohet kategoria e tretë e renditjes, pas “Demokracisë së plotë”, “Demokracisë me probleme” dhe para kategorisë së katërt dhe të fundit të “Të regjimit autoritar”, apo diktaturës.

Kjo analizë tregon se klasifikimi i Shqipërisë si një “Regjimi hibrid”, ndodh për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive të proceseve zgjedhore, niveleve të larta të korrupsionit, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së një sistemi të pavarur të drejtësisë. Vlen të theksohet se treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë si dhe që media shqiptare karakterizohet vetëm si “pjesërisht e lirë”.

Të dashur të rinj, dhëmb shifra e tmerrshme që tregon se vetëm nga emigraconi, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona s’ka me mjek dhe infermier.

Prandaj në programin tonë ne parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të ndalim këtë katastrofë, të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhënë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.

Por, të dashur të rinj e të reja, nëse nuk arrijmë të sigurojmë votën e lirë, t’i japim fuqinë e vendimmarrjes dhe kontrollit, ndëshkimit dhe vlerësimit përmes votës qytetarëve, asnjëherë nuk do të mund të kemi një qeveri të përgjegjshme, që premtimet me të cilat merr votat, t’i bëjë realitet ose të largohet.

Prandaj, beteja jonë, beteja juaj, beteja e çdo shqiptari për votën e lirë është jetike për mirëqenien e qytetarëve, por dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Në kushtet e vendosura për Shqipërinë, garantimi votës së lirë është kryesori dhe kjo nuk mund te realizohet pa ndëshkuar politikanët që, në bashkpunim me krimin, blenë votat dhe shkatërruan proceset zgjedhore të 2016 dhe 2017-ës.

Ne kemi bërë propozimet tona, ne kemi ofruar bashkëpunimin tonë për reformën zgjedhore prej 4 muajsh, me një qëllim, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të parakohshme parlamentare dhe kushtetuese vendore në një ditë. .

Sot, në këtë ditë të përvjetorit të nëntë të lëvizjes së lirë është koha për të thënë qartë se ne kemi humbur shumë mundësi. Përveç miliardave, kjo qeveri i ka vjedhur popullit shqiptar 6 vite për të avancuar projektin tonë për Shqipërinë si Europa. Pranverën tjetër shpresojmë që një tjetër shans t’i jepet Shqipërisë. Deri ateherë, ne, Shqipëria, do të duhet të përmbushë detyrimet e saj. Kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Është dëshmuar tashmë se me propagandë dhe shoë nuk ua hedh dot liderëve europianë. Nuk  ia hedh dot as Angela Merkelit, as Makronit, as Komisionit Europian. Rruga drejt Europës nuk kalon nga mashtrim, as nga propaganda e përditshme, por kalon nga reformat e vërteta, nga serioziteti dhe përkushtimi europian.

Pranda, është urgjent të nisë puna sa më parë, pasi koha në dispozicion është e shkurtër për zbatimin e kushteve të Bundestagut, ku prova kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Unë kam bindjen se këtë borxh që ua kemi shqiptarëve, këtë borxh që ia kemi rinisë sonë të mrekullueshme, dp të dimë ta shlyejmë së bashku, duke ecur përpara në betejën që nap ret, betejën për fjalën e lirë, betejën për Shqipërinë Europiane, betejën për zgjedhje të ira e të ndershme, që patjetër dhe me çdo kusht, do t’i fitojë rinia europiane, Shqipëria europiane.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë rininë!