Bardhyl Berberi: Voskopoja, pa plan urbanistik

574
Sigal

 

Epitetin për
Voskopojën “një perlë” e pranojnë vetëm ata që e njohin Voskopojën.Vetëm 18 km
larg qytetit të Korçës në një lartësi gjeografike, e cila shkon nga 800 deri në
1650 m, me majën e Shullërit të Madh në perëndim, vetiu të çon tek një dimër i
gjatë me borë, tek pranverat e ndezura me blerim, tek vera e freskët me puhizat
që vijnë nga pyjet, me vjeshtën me petale piktorike prej ylberi, ndodhet kjo
perlë jo vetëm e njohur për natyrën dhe klimën e saj, por edhe për traditën
kulturën e të jetuarit njerëzit e shquar, të cilët i kanë dhënë Voskopojës
emrin e madh.

 

Voskopoja dikur

 

Sipas dokumenteve të
hershme fillimi i ndërtimit të Voskopojës ka filluar në shekullin XIV. Banesat
e para janë ngritur aty ku sot është rrënoja e kishës së Shën e Premtes.Për
emrin e Voskopojës ka disa hipoteza por teza më e besueshme është ajo “Voskopolis
“ që përkthehet “Qytet i barinjve “Por periudha e lulëzimit të plotë të
Voskopojës ka qenë shek XVIII e cila luhatet nga një popullsi nga 20 mijë banorë
deri në 40 mijë banorë. Voskopoja ka patur lidhje me shumë krahina dhe qytete përreth.
Nga Voskopoja zinin fill rrugët që lidhnin atë me Beratin, Durrësin dhe më pas
Vlorën,Voskopoja lidhte Korçën me Ohrin etj.

Voskopoja është një
nga qendrat më të zhvilluara e cila është përmendur në të gjitha analet
europiane nga shek 13 deri në shek e 18 për natyrën bukuritë,klimën e mrekullueshme.
Voskopoja ka patur akademi,bibliotekë,shtypshkronjë,spital urbanistikë të përsosur,
tregti të gjithanshme me Ballkanin dhe Evropën. Tre herë është djegur dhe
shkrumbuar Voskopoja thonë të moshuarit por ka mbijetuar. Këtu çdo gur, çdo shkëmb
çdo gërmadhë, rrezaton një histori. Në këtë qytet të lashtë mes malesh dhe
pishash shekullore,mbi një vegim qindra vjeçar të shpaloset e kaluara, një e
kaluar që çdo voskopojar ndjehet krenar pasi Voskopoja e tyre përmendet ne
historinë e shumë vendeve të Europës …Në Vjen dhe në Budapest gjen të vendosura
skulpturat e prodhuara nga duart e voskopojarëve. Vetëm një fakt i thjeshtë
luanët e vendosur në një nga urat më të mëdha të Budapestit janë luanët që kanë
qenë të vendosur në Voskopojën e hershme …Voskopoja është simbol i kulturës dhe
qytetërimit shqiptar.

 

Mes njerëzve të Voskopojës.

 

Pasi kemi lënë pas
Korçën jemi future në rrugën e Voskopojës diku e prishur dhe diku e asfaltuar
…Udhëtojmë në një rrugë zikzake në gjoksin e maleve. Pyjet e pishave shekullore
na shoqërojnë pothuajse gjatë gjithë rrugës, dhe  me burime të shumta dhe ujëra të kristalta. Vjeshta
është në ditët e fundit të saj dhe ka shtruar qilimin e larmishëm me të gjitha
llojet e gjetheve. Fryjnë erëra të freskëta  dhe sa më lart ngjitesh kthehen  në të ftohta 
por gjithsesi  t`i mbushin mushkëritë
gjithë ozon …Vargan i pafund veturash dhe autobusësh udhëtojnë drejt Voskopojës
aty sheh targa nga të gjitha rrethet e vendit veçanërisht nga Tirana, Korça, Elbasani,
Durrësi, Fieri, Shkodra, Lushnja  dhe një
numër i madh veturash nga vende të huaja me targa greke,italiane etj. Pas një
ngarkese të madhe mjetesh kemi ngritur në qendër të fshatit Voskopojë. Një
tabelë prezantuese dhe orientuese se çfarë mund të vizitosh në Voskopojë. Bisedojmë
me Voskopojarët për motin  për blegtorinë
për jetën e tyre që emigrantët voskopojarë e që janë kthyer nga Greqia apo
Italia ia u kanë gjallëruar familjet e tyre me nipat e mbesat që kanë ardhur të
çmallen me gjyshërit e tyre …Por edhe Voskopojarët kanë edhe ata halle. Në
fshat ka ndërtime kuturu  ka plot vila të
ndërtuar madje edhe nga shtetas grekë pa asnjë plan vendosje. Por që të futesh
tek zona e kishave dhe tek Akademia do të hasësh një rrugë gjithë gropa! Biznesmeni
Shero Pasha  thotë për gazetën “ Telegraf
“ se gjithçka e kemi ngritur me forcat tona pa asnjë ndihmë nga shteti të paktën
 kemi energji elektrike pasi fluksi i
pushuesve është shumë i madh të zhvillosh turizëm pa energji elektrike dhe pa
një rrugë normale turistët vendas dhe të huaj bëjnë një sakrificë sublime deri
sa mbërrijnë këtu Ndërkohë që Shero Pasha na thotë është vërtet për të ardhur
keq por ka gjithë këto vite që flitet dhe bëhen projekte të pafund dhe Voskopojës
t`i mungon një plan rregullues  dhe
studim urbanistik po bëhen ndërtime kaotike duke tjetërsuar troje. Ka shumë kërkesa
për ndërtime të reja por frenohen pikërisht nga mungesa e këtij plani
rregullues për fshatin dhe tërë zonën turistike. Sot komuna Voskopojë nga
2600   vetëm në  fshatin turistik Voskopojë ka  210 shtëpi 
me 1200 banorë. Në këto katër vitet e fundit janë ndërtuar 40 vila dhe
katër hotele private. Para disa kohësh Bashkimi Evropian I ka akorduar
Voskopojë një fond prej 35 mije euro për të ngritur një qendër informacioni
turizmi  ….Banorët merren me blegtori dhe
shumë pak me bujqësi. Të ardhurat e banorëve sigurohen kryesisht nga
emigracioni. Nuk gjeje asnjë shtëpi të Voskopojë e cila të mos kishte emigrantë

Në Voskopojë
zhvillohet turizmi kulturor duke vizituar objektet e trashëguara kishat,urat me
qemer portalin e kolonave të lashta apo “farë hedhësin e David Selenicës. Këtu
shikon të kuqen e afreskeve të Onufrit …E thënë troç Voskopoja i ngjan një “
Meke” të vogël turistike, turizëm shëtitës, shëtitje alpinistike nëpër pyjet e
pafund me pisha dhe turizmi i bardhë rrëshqitje me ski nëpër luadhet e shumta të
mbuluara me dëborë në stinën e dimrit. Këtu në Voskopojë ka në të gjitha ditët
e vitit  turizëm.

 

Çfarë mund të
vizitoni në Voskopojë ?

 

Një fshat i
sistemuar me vila të vjetra dhe shumë të reja me rrugë të kalldrëmta me çezma
dekorative dhe sofate. Këtu tek Luadhi i Skolive më 1730 ka qenë e ndërtuar
Shtypshkronja e parë në Ballkan dhe në tërë perandorinë osmane. Ecim më tutje
pranë kishës së Shën Janit ka qenë godina e Akademisë së Voskopojës e cila ka
patur një ndërtesë tre katëshe me 40 salla dhe dhoma mësimi pranë  saj ndodhej një jetimore dhe spitali. Bazilikat
e shumta janë thesaret e Voskopojës. 22 Kisha dhe një manastir me afreske, bazilike
piktura murale të pa përsëritshme të mjeshtërve të mëdhenj Zografit, Selenicasit,
Shpatarakut …24 këmbanat e Voskopojës me emrat e Kavaliotit, Baron Sinës,
Cekanit, janë të shkruara me germa të arta në historinë e Voskopojës …Tek zona
e quajtur  “Luadhi i Dhespotit” një shesh
i gjerë me pemë dhe luadhe dhe kroje  ku
dikur ishte tregu i madh i qytetit ku zhvilloheshin panaire nga gjithë Shqipëria
e Jugut, Maqedonia dhe Greqia. Furnizimi me ujë të pijshëm bëhej nga disa ujësjellës.
Vaigandi që ka vizituar Voskopojën në vitin 1899 ka shkruar, se vetëm në luginën
jugperëndimore Voskopoja ka patur 4 ujësjellës me tuba qeramike prej të cilëve
dy vazhdonin të ishin në përdorim. Të moshuarit thonë nëpërmjet gojëdhënave të
trashëguara, se kanë funksionuar në Voskopojë 25 mullinj. Përveç mullinjve ka
patur edhe dërstile që prodhonte dhe argaste shajakun pasi përpunimi i rrobave
të leshta ishte një nga mjeshtëritë e njohura të Voskopojarëve.

Edhe pse shumë
vepra artistike janë zhdukur nga shkatërrimet e njëpasnjëshme përgjatë tre
shekujsh dhe një pjesë janë grabitur gjatë Luftës së Parë Botërore prej ushtrisë
franceze, fatmirësisht një pjesë të këtyre thesareve që janë ende këtu në Voskopojë
mund të vizitosh edhe sot

– Pjesë nga kisha e
Shën e Premtes, e cila është pjesërisht e rrënuar;

– Kishën e Shën Mërisë
 që është edhe kisha më e vjetër dhe më e
madhe;

– Manastiri i Shën
Prodhomit ku ndodhet kulla e këmbanares, e ndërtuar në vitin 1632;

– Kisha e Shën
Kollit;

– Kisha e Shën Mëhillit;

– Kisha e Shën
Thanasit;

– Kisha e Shën
Ilias;

– Ura e Shën e
Premtes;

– Ura e Kovaçit, të
cilat për vlerat unikale janë shpallur Monumente Kulture.

 

Turizmi

 

Në Voskopojë mund të
gjeni hotele bashkëkohore me dhoma dyshe dhe banja si dhe ujë 24 orë. Çmimet
variojnë nga 200 deri në 300 lek dhoma. Ka dhoma të veçanta për fëmijë si dhe
vila familjarë me oxhak karakteristik në dhomë. Ka një kuzhinë me gatime
tradicionale. Mishi i pjekur në hell është një nga specialitetet e veçanta. Aty
gjen fusha mini futbolli dhe kënd lojërash për fëmijë si dhe fusha tenisi dhe
parking të garantuar të mjeteve. Në stinën e dimrit panorama në Voskopojë bëhet
akoma më fantastike me një ngrohje me oxhak me dru zjarri..Kështu në Voskopojë
përveç turizmit kulturor me kishat e bazilikat me mozaikë të vjetër,ke edhe
turizmin shëtitës alpin  nëpër majat e
larta si dhe turizmin e bardhë me ski.