Zyrtarja amerikane, Nuland sot viziton Shqipërinë

417
Sigal

Zëvendëssekretarja amerikane për Europën dhe Euroazinë, Victoria Nuland do të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë. Lajmi për vizitën e saj është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Mësohet se, në kuadër të kësaj vizite Nuland do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe partive kryesore politike në Shqipëri, ndërkohë që, në qendër të takimeve do të jenë çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian. Vizita e saj në vendin tonë do të bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë. Nuland do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit Ndalesa e parë ishte dje në Kroaci ku merr pjesë në Forumin e 9-të vjetorit të Kroacisë, ku mbajti një fjalim edhe mbi Ballkanin perëndimor. Nuland u takua me qeveritarë kroatë dhe liderë të rajonit që ishin në konferencën për sigurinë rajonale e energjinë. Në kuadër të takimeve, përfshihen vizita në Maqedoni, Serbi, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe. Në 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive. Zyrtarja e DASH, Nuland më pas do të vijojë vizitën në Londër, për t’u takuar me zyrtarët e lartë të qeverisë britanike ku do të diskutojë për çështjet globale dhe përgatitjet për Samitin e NATO, për ngjarjet e fundit në Ukrainë.