Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, Presidenti Thaçi dekreton ligjet

525
Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot tri ligjet që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në prani të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama dhe të ushtarëve të FSK-së Thaçi dekretoi tri ligjet, atë të Ministrisë së Mbrojtjes, ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në FSK.

Presidenti uroi të gjithë qytetarët për transformimin e FSK-së dhe falënderoi mbështetësit si SHBA dhe të gjitha shtetet tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës, me dekretimin e ligjeve.

“Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit… Edhe njëherë urime Ushtria juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë”, tha presidenti.

Tre ligjet janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të dytë më 14 dhjetor në 2018.