Zyrtari i DASH mbërrin në zyrën e Ramës, mesazhet që do japë për zgjidhjen e krizës

587
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, nis takimet zyrtare në Tiranë, në kuadër të turit të tij Ballkanik, ndërsa pritet që ai të bëjë përpjekjen e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.
Ende mbetet e paqartë nëse zv.ndihmësekretari amerikan i Shtetit do të ketë një ofertë konkrete për dy liderët politikë, por pritshmëritë për këto takime janë të larta.

Sipas burimeve, pas takimit me Ramën Yee do të kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Parlamentit dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta. Ajo që bie në sy në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan është takimi që pritet të zhvillojë me një grup deputetësh demokratë, kritikë të kreut të PD-së, Basha, siç është bërë e ditur ajo me Majlinda Bregun, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

Pak para zhvillimit të kësaj vizite në vendin tonë, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Hoyt Brian Yee shprehet se qytetarët i japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është Parlamenti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas një artikulli të botuar në portalin European Western Balkans.
Sigal