Zyrtari i BE takohet me palët politike në Tiranë: S’ka shpresë për dialog!

164

 

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson dje u takua me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Zyrtari i Brukselit, ka zhvilluar një takim edhe me kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Markun dhe me ambasadorët e tjerë në vendin tonë. Danielsson takoi edhe liderin e opozitës Lulzim Basha dhe në përfundim të takimit me të tha se nuk pa shenja dialogu. Christian Danielsson vjen në Tiranë në një kohë kur situata politike në vend nuk është e qetë. Opozita, e cila ka djegur edhe mandatet, nga njëra anë kërkon rrëzimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme qendrore. Ndërkohë që thekson se do të vijojnë me protestat kundër qeverisë, kur e radhës është caktuar më 16 mars.