Zyrtari i Austrisë në Tiranë: Vendet e BE, me sytë nga zgjedhjet e 2017

425
Sigal

Austria premton se do të jetë në krah të Shqipërisë në dhjetor për të bindur partnerët për një qëndrim pozitiv për çeljen e negociatave për integrimin në BE.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Austrisë, z. Michael Linhart njoftoi votën pozitive të shtetit që ai përfaqëson, po kjo varet nga hapat që do të ndërmarrë Shqipëria

Përshpejtimi i zbatimit të reformës në drejtësi por dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ardhshme sipas standardeve.

Linhart: “Austria është një partner i fortë për Shqipërinë. Është e rëndësishme të theksohet se gjithçka varet nga Shqipëria dhe është shumë e rëndësishme të përshpejtohet me zbatimin e reformës në drejtësi. Austria premton se do të jetë në krah të Shqipërisë për të bindur partnerët për një qëndrim pozitiv për negociatat.

Ne do të jemi në favor të hapjes së negociatave por duhet të presim konkluzionet e këshillit në lidhje me këtë por do mundohemi të bindim partnerët tanë për të mbajtur një qëndrim pozitiv. Sa më shpejt të nisin këto negociata aq më mirë është. Ky vit na çon edhe drejt zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do përmbushin standardet e duhura nuk mendoj se do ta pengojnë këtë rrugë të Shqipërisë

A ka ndonjë vend që ka shprehur rezerva?
Gjosha u përgjigj: Do rikujtoj se ky është një proces. Ai vjen me një kusht që ia kemi vendosur vetes tonë për implementimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit të veytingut, shpresoj që dhjetori të gjithë vendet anëtare ta shikojnë me një sy pozitiv.