Zyrtarët që mbrojtën me mesazhe imazhin e Ramës në emisionin italian

548
Sigal

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Porta a Porta’ të Bruno Vespas në RAI.

Emisioni është shoqëruar me komente dhe pyetje të shumta të qytetarëve të ndryshëm lidhur me Kreun e Qeverisë shqiptare.

Rama, sikundër u shpreh para emisionit, është munduar të rregullojë atë që e quan cënim të imazhit të Shqipërisë nga protestat popullore, që i cilëson si protesta të aktorëve të opozitës brenda pallatit.

Në tërësi komentet ndaj kryeministrit kanë qenë negative, dhe si për të balancuar këtë, duket se është angazhuar makineria shtetërore.

Ajo që mund të thuhet është se pati komente nga më ekstremet, ato që dërgoheshin nga qytetarë të lirë, që shprehnin mendimin e tyre, si dhe ato të komanduara nga funksioni dhe posti, apo “zyrat e kurimit” të imazhit, kryesisht të instaluara në qendër të Tiranës.

Me dhjetra zyrtarë të administratës shtetërore, funksionarë dhe zyrtarë të PS-së, me urdhër ose si detyrim partiak, kanë nisur të komentojnë pro Ramës, që ndoshta në sytë e tyre është “lideri global”.

Një pjesë të komenteve janë siguruar nga Boldneës, ku mund të duken qartazi, se komentuesit pro, janë funksionarë, madje edhe të Ministrisë së Brendshme, institucioni ndoshta më i atakuar në vitet e fundit për shkak të kanabizimit, luftës ndaj krimit dhe strategjisë për të helmuar, së fundmi, qytetarët që protestojnë, por që në sytë e Ramës dhe të Rilindjes janë “aktorë”.

Disa prej komenteve të qytetarëve ndaj Ramës

“Zoti Vespa, mund t’i kërkoni kryeministrit Rama si ka mundësi që drejton administratën më luksoze të Evropës,me nafën më të shtrenjtë,e njëkohësisht ujin dhe energjinë më të shtrenjtë (të mos llogarisim korrupsionin)”

“Mirëmbrëma zoti Vespa. Më vjen keq që keni ftuar në programin tuaj njeriun më të urryer nga shqiptarët. Edi Rama është Totto Rina i Shqipërisë”.

“Ai është mjeshtri i mashtrimit. Vendi ynë në mjerim total”

“Bruno. Një pyetje kam për kryeministrin: Pse populli i tij është më i varfri ndër të tjerët?”

“Lideri botëror po shkon në itali t’u shpjegojë italianëve pse shqiptarët s’kanë arsye të protestojnë…!”

“Bruno, mos e dëgjo. Ai po e zvarrit vendin në kaos. Banorët s’munden më, janë të dëshpëruar, vendi është kanabizuar”.

“Mirëmbrëma z.Vespa. nëse mundesh, pyete Ramën pse solli në parlament vrasës,kodoshë prostitucioni dhe përdhunues?”

“Bruno Vespa, mos e njollos “porta a porta” me Edi Ramën, sepse është një mashtrues. Ku është rritur ekonomia shqiptare? Thjesht mijëra shqiptarë po arratisen në itali dhe qëkur ai ka ardhur në pushtet, Shqipëria është shndërruar në vendin e parë që “eksporton” drogë…”

“Qeveria e Ramës është e vetmja që s’ka bërë asnjë përparim në procesin e integrimt evropian. Pse vallë? Si e shpjegon kryeministri ynë?”

“Më falni nuk flas italisht jam jorgo! Salvini rriti dënimet për trafikantët ! Ka mundësi ta futni në burg këtë kokë të krimit???!!! Aman, do ju shpallin hero ju italianët! Faleminderit”

“Përshëndetje Bruno! E di si do e quajnë shqiptarët programin tënd tani? “Pordha a Podha”. Rama është koka i Oktapodit, është bosi i bosave. E gjithë malavita në Shqipëri ka një emër, emrin e mikut tënd Rama që të ka paguar mirë”.

“1-Pse Rama shkarkoi 2 ministra të tij të brendshëm, për lidhje me narkotrafikantët? 2- A janë të vërteta akuzat e një gazetari, lidhur me jostabilitetin e tij mendor, edhe pse ai gazetar sot punon për të?”