ZYRTARE/ Ja kush është kandidati i parë për kryeprokuror. Emri

606
Kuvendi i Shqipërisë ka deklaruar se është regjistruar edhe kandidati i parë për kryeprokuror të përkohshëm të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për kryetarin e Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi. Ai është regjistruar zyrtarisht si kandidat për ti zënë vendin përkohësisht Adriatik Llallës.
Por kush është Ferdinand Elezi…
Ky i fundit që është sponsorizuar nga segmete të caktuara politike, për të qenë Kryeprokurori i përkohshëm i akuzës.
Ferdinand Elezi e ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij.
Vetë prokurori Elezi nuk e ka fshehur simpatinë e tij për të qenë në krye të prokurorisë, pasi plotëson disa nga kriteret që parashikon dhe ligji.
Vetëm pak ditë më parë, mediat kanë shkruar se Elezi është një sponsorizim i fortë i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe kreut të OSHEE-së, Ardian Çela.
Siç edhe shkruhej në media, emri i Ferdinand Elezit është lënë në tavolinën e Edi Ramës pikërisht nga Dako, i cili është duke lobuar fuqishëm që mazhoranca socialiste të votojë atë si kryeprokuror të ri të përkohshëm.
Por pse kërkon Vangjush Dako që Ferdinand Elezi të bëhet kryeprokuror i ri edhe pse i përkohshëm. Ndaj kryebashkiakut të Durrësit është një hetim në vazhdim për lidhje të tij me një bandë kriminale në qytetin bregdetar, që i janë bërë favore në këmbim të mbledhjes së votës në zgjedhjet e qershorit 2017.
Përgjimet ndaj Vangjush Dakos janë bërë nga misioni EULEX në Kosovë dhe dosja më pas është hapur edhe në Shqipëri. Me vendosjen e Elezit në postin e kryeprokurorit edhe dosja ndaj Vangjush Dakos do të kalojë në kalendad greke.
Sigal