Zyrtar i DASH/ Matthew Palmer, takim 100 minuta kokë më kokë me Ramën për rikthimin e stabilitetit politik në Ballkan

402
Sigal

Në kulmin e krizës politike Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjellin në Tiranë zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer. Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan. Në orën 16:00 zyrtari i lartë amerikan është pritur nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri. Takimi ka zgjatur rreth 100 minuta. Ndërkaq, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas takimit me zyrtarin e DASH.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi evropian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”, shkruan Rama në Tëitter.

Ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës. Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë.