Zvicra: Zgjedhjet i vendosin shqiptarët, jo ambasadorët

480
Sigal

Ambasadori zviceran: Për zgjedhjet vendosin vetë shqiptarët dhe jo ambasadorët

Ambasadori zviceran në vendin tonë, Adrian Maitre, u shpreh se, nëse do të ketë ose jo zgjedhje në 30 qershor, ketë do ta vendosin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare. Nga Shkodra,ambasadori zviceran, Maitre ka bërë thirrje për dialog mes palëve politike në vend, të cilët i ka këshilluar ta dëgjojnë njeri tjetrin dhe të bien dakord për gjera të përbashkëta. “Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është të jesh i gatshëm për dialog. Një fakt i suksesit të Zvicrës është dialogu mes politikaneve. Duhet ta dëgjojmë njeri tjetrin, dhe të biem dakord për gjërat e përbashkëta”, deklaroi ambasadori zviceran Adrian Maitre.