Zv/ministrja pranon gabimin me ligjin e ri

465
Zv/ministrja e Kulturës, Valbona Shujaku, pranoi se ligji për artin dhe kulturën ka pasur gabime nga ana e Ministrisë së Kulturës. “Ligji për artin dhe kulturën, besoj se është një keqkuptim. Besoj është për gabim të Ministrisë së Kulturës. Kemi bërë një gabim gjatë hapave. Ideja është për të bërë disa ndryshime në ligj të bëra nga juristët që nuk janë as artistë dhe as aktorë. As unë nuk e kam pasur të qartë. E pranoj. Janë disa gjëra që janë keqkuptuar në shprehje kur flitet për institucionet e varësisë. Këtu është gabimi ynë për të mos u krijuar ky keqkuptim”, tha numri dy i Ministrisë së Kulturës.
Sigal