Zv/ministrja Gjebrea: Mundësia për azil në Gjermani nuk ekziston

417
Gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Kakavijës, zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea u kërkoi qytetarëve të mos marrin hapa të gabuar, pasi masat e kontrollit janë shtuar dhe do të përballen me penalitete më të forta. Mundësia për azil nuk ekziston, kjo është bërë e qartë. Tashmë janë një grup që janë riatdhesuar. Do të ketë penalitete më të forta. , janë shtuar masat e kontrollit. Të gjitha strukturat e policisë të angazhuara.”- deklaroi Gjebrea. Ndërkohë zv/ministrja bëri të ditur se disa raste të agjencive turistike që kanë abuzuar me çështjen e azilkërkuesve janë referuar në prokurori.
Sigal