Zv.kryeministrja e PD jep alarmin: Qytetet ku njerëz të armatosur po lëvizin me makina pa targa

461
Zv.kryeministrja teknike nga radhët e PD, Ledina Mandija e ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka folur për incidentet e ndodhura në disa qytete, duke shtuar se do të merren masa për të gjithë personat e përfshirë.
Duke folur për një koordinim të mirë mes institucioneve, Mandija ka folur edhe për disa raste të proceduara e të kallëzuara në Prokurori për shitblerje votash.
“Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa edhe me armatime brenda, të përfshirë në shitblerjen e votës”,- tha Mandija.
Ajo përmendi se raste të tilla ka pasur në qytete si: Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo vetë Shkodra.
“Në orën 17:00 do kemi një mbledhje ku do të ketë raportime për incidentet nga policia”,- sqaroi ajo ndër të tjera.
Sigal