Zv.ambasadori i SHBA: Biznesmenët u larguan nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri

595
Zëvendësambasadori amerikan në Tiranë David Muniz deklaroi sot se problemet me sistemin e drejtësisë janë pengesë kryesore për investimet e huaja në Shqipëri. Ai tregoi rast konkret se si dy kompani amerikane vendosën të largoheshin nga Shqipëria, kur u përballën me vendime gjyqësore të padrejta.
“Vitin e kaluar ne kemi biseduar me disa kompani që do të investonin 250 milionë dollarë, por këto kompani vendosën të investojnë tjetërkund, për shkak të frikës se nuk do të kishin një gjykim të drejtë në gjykatat shqiptare. Që situata të marrë fund, investitorët e huaj bashkë me përfaqësitë diplomatike mbështetën pa rezerva Refomën në Drejtësi.Por, kur reforma është në kapitullin e fundit të saj, kur deri tani nuk është bërë asnjë votim i neneve dhe kur Partia Demokratike ka draftin e saj, që kërkon thjeshtësimin e arkitekturës së sistemit, amerikanët kanë një mesazh për të dhënë. Parlamenti është në kohën e duhur për ta miratuar refomën. Nëse ka negociata që duhen zhvilluar në mënyrë që drafti përfundimtar të votohet, është shumë vonë që të bëhen ndryshime thelbësore për pjesë të rëndësishme të reformës. Le të ecim përpara dhe t’i japim fund. Nuk ka më kohë për vonesa dhe argumente të pafundme”, tha David Muniz.
Sigal