“Zullumet i hodhën në krahët e brishta të LSI”, Kryemadhi sulmon Ramën dhe tregon sfidat

109
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në nisje të mbledhjes së komitetit drejtues të LSI foli për një mision të “pamundur” që LSI-ja premton ta bëjë të mundur duke qenë në opozitë me keqqeverisjen dhe krimin e organizuar, që sipas saj, po kap policinë dhe po shtrin duart drejt drejtësisë.
“Ka pasur njerëz që zullumet e tyre ia kanë hedhur shpatullave të brishta të LSI. Kjo na ka pozicionuar në opozitë. Ne morëm një vendim shumë të drejtë për të krijuar një vizion të ri, një përqasje të re”,- tha ajo.